Kërkesa e presidentit: Ju lutem mos shisni ndeshjet

August 16, 2016 09:37

Kërkesa e presidentit: Ju lutem mos shisni ndeshjet

Një porosi e vecantë për Korabin.

Klubi dibran ka bërë një merkato të denjë për një skuadër që i duhet të provojë forcat mes më të mirëve të futbollit shqiptar, sigurisht edhe falë mbështetjes financiare të dy biznesmenëve dibranë që jetojnë në Amerikë Selim Rusi dhe Naim Agolli.

Presidenti i klubit Turhan Rusi, i cili është i ati i njërit prej dy biznesmënëve në fjalë, gjatë një takimi në shtëpinë e tij me drejtues të klubit, duket i sigurt se me mbështetjen e duhur financiare, Korabi do të jetë një kërcënim real për klubet e tjera të Kategorisë Superiore, por me një porosi të vecantë.

“Do të keni mbështetjen tonë maksimale. Do ta bëjmë Korabin që të trishtohen klubet e tjera të Shqipërisë. Vetëm me një lutje, ju lutem kini kujdes, pasi djali është shumë i ndjeshëm në blerjen e lojtarëve. Prandaj mos shisni ndeshjet, nuk ka rëndësi shumë, por për një mijë apo 2 mijë dollarë nuk duhet të bëhemi pis”.

Ka qenë kjo porosia e Presidentit të Korabit në takimin ku zyrtarë të klubit i dorëzuan disa dhurata simbolike Në takim ishin prezentë dhe drjetues të Bashkisë Dibër, të cilëve nga ana e Presidentit iu është kërkuar të nisin sa më shpejt ndërtimin e stadiumit të Peshkopisë në mënyrë që të plotësohen kushtet e licencimit, ndërkohë që në merkato po punohet për afrimin e dy sulmuesve cilësorë./SuperSport

August 16, 2016 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*