Kërkesa e çuditshme e futbollistit për Guardiolën: Të jap fanellën, më jep xhupin firmato!

January 25, 2018 12:56

Kërkesa e çuditshme e futbollistit për Guardiolën: Të jap fanellën, më jep xhupin firmato!

 

Manchester City shkoi në finalen e “Carabao Cup”, pas eliminimit të Bristol City.

Por, ana “anekdotike” e kësaj ndeshjeje nuk mbaroi.

Aden Flint, lojtar i Bristol City, shkoi te Pep Guardiola për t’i propozuar një ndryshim: të jepte fanellën e tij për xhaketën (xhupin) firmato të trajnerit katalanas.

Pas një buzëqeshje të vogël dhe një komenti të shkurtër, Guardiola e refuzoi kërkesën e Flint.

Lojtari vetë i është referuar kësaj situate në rrjetet sociale, pas ndeshjes mes Manchester City dhe Bristol City. “Pyeta Pep me vrull për të shkëmbyer xhaketën “Stone island jacket” me fanellën time. Ai nuk pranoi”, – shkruan në statusin e tij Aden Flint.

January 25, 2018 12:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*