Kërkesa e Prokurorisë, Alibeaj në Kuvend: Pse duhet arrestuar Tahiri

October 25, 2017 10:50

Kërkesa e Prokurorisë, Alibeaj në Kuvend: Pse duhet arrestuar Tahiri

 

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka lexuar përfundimet e raportit të opozitës në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, në thelb të të cilit qëndron miratimi i kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Alibeaj kërkoi nga Parlamenti miratimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Sipas deputetit të PD, Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt.

“Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë.  Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Habilajt dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale.

Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indo edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.

Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge.

Kuvendi nuk kompetenca të vlerësojë provat apo besueshmërinë. Kuvendi ka detyrë që deputeti të sigurojnë që të mos jetë peng i veprimtarisë si parlamentar. Nga analiza e prokurorisë konstatohet se kërkesa tregon kushtet ligjore për arrestin. Janë trafikuar rreth 4 ton kanabis në Vlorë në banesën e Kocerrit, përgjimet nga Italia, 1800 fletë ku rezulton përfshirja e Tahirit, ku përfshirë marrjen e shpërblimeve të paligjshme.

Ekziston rreziku për prishjen e provave nga Tahiri. Masat e tjera të sigurimit janë të papërshtatshme. Prokuroria tregon se cdo masë tjetër përveç arrestit është e papërshtatshme, pasi përbën rrezik. Prokuroria tregon se përmbushen edhe kushtet për kontrollin e banesës dhe të Tahirit, pasi në banesë mund të fshihen prova ose sende që i përkasin veprës penale”, deklaroi ai

October 25, 2017 10:50
Komento

3 Komente

  1. vasili October 25, 11:41

    Qysh ne kohen e likes,kur ishte kryekuvar i fjales,ndragheta e kulles se erret,po i intesifikon lehjet e terbuara,me qellimin e qarte,qe te sabotohet vetingu,ku e ndjejne rroten e kokes se tyre,nen saterin e gijotines se tij.
    Nder te paret qe do te detyrohet te zgjase qafen,nen tehun e saj,eshte dhe ky katundari nga fshatrat e Kavajes,ku aty pajisi me para dhe placka te grabitura,vec krimeve si karnaval min.drejtesie i ndraghetes,ku u pasua nga katundari tjeter… halim-spurdhjaku.
    Dhe shoku Lu,harron te permende familjen me te madhe mafioze shqiptare,me maske politike institucionale.

    Reply to this comment
  2. Genti October 25, 14:47

    Ti mor qelbesire bashke me Sal Like halene dhe Lul Mona Wc duhet te shkoni te paret ne burg. Qe kendej nis drejtesia ne ate vend. Mjaft u sorrollatet me parat e vjedhura .

    Reply to this comment
  3. Geri October 25, 15:08

    Po vellane tend mafioz qe e ke ne burgjet e Gjermanise e permende o nipi Isa Toskes kriminelit te Shqiperise. Keto monstra as nuk skuqen dhe as nuk verdhen.Shikoji emrin Enkelejd emer pede.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*