Kërkesa e rrallë e turistëve polakë për ministrin Blendi Klosi

September 29, 2017 09:01

Kërkesa e rrallë e turistëve polakë për ministrin Blendi Klosi

Kanë prenotuar që tani 11 hotele në zonën e Golemit në bregdetin e Adriatikut nga maji deri në shtator 2018. Kanë harxhuar deri tani në Shqipëri 13 milionë euro dhe pritet të harxhojnë shumë më shumë në të ardhmen.

Kanë rritur kërkesat për shtimin e numrit të turistëve dhe synojnë të zgjerojnë prenotimet edhe në plazhe të tjera të Shqipërisë.

Një përfaqësi e një operatori turistik polak ka paraqituir këto ditë vetëm një kërkesë “të vogël” te ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Klosi zbuloi kërkesën e habitshme pas pyetjes së tij “me çfarë mund t’ju ndihmojmë si ministri”.

“Vetëm një kërkesë kemi, kamerierët shqiptarë të buzëqeshin”!- ishin një zëri fjalët e përfaqësisë polake të operatorit turistik.

“Jam gjendur keq nga kjo kërkesë,- tha ministri Klosi,- kur mendon që kjo kompani turistike është nga më aktive në vendin tonë dhe që vetëm gjatë vitit 2017 konsumoi në Shqipëri 13 milionë Euro. Sipas të dhënave pritet që në ardhmen të shtojë edhe më ndjeshëm numrin e turistëve nga Polonia.

“Prisja të më paraqiste kërkesa që lidheshin me ato probleme që ne i hasim më shpesh si komoditeti, papastërtia, mungesa e guidave e të tjera si këto. Por jo vetëm nuk i zunë në gojë këto, por më kërkuan një gjë që vërtetë ka shumë kuptim dhe që lidhet me cilësinë e shërbimit në lokale e hotele.

“Më thanë se kamerierët shqiptarë janë të vrazhdë, nuk kanë mirësjellje dhe nuk qeshin dhe për ta kjo ishte pika e keqe e impresioneve rreth Shqipërisë”, tregoi Klosi nga biseda me ta në ministri.

Klosi shtoi se tashmë një nga komponenët që turizmi shqiptar duhet dhe do ta ketë prioritet do jetë rritja e cilësisë së shërbimeve që natyrisht është një element i biznesit privat por që shteti do krijojë mundësitë që lidhen me shkollimin profesional aq të domosdoshëm për një turizëm që është në prioritetet e qeverisë Rama 2.

September 29, 2017 09:01
Komento

9 Komente

  1. test September 29, 09:28

    Kamarieri qe merr 200.000 lek ne muaj zor se i vjen per te qeshur. Punoni me operatoret turistike qe ju si shtet ti paguani edhe 100.000 lek te tjera cdo kamarieri dhe do shifni si qeshin kur te marrin 300.000

    Reply to this comment
    • Laura September 29, 16:30

      @test
      Dakord me cthua por ghithsesi kjo nuk justifikon kamerierin ti sherbeje turistit hunde e buze.Une gjykoj qe sherbimi i kulturuar sjell parane dhe jo paraja sherbimin. Flm.

      Reply to this comment
  2. Safet Qose September 29, 10:41

    Mbaj mend nje kamarier ne turizmin e gjirokastres dhe nje ne Sarande ; Vetem sjlleja dhe kultura ne pritje te klientit benin qe te frekuentoje vazhdimisht per te konsumuar vaktet me shije pervec silesise se gatimit qe ishte e shkalles superiore .

    Reply to this comment
  3. Shqip September 29, 11:03

    Ne Cdo vend te botes kamarieret paguhen me ulet sepse marin bakshish Po te dine te sillen. Eshte rregull.

    Reply to this comment
  4. Alb September 29, 13:38

    Pune ka, profesionista ska…

    Reply to this comment
  5. Era September 29, 15:30

    Jo vetëm buzëqeshja që mungon po nuk dinë as të servirin .Një mikut tim danez desh i derdhi supën kokës kur donte ti shërbente klientit që ish ulur përbllë .
    Mendoj që është faji i pronarëve që nuk u bëjnë kurs kamarierëve .

    Reply to this comment
  6. Albamicj September 29, 18:56

    duhet te punesohen menaxhere
    Qe te kete nen kontroll gjate gjithe kohes punen e kamarjerit

    Reply to this comment
  7. Bebeli agustin. September 29, 23:09

    Kamarieret jane sklever si mund te buzeqeshin ?!!punojne ne te zeze, ore te gjata dhe pa siguracion !

    Reply to this comment
  8. Pensionisti September 30, 05:14

    I ka pyetur ministri unë turistët polakë në se i kanë dhënë kamarierëve tanë bakshishe për shërbimet e kryera.Polakët janë sarrafë dhe vetë janë mëndjemëdhenj e pretenciozë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin