Rasti “Vëngu” në MPJ, Brokaj: Kam simpati për Bushatin, por është skandaloze

October 21, 2015 13:04

Rasti “Vëngu” në MPJ, Brokaj: Kam simpati për Bushatin, por është skandaloze

Sabit Brokaj, ish-ministër socialist dhe deputet disa herë, e cilëson skandal rastin e shefit të kabinetit të ministrit Ditmir Bushati

Brokaj thotë se pozicioni i zyrtarit në fjalë lidhet me sigurinë kombëtare.

“Për konceptim që kam unë mbi shtetin dhe nga përvoja ime si ministër, është një skandal, e thënë shqip”, thekson ai.

Shefi i kabinetit-vijon Brokaj- është në epiqendër të zhvillimeve të ministrisë, pasi tek ai vjen informacioni.

“Ky pozicion, duke u nisur nga Ministria e Jashtme, përbën element të sigurisë kombëtare, me po të njëjtën rëndësi sigurie siç është Ministria e Mbrojtjes apo Shërbimi Informativ Shtetëror. Nga ana tjetër, ai është njeriu më konfident i ministrit dhe unë nuk e di nëse ministri e ka parë te ky person këtë element, sepse asgjë tjetër nuk ka parë dhe mua më vjen keq për këtë fakt, pasi kam simpati për ministrin e Jashtëm, zotin Bushati, por kjo është më shumë skandaloze”, deklaron ai për “Panorama”.

Ai shton se është e habitshme se si ka ndodhur ky emërim, kur Ministria e Jashtme është një nga institucionet më me rëndësi për sigurinë kombëtare. /Dita/

 

October 21, 2015 13:04
Komento

8 Komente

  1. Bariu October 22, 08:30

    Po sikur te jet ne te kundert,spiun ne favor te shqiprise,cfar mundet te thoni?
    Jo pak kosovare ne shqipri qe iqeshin si shqiptare ishin spiune te udb se?
    Nje i tille esht sot e ksaj dite keshilltar i kryeministrit sepse ka pas nenshtetesi serbe?
    Esht totalisht e pa pranueshme qe te jet nje nenshtetas i huaj e te jesh ne digaster qeveritar!
    Qofte edhe me nenshtetsi te dyfishte si ajo amerikane e shqiptare?

    Reply to this comment
  2. Bariu October 22, 08:43

    Ne pd ka antare te ksaj partie qe kan nenshtetsi te dyfishte si ajo amerikane e shqiptare,greke e shqiptare nje e njoh personalisht e esht antare ksaj partie,mirpo nga anojn interesat ne ato te shtetit grek apo shqiptar ne ato amerikane apo ato shqiptare?
    Perpara antarsimit ne parti duhet pare ne se ka nenshtetsi te huaj,e per ke punojn interesat per pd apo per demokracin e re greke apo per ate republikane apo demokrate amerikane!
    Ne rast nenshtetsi e dyfishte atehere perjashtohet automatikisht nga partia e ciles do partie qofte shqiptare te pakten duhet te ket ligj per ket pune e jo ne qeveri e punon per interesa te tjeter shteti?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 October 22, 11:12

      o bari
      partia dhe shteti janë të ndryshme!!
      nuk jemi para ’90ës.atëherë parti e shtet ishin një sot partisë sja pjerdh kush!!
      personat me nështetësi të shteteve fqinjë nuk duhen pranuar!!historikisht dhe akoma sot,të të rë këto shtete kanë pretendime teritoriale ndaj shqipërisë dhe anasjelltas!kështu që nuk mund të punësosh në vënde të tilla delikate njerëz me këto nënshtetësi!!kemi një fakt të thjeshtë!!personi në fjalë ka dy nënshtetësi!duhet të kryejë shërbimin ushtarak në dy vënde(normalisht duhet ta kryej vetëm në njërin)!ky person duhet të betohet se do të zbatojë kushtetutën dhe mbrojë integritetin teritoril të vëndit!!
      në rastin tonë!? të kujt duhet të mbrojë gy tipi??
      të greqisë nga “shovinizmi shqiptaro çam” apo të shqipërisë nga shovinizmi greko vorioepiriot??
      pak më shumë llogjikë o bari,jo për gjë po të mbeten dhitë shkrepave!!

      Reply to this comment
  3. shpatar October 22, 09:41

    Mbeshtetuni tek thenia e popullit :Kur digjesh nga qulli (Sali )i fryni dhe kosit .Sipas Brokaj asnje me dy nenshtetesi nuk duhet te emerohet ne administraten shteterore .E drejta e tij mbeshtetet me Kushtetute .Brokaj harron se kete Kushtetute e kane miratuar ata vete .Ndryshoni Kushtetuten dhe beheni sic e ka Turqia .Cilet lejohen duke pare 7 breza dhe kush nuk lejohet te hyjne ne administraten shteterore nga kombesite e tjera .Kjo do te stabilizoje mjafte ceshtje kaotike qe egzistojne qysh nga demokratizimi i vendit .

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 October 22, 11:04

    ça osh kjo që thotë zabiti??
    kjo është shkelje e të drejtave të minoriteteve!!
    merrni shëmbull nga grekët!!
    të gjithë me ministra e kryeministra e presidentë janë arvanitas!
    ata asqë mërziten fare për këtë punë bile na dun aq shumë sa janë gati të marrin dhe gjysmën e shqipërisë!!
    eh një herë e një kohë dhe brekët po ti kishe të huaja nuk kishe të drejtë të punoje në vënde të tilla,e jo më të ise gërk muti!!

    Reply to this comment
  5. katarakti October 22, 11:43

    Ky djali duhet te zgjedhe: ose neshtetesine greke, ose postin ne MPJ. Dhe Kuvendi i Shqiperise duhet te nxjerre nje urgjentisht ligj ku te ndalohet punesimi ne poste me rendesi i personave me dy nenshtetesi ose me leje qendrimi ne nje vend te huaj. Ne kemi pasur ambasador shqiptar ne Paris me nenshtetesi franceze! As hani nuk administrohet keshtu, jo me nje shtet.

    Reply to this comment
  6. fati October 22, 15:27

    ME KERKON USHTAR GREQIA

    Ce se jam nga Shqiperia
    Me kerkon ushtar Greqia
    Do qeth koken,do ngjesh pusheken
    Per Elladhe do te mar rrugen

    I thoni Bujar Nishanit
    Me thiri zeri vatanit
    Por i thoni dhe Ditmirit
    Do shkoj ushtar i Epirit

    Fjalen nuk do ta bej di
    Do dhjes mu ne ministri
    Ah, Bushati cmu trazua
    Se do rije ca kohe pa mua

    Nene do te ngjesh dyfekun
    Jo per vete por per grekun
    Mirupafshim meme Lenua
    Me kerkon ushtar Kamenua

    Me kerkon ministri grek
    Sepse jam trim i vertete
    Ne shenjester do mbaj syte
    Per atdheun tim te dyte

    Do nderoj veten e fshatin
    Natyrisht edhe Bushatin
    Se cfare thone sme prishet gjiza
    Mua te me rroje ”Syriza”

    Me do soj e sorollopi
    Me do shume Pavllo Prokopi
    Vet presidenti Prokop
    Me tha tu befte pushka top

    Gjithe armiqte rreth e qark
    Do ti ze si minj ne cark
    Zot i grekut, zot i pushkes
    Spyes nga ligji i luftes

    Po si doli hasmit lengu
    Mos me thencin Piro Vengu
    Qe nga floku gjer ne thua
    Do mburet NATUA me mua

    Eh,sa me gezoi kjo thirje
    Do jem Piro edhe ”qirje”
    Qe nga Janina ne Kret
    Do te jem si trim me flet

    Mirupafshim meme Lenua
    Me kerkon ushtar Kamenua
    Ne u vrafsha per vatanin
    Si kujtim te le gjerdanin

    Mer gjerdanin si zinxhire
    Coja Ditmirit ne zyre
    Edhe i thuaj ministrit
    Mos me heqi prej regjistrit

    SHyqyr qe me erdhi dita
    Te nisem ushtar tek Cipra
    Nene moj do te marr rrugen
    Gjetke kam zemren, gjetke ha buke

    Reply to this comment
  7. rudi October 22, 15:43

    Po dhe luludhi ka pashaporte hollandeze kjo nuk te bie ne sy o doktor broka?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*