Kërkesa top-sekret e Mehmet Shehut për kancelarin austriak

February 9, 2020 13:07

Kërkesa top-sekret e Mehmet Shehut për kancelarin austriak

Ylli Polovina

 

Në 4 qershor 1966, me numrin protokollar 33, Mehmet Shehu firmosi një program qeveritar “për të festuar me madhështi 500 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që bie në 17 janar 1968, për të përjetësuar këtë figurë të lavdishme të popullit tonë, që për 25 vjet me radhë udhëhoqi popullin shqiptar në luftën legjendare kundër pushtuesit Otoman, duke u bërë njëkohësisht mburojë e kulturës dhe e qytetërimit Evropian dhe shembull i shkëlqyer i luftës popullore për liri e pavarësi…”.

Më pas duke theksuar frazën e gjatë “Me qëllim që ky jubile me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare të shërbejë sa më shumë për edukimin patriotik e revolucionar të masave tona punonjëse dhe të brezit të ri”, programi shndërroi në vendime dhjetë detyra. Mes tyre qe ngritja e një komisioni qeveritar, ngritja në Tiranë e një monumenti të Gjergj Kastriotit, organizimi në janar të vitit 1968 i konferencës së dytë nderkombëtare të studimeve albanologjike kushtuar Skënderbeut”, shpalljen e një konkursi për vepra letrare, muzikore, të pikturës dhe skulpturës, kushtuar Gjergj Kastriotit, epokës dhe bashkë-luftëtarëve të tij, restaurimin e pazarit të qytetit të Krujës dhe të kalasë, po ashtu edhe pasurimin e muzeumit të këtij qyteti.

Pika dhjetë e detyrave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave ishte formuluar “Brenda muajit shtator të vitit 1967 të ketë mbaruar asfaltimi i rrugës Ura e Zezë-Krujë”, kurse e nënta bënte fjalë se “Universiteti Shtetëror i Tiranës, Komiteti për Marrëdhënie Miqësore e Kulturale me Botën e Jashtme si dhe institucionet e tjera përkatëse, të marrin masa për të propaganduar dhe për të bërë të njohur figurën e Skënderbeut në botën e jashtme…”

Ndërkohë ky program kryeministror jo vetëm nuk e shpallte publikisht, por as nëpërmjet ndonjë nënteksti nuk la ta kuptoje se qeveria shqiptare do të ndërmerrte edhe një aksion tepër të rëndësishëm, pothuaj të padëgjuar më parë: do të merrte përfundimisht nga Muzeu i Armëve në Vjenë përkrenaren e njohur si edhe dy shpatat ceremoniale të Skënderbeut.

Këtë veprimtari paralele me çfarë urdhëronin dhjetë vendimet qeveritare të 4 qershorit, e cila ishte mirëfilli “top sekret”, nuk mund ta diktoje atëherë as nëpërmjet radiogrameve të koduara që i përcillnin njëra-tjetrës që në muajt e parë të motit 1967 Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë dhe ambasada e Republikës Popullore të Shqipërisë në Vjenë. Përmbajtja e tyre do të bëhej e hapur për studiuesit vetëm pas 25 vitesh, më 1988.

Shënojmë se në krye të Ministrisë së Jashtme qe Nesti Nase, tek ambasada në Vjenë, në drejtim operativ për pak kohë, me statusin e përkohshëm të Ngarkuarit me Punë, ishte sekretari i parë Rakip Zeqiri (Hoxha). Pothuaj tërë kohën e veprimit të ngjarjeve që do të përshkruajmë do të qe ambasadori Murat Kaman Angoni.

Ndërkaq në Austri kancelar (kryeministër) ishte Josef Klaus, ministër i Punëve të Jashtme  Dr. Lujo Tonçiç-Sorinj dhe në këtë ministri si sekretar shteti Dr. Karl Bobleter.

“Po kërkojmë një përkrenare dhe dy shpata, jo topa dhe tanke”!…

Detyra top-sekret, të cilën hë për hë autoritetet e larta të pushtetit në Shqipëri nuk dëshironin ta bënin publike, sepse mundej që një dështim i saj të ndikonte në prestigjin e vetë shtetit, të kryeministrit Mehmet Shehu dhe pse jo edhe të Enver Hoxhës, kishte filluar të zbatohej që në janar 1967, plot një vit para se të realizohej përvjetori real i jubileut të vdekjes së Skënderbeut.

Në 15 shkurt 1967, me radiogramin 113, të cilin nga Vjena ambasadori Murat Angoni ia niste në Tiranë Ministrisë së Jashtme, njoftonte: “Bisedova me drejtorin e muzeut ku është helmeta e Skënderbeut. Me gjithë ndërhyrjet e Tonçiçit dhënien e tyre ai e paraqiti të zorshëm. Tha se në rast se do të aprovohet nga ministria e kulturës do të duhet të vijnë në Shqipëri 2 ose 3 austriakë për të qëndruar gjatë gjithë kohës që helmeta dhe shpata do të jenë shqiptare. Po vazhdojmë ta ndjekim”.

Në 7 prill,  radiogrami nr. 260, sërish i nisur nga Murati drejt MPJ, informonte: “Në datën 5 prill Bobleteri më thirri në zyrë për dy çështje: 1) Për shpatën dhe helmetën e Skënderbeut më siguroi se do të ndërhyjë edhe ay vetë për të siguruar marrjen e tyre, këtë e kishin vënë në dijeni Ferialin dhe Tonçiçi. M’u lut t’i japim vizë gazetarit Lendresi, duke më siguruar për të shkruar jo keq për vendin tonë dhe se ai është gazetar me autoritet në Austri dhe Gjermani”.

Në 13 prill 1967 në rrjedhën e ngjarjeve hyri radiogramI nr. 275. Këtë herë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë ia nisi Rakip Zeqiri: “Doktori Tomson ka bërë studime mbi helmetën dhe shpatën e Skënderbeut… Përveç kësaj ai është një nga njerëzit që vendos të na jepet ose jo shpata dhe helmeta…”

Në 25 maj me radiogramin nr. 300 MPJ-së prej Murat Angonit i përcillet mesazhi: “Më thirri Tonçiç dhe më njoftoi se helmetën dhe shpatën e Skënderbeut nuk mund të na i japin, sepse specialistët kanë mendimin që transportimi i tyre me çdo mjet qoftë, është e pa mundur. Më tha se së shpejti do të vijë drejtori i shoqërisë ajrore austriake në ambasadë për të biseduar për linjën Vjenë-Tiranë. Ne jemi të mendimit se austriakët këtë masë e bëjnë me qëllim politik dhe ndoshta kemi të bëjmë me një orjentim të tërë karshi vendit tonë.

Ne këtë e lidhim me pengesat që na sjellin për llojet e eksportit tonë, që ju kemi njoftuar. Tonçiçi u mundua të na siguronte përkrahjen që kemi patur nga MPJ dhe Klausi në këtë drejtim dhe shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar me materiale të tjera të bibliotekave, t’arshivave etj.”

Gjendja e mobilizimit për ta thyer këtë qëndresë së autoriteteve të larta shtetërore austriake me kalimin e ditëve u bë edhe më e dukshme, sepse nëpërmjet një radiogrami të 12 shtatorit 1967, iu propozua kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, ambasadorit të shumënjohur Misto Treska, se Shoqata e Miqësisë Austri-Shqipëri në Vjenë ishte gati të përkthente në gjermanisht dhe botonte librin e Fan Nolit për Skënderbeun. Kjo, siç dukej, mendohej se mund të krijonte atmosferë për të rihapur rrugën e mundësisë së marrjes përfundimtare të përkrenares dhe dy shpatave të Gjergj Kastriotit.

Në 24 nëntor në Tiranë u krye mbledhja e Komisionit Qeveritar për kremtimin e 500-Vjetorit të Skënderbeut dhe punët që shkonin mirë për të gjitha dhjetë drejtimet e vendimit të Këshillit të Ministrave të 4 qershorit 1966, e bënin edhe më të thellë gropën e dështimit që ishte hapur për çështjen “top sekret” në Vjenë. Siç u tha, pa u protokolluar, nga kjo gjendje e fundit Mehmet Shehu ishte mjaft i acaruar. I pakënaqur po ashtu qe edhe Enver Hoxha. Ky priste që të kishte fatin historik të dhënies popullit të sihariqit për marrjen përfundimtare të këtyre tre objekteve të shenjta të kryeheroit kombëtar. Në Krujë qe në ditët e fundit ndërtimi i muzeut kombëtar për Skënderbeun dhe përkrenarja bashkë me dy shpatat do të vendoseshin atje.

Në pasditen e 30 nëntorit 1967 një tërmet shumë i rëndë, i cili shkaktoi të vrarë dhe dëme të mëdha materiale, pati rënë në Dibër, por tashmë në Ministrinë e Jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të kryeministrit Shehu, kishte nisur puna për përgatitjen e një letre që ai do t’ia dërgonte sa më shpejt kancelarit austriak Josef Klaus. Do t’ia kërkonte personalisht kthimin e armëve të Skënderbeut. Jubileu i 500-vjetorit po afronte, nga fillimi i ceremonive i ndante vetëm një muaj.

Kjo duhet të ketë qenë një periudhë tensioni, por edhe gjestesh nervoze prej Mehmet Shehut. Në një variant të parë të letrës, e cila iu paraqit, zotërojnë mbi tekstin e daktilografuar, me gërma të mëdha, një shënim i kryeministrit: “Nuk është shkruar mirë. (Saktësoni) për çfarë armësh bëhet fjalë: Topa, Tanke!?”

 

“Përkrenaren dhe dy shpatat e Skënderbeut i duam në formë dhurate”

Letra e Mehmet Shehut për Josef Klaus daton 4 dhjetor 1967. Ka numrin e protokollit 315. Përmban këtë tekst:

“Shkëlqesisë së Tij, Zotit Josef Klaus, Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Shumë i nderuari Zoti Kancelar

Në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, kam nderin t’Ju drejtohem Juve, Shkëlqesi, dhe nëpërmjet Jush qeverisë së Republikës së Austrisë për çështjen që vijon:

Në 17 janar 1968 populli shqiptar përkujton 500-vjetorin e vdekjes së heroit të tij kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, udhëheqës i lavdishëm i luftës për liri e pavarësi të popullit shqiptar.

Si pasojë e shkatërrimeve dhe e humbjeve të tmerrshme që solli me vete pushtimi i huaj i vendit, popullit shqiptar nuk i mbeten të tjera objekte kujtimi veçse përkrenarja dhe dy shpatat e heroit. Si rezultat i transakcionesh të ndryshme, këto armë kaluan në fund të shekullit XVI në pronësinë e një koleksionisti nga shtëpia Habsburgase dhe sot ndodhen në Muzeun e Armëve të Vjenës.

Populli ynë i është mirënjohës popullit mik austriak që i ka ruajtur në mënyrë të denjë këto objekte kujtimi kaq të shtrenjta për çdo shqiptar.

Ne jemi të bindur, shumë i nderuari Zoti Kancelar,  se Ju jeni i një mendimi me ne kur themi se këto objekte kujtimi i përkasin popullit shqiptar, pasi ato si simbole të mëdha të trashëguara nga historia, lidhen ngushtë me luftën e tij për liri. Ne mendojmë, për këtë arsye, se Ju do ta kuptoni dëshirën e zjarrtë të gjithë popullit shqiptar për t’i pasur një gjirin e vet këto objekte kaq të shtrenjta për të dhe do ta prisni me mirëkuptim këtë kërkesë., interpret i të cilës po bëhem unë pranë Jush, Qeverisë së Austrisë dhe gjithë popullit austriak, për t’ja kthyer popullit shqiptar si dhuratë këtë pronë simbolike dhe kuptimplote që i ka lënë historia. Përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut do të vendosen në Muzeun e Krujës, kryeqendrën politike e ushtarake të veprimtarisë së tij, me një mbishkrim të posaçëm ku do të shënohet se ato janë dhuratë e Republikës së Austrisë.

Një akt i tillë miqësor nga ana e Qeverisë së Republikës së Austrisë dhe e popullit austriak, i bërë në një datë kaq të shënuar, siç është 500-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, do të shërbente për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve e vendeve tona dhe do të ishte një shenjë nderi kundrejt luftës që bëri populli shqiptar në shërbim të çështjes së lirisë dhe të qytetërimit evropian në shekullin e XV, nën udhëheqjen e heroit legjendar, Skënderbeut.

Pranoni, me këtë rast, i nderuari Zoti Kancelar, shprehjen e konsideratës sonë më të lartë.

Mehmet Shehu, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë”.

Kjo letër u nis drejt Vjenës në 6 dhjetor 1967 dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, regjistruar me numrin 826, me në fund të shkresës emrin e ministrit Nesti Nase, por të firmosur nga nënministri Reis Malile, ambasadasës në Vjenë iu dërgua  teksti shoqërues: “Bashkëngjitur ju dërgojmë letrën që shoku Mehmet i drejton Kancelarit Klaus, me anën e të cilës kërkohet të na jepen në formë dhurate, me rastin e 500 vjetorit të Skënderbeut, përkrenarja e dy shpatat e tij.

Siç ju kemi njoftuar edhe me radiogram, letrën për kancelarin do tja dorëzoni menjëherë Tonçiçit ose njërit nga zëvendësve të tij duke u lutur që t’i dorëzohet sa më parë Klausit.

Para se ta dorëzoni është mirë që ta kontrolloni…se mos ka ndonjë gabim në përkthim.

Na njoftoni urgjentisht me radiogram ditën dhe kujt ja dorëzuat. Ne mendojmë që letrën e shokut Mehmet ta botojmë në shtyp”.

Në 7 dhjetor me radiogramin e çkoduar nr. 975, ambasadori Murat Angoni e vuri në dijeni Ministrinë e Jashtme se: “Letrën e Shokut Mehmet drejtuar Klausit e muarrmë sot. Letrën do të ja dorëzojmë Bobleterit të hënën në datën 11 dhjetor. Tonçiçi nuk është këtu, prandaj do takohemi me Bobleterin”.

Në 11 dhjetor 1967 radiogrami i nisur sërish nga Murat Angoni i komunikonte MPJ-së se “Sot i dorëzova Bobleterit letrën e shokut Mehmet Shehu, drejtuar kancelarit Klaus”. Po këtë ditë në Tiranë do të mbërrinte edhe një radiogram tjetër: “Bobleteri më premtoi përkrahjen e tij dhe së shpejti do të më japin përgjigje. Kritikoi Fiflin, ministrin e arsimit, që është kundër dhënies së helmetës dhe shtoi se ai nuk i shikon gjërat me syrin politik”.

Në 4 janar 1968 radiogrami i posaçëm (nr. 6), i hartuar nga ambasadori Angoni, e vinte në dijeni Ministrinë e Punëve të Jashtme se “Sot me postë MPJ austriake na dërgoi përgjigjen e Klausit për shokun Mehmet. Ai thotë se nuk mund t’i japim helmetën dhe shpatën, sepse në rast se i japim vendit tonë këto atëherë krijohet preçedencë për shumë vende të tjera evropiane që ka të tilla dokumenta në Vjenë. Letrën e përkthyer e nisëm për aty sot me shoferët”. Një shkresë shoqëruese e Murat Angonit, e datuar po 4 janar 1968, me vendnisje Ambasadën e Republikës Popullore të Shqipërisë në Vienë, i thotë Reis Maliles në Tiranë: “Bashkëngjitur po ju dërgojmë letrën që kancelari i Republikës së Austrisë Dr. Josef Klaus i dërgon shokut kryeministër në përgjigje të letrës së datës 4 dhjetor 1967”.

 

Kancelari austriak, oficer i lartë në ushtrinë gjermane në kohën e Hitlerit: “Armët e Skënderbeut nuk ua japim dot”

Josef Klaus kishte lindur në 15 gusht 1910 në Kötschach-Mauthen, rajoni Karincia dhe qe bir i një bukëpjekësi. Fillimisht ndoqi shkollimin në një seminar katolik, pastaj studimet për drejtësi në Universitetin e Vjenës. Në 1934 pati marrë doktoraturën dhe nisur punë si jurist në Dhomën e Punës. Kur në 1938 Austria u përfshi prej Hitlerit në shtetin gjerman Klaus u përfshi në sektorin privat. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në ushtrinë gjermane, kryesisht në stafin e gjeneralit Heinz Guderian. Ishte i pranishëm në fushatat e pushtimit të Polonisë, Francës, Finlandës dhe Rusisë. Në fillim të vitit 1945 u kap dhe u burgos. I liruar nisi punën e avokatit dhe në 1948, i angazhuar në Partinë Popullore Konservatore, u bë kryetar i një seksioni lokal të saj. Që prej këtij çasti ndoqi udhën e karrierës politike. Tri herë u zgjodh guvernator i shtetit austriak të Salisburgut dhe në fund të vitit 1961 u bë ministër i financave. Si president i Austrisë u zgjodh në 2 prill 1964.

Letra e tij e përgjigjes për Mehmet Shehun ishte kjo:

“Republika e Austrisë

Kancelari Federal

Vienë, më 30 dhjetor 1967.

Shumë i nderuar Zoti Kryeministër,

Në lidhje me letrën tuaj të datës 4/12 të këtij viti, me anën e së cilës Ju shprehët kërkesën për dhënien e helmetës dhe të dy shpatave të heroit shqiptar Skënderbeut, kam nderin t’ju njoftoj si më poshtë:

Pozita qindravjeçare e Vienës si qendër e historisë evropiane dhe si pikë kryqëzimi e kulturave evropiane shpuri në një përqendrim të rëndësishëm të vlerave kulturore dhe historike.

Populli austriak e ka konsideruar gjithnjë si çështje nderi dhe si një detyrë që këtë trashigimi, të siguruar në rrugë të drejtë, ta administrojë me besnikëri dhe ndërgjegje, gjë për të cilën janë mirënjohës shumë kombe miq.

Në tërësinë e tyre këto vlera paraqesin gjithashtu akoma edhe sot një faktor të rëndësishëm për rëndësinë kulturale të vendit tonë, për mbrojtjen e të cilit qeveria federale e Austrisë ka detyrime karshi popullit austriak.

Unë, ju lutem Juve, shumë i nderuari zoti Kryeministër, të mendoni se çfarë pasojash do të kishte pasur plotësimi i dëshirës shqiptare, të cilën ne e kuptojmë drejt, për fondin e koleksioneve austriake, sepse do të qe e vështirë që kërkesa të tilla të kombeve mike të refuzoheshin.

Për këtë arsye lutemi të kuptohet nga ju, në rast se unë me keqardhjen time të madhe, për arsye parimore, nuk mund të plotësoj kërkesën e shprehur nga Ju.

Pranoni, shumë i nderuari kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Josef Klaus”.

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

February 9, 2020 13:07
Komento

16 Komente

  1. intelektuali February 9, 14:00

    CFARE MESUAM NGA KJO DACIDAO ME FASHISTE TE HITLERIT DHE PARTIZANE TE ENVERIT?

    Asgje te re nga propaganda patriotike per katunare dru me pre sepse Presidenti i radhes ne Austri ishte oficeri i Gestapos Kurt Walheim qe u be me pas Sekretar i Pergjithshem i OKB,

    por:

    Nga kjo Dacibao enveriste me poliagjente mesojmeedhe per ambasadorin Angoni spiun besnik i Enverit qe eshte gjyshi i sekretarit te Like Floririt, Almir Rapo qe u arrestua ne Tirane dhe po vuan denimin ne burg federal ne SHBA nga FBI

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta February 9, 14:06

    Perandorit kane grabitur ne “kolonit “e tyre jo vetem vlerat ekonomike por edhe ato shpirterore ,historike kulturore e artistike kombetare:keshtu kane vepruar tek ne;Italianet, Francezet ,Greket,Gjermanet , Ruset ,Austriaket dhe tashti Amerikanet!

    Reply to this comment
  3. Adih February 9, 17:00

    Kjo tregon budallallekun , dhe naivitetin feminor te Mehmet Shehut dhe te Enver Hoxhes . Nuk ti jep njeri ,eshe sikur te behet dhembi sa i nje elefanti . Jane lodhur kot ,me kabllograme dhe cuarjen e letrave me maune ,drejt Austrise ?. Si e mendoj une personalisht ,kane ulur veheten e tyre dhe jane diskritituar nga pala Austriake .??? Jane treguar cobenj dhish.

    Jam i sigurte 100% kur erdhi dhe kapelja ,perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut ne shqiperi mbas viteve 92 tek ne ne shqiperi ,per nje kohe te shkurter ne muzeun historik te Krujes te Skenderbeut ,e me lenje peng per “siguri “te nje shume te madhe parash ,kane ardhur jo origjinalet ketu ne shqiperi dhe jo origjinali .Mos e haroni ,jane shume te zgjuar Austriaket ,por natyrisht dimensionet e ketyre si ,perkrenarja dhe shpata kene qene 100 % e madhesise si origjinalet .Besoj dhe ngul kembe , se sot e kesaj dite ne muze ,jane sot vetem fotokopjet ,njelloj me origjinalin ,me qe u bene ne ate kohe (mbas 92 ) ,nga fillimi keto fotokopje per shqiperine .Ne muzeun e Wienes per vizitoret ,kane qene origjinalet e Skenderbeut ,para se tu benin fotokopjet per shqiperine ne kruje .Kurse origjinalet e Skenderbeut mund te jene ne bodrumet me 100 celsa te muzeut te luftes se Wienes.Ngul kembe , une i kam pare keto para vitit 90 ,pra origjinalet ,kurse sot duken qe jane fotokopje .Ja u them se ne fillim kam pare origjinalet dhe kam pare kapelen e Skenderbeut ,qe ka qene ,u shikonte edhe djersa e tij qe kishte lene shenje ,natyrisht edhe shpata ,duke u perdour ne i themi ne gjuhen tone dalje metalike , pra nga perdorimi ,luftimi ,kurse sot dallohen shume mire qe jane fotokopjet ,qe kane ardhur edhe ketu ne shqiperi ,me keqeardhje .

    Nje gje dua te them ,ne ne histori ne kohen e diktatures e kemi mesuar ndryshe historine ,mbi heroin tone legjendar Skenderbeut .Ne muzeun e Wienes historianet Austriake kane shkruar :

    Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindur viti ..vdekja … ka luftuar kundra osmallnijeve Turqise per 25 vite duke luftuar myslymanizmin ,i jemi mirenjohes komplet ne perendimi na mbrojti edhe ne ,se ky hero nuk la te mesyjne drejt perendimit dhe na ndihmoi per mos myslimanizmin e botes krishtere ne trojet e europes perendimore .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 11, 12:56

      adih
      “Kjo tregon budallallekun , dhe naivitetin feminor te Mehmet Shehut dhe te Enver Hoxhes ”
      bile raste të tjera kanë treguar naivitetin e hanibalit,napoleonit,hitlerit e kështu me radhë!!
      e para ti po tregohesh i zgjuar pas pilafit,e dyta,ata nuk humbnin asgjë nëse provonin!!
      ne nuk i kishim dhe nuk i morëm!!
      por nëse?!
      atëherë do të ishte fantastike!!
      ti mendon se ata kanë ulur vlerën e tyre!?
      unë aspak!!
      sepse të paktën e provuan!!ashtu si e kanë provuar egjyptianët e shtete të tjera që kanë marrë veprat e tyre kulturore nga shtetet kolonizatore!!nuk kanë marrë gjithçka por kanë marrë se kanë provuar!!
      “Mos e haroni ,jane shume te zgjuar Austriaket “,asqë diskutohet adih,bile një herë e një kohë ishin perandori,por aq të zgjuar para napoleonit nuk u treguan!?jau vuri koqet në bigë!!
      a ta merr mëdnja se nëse i njëjti problem do të ishte me amerikën,do të ishin po aq të zgjuar sa me ne ausitriakët??
      adih,pavarsisht dëshirës sonë për të qënë qëndra e botës,ne nuk kemi gjë tjetër!!në atë kohë,pra për këtë që flitet,ne nuk kishim as ë të voglën vlerë!!ne ishim të bllokuar nga të gjithë krahët,prishje me rusët dhe fillim me kinezët pra nën dy zjerre,atë të perëndimit dhe të lindjes e të mbrojtur nga një bythëgrisur gjigant në bythë të botës!!
      flm për atë që kanë shkruar austriakët dhe për atë që është shkruar në historine për skënderbeun,por të mos harrojmë se gjergji kishte kohë 60 vjet që kishte vdekur kur u rrethua viena për herë të parë 1529,dhe 200 kur u rrethua për herë të dytë 1683!
      gjergji bëri aq sa mundi për ne e për europë,por nuk ma merr mëndja se ka qënë ai që ka ndihmuar në rrethimet e vjenës!!
      duhet të jemi realist se si ai dhe ne kemi bërë atë që kemi mundur!!
      ps:adih,austriakët ka dhënë kopje por asnjëherë FOTOkopje!!
      e përdor shpesh këtë fjalë!ndoshta të ka shpëtuar por fotokopja është gjithnjë dy dimensionale,kopja është riprodhim i origjinalit!!psh,klonimi i deles dolli nuk është një fotokopje por një kopje e origjinalit!!

      Reply to this comment
  4. Limani February 9, 18:23

    Kërkesa – e drejtë .

    Refuzimi – i justifikuar .

    P.S.
    Nga një anë austeriakët duhen falënderuar se , “ kaosi demokratik “ që erdhi më pas në Shqipëri , kushedi në ç’cep të globit do t’i shiste këto relike të çmuara .
    Jemi akoma të papjekur , kur të rritemi , besoj do na i japin !

    Reply to this comment
  5. demo February 9, 18:59

    Leri atje ku jane,se Austriaket ruajten jo vetem armet e Skenderbeut,por edhe shtetin shqiptar.Te ishte per shqiptaret e kishin dhene toke e det qe me Dumbaben e me Sali berishen..

    Reply to this comment
  6. 021120201100 February 11, 05:16

    Nuk e di kush I fryn ketyre marrezive me Enver & Mehmet ku kjo me Yllin e Kuq te Polovines ka kaluar cdoj llogjike ..elementare…
    .
    Shikoni dhe komentusit sa qenkan gezuar qe nuk ja dha S/S I Austrise shqiptareve paisjet e luftes te Gjergj Kastriotit per 500 vjetorin
    ,
    Ju keni rrjedhur nga fiqiri..se jeni ju qe keni ngritur sumen para Heroit Kombetar kur faleni ndyresisht ne ritet fetare..

    ..Ju jeni pulastrene se nuk u ndjete kur Mulla Berisha ju futi ne Konferencen Isalmike ne 1992 me vendim personal..
    .
    Jeni hardhuca se nuk u ndjete kur kerma e Viqidolit deklaroi se ne shqiptaret kemi gjak turku

    Jo vetem kaq Në qershor 1992 kryeministri Süleyman Demirel vizitoi Shqipërinë dhe u firmos ‘Marrëveshja e Miqësisë dhe e Bashkëpunimit”,
    Presidenti i Turqisë Turgut Özal vizitoi Tiranën, në 15 shkurt 1993

    Ne te dy rastet
    eshte hequr busti I Skenderbeut
    por nuk ka bere buje
    se ne ate kohe Berisha
    ishte bere nje kasap
    qe nuk te falte
    dhe nuk guxonte asnje gazetar

    apo shqiptar ta akuzonte
    se kerrciste plumbi pas shpine ,
    helmimi
    ose leva e hekurit.

    Ajo qe beri buje shume te madhe ishte maj 2015 kur nje mender President jo vetem qe hoqi bustin e Gjergj Kastriotit gjete dekorimit te Erdoganit
    ***
    Faktet dëshmojnë se në sallën ku u dekorua presidenti turk Erdogan në Pallatin e Brigadave ishte hequr busti i Skënderbeut, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani pretendon të kundërtën duke thënë se në atë sallë nuk ka ekzistuar kurrë busti i heroit tonë kombëtar,
    Nishani i quajti spekullantëdhe gënjeshtare mediat që publikuan lajmin, por e vërteta është se vetë presidenti është katandisur në një spekullant të ulët.
    Nishani harron në menyrë kriminale se në atë sallë ka bërë edhe dekorime të tjera që janë të dokumentuara dhe mund të konstatohen lehtësisht në arkivat e lajmeve.

    Jo më shumë se 1 vit më parë, më 5 Mars të 2014, ai dekoroi në po të njëjtën sallë presidentin Italian, Giorgio Napolitano.
    Fotot dhe pamjet e ceremonisë tregojnë se busti i Skënderbeut ka qenë në krye të sallës dhe këtë vetëm Qorri Nishani nuk e ka parë.
    Ceremonia është kryer në orën 14 e 30 të datës 5 Mars.

    Ka disa video orgjinale midis te tjerave dhe ceremonia e dekorimit të presidentit italian Napolitano në Pallatin e Brigadave, aty ku u dekorua edhe Erdogan dhe ku Nishani thotë se nuk ka ekzistuar kurrë busti i Skëndërbeut.
    ***
    Nga sa me siper ka keto perfundime
    1-Erdogani erdhi si nje Sulltan..biles urdheroi qe te mbyllej shkolla e Gulit
    2-Bujar nishan Berisha beri krim kombetar qe hoqi bustin e HEROIT KOMBETAR
    3- Bujar nishan Berisha beri krim PENAL pasi genjeu ndyresisht
    _____________
    Kerma interneti !
    Kush e coi kuroren e Gjergj Kastriotit te xhuxhi viktor emanueli ?
    më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.
    ..
    Kini inatin Mehmet Shehut por jepini hakun..jo vetem ka qene K/M me I kompletuar I Shqiperise por tradhetareve te vendit ju qe shiten dinjitetin dhe kuroren e Gjergj Kastriotit ju tregoi vendin..e meritonit o baltovina

    Reply to this comment
  7. Adih February 13, 02:08

    anticensure 465465465…@
    Te kam vene re qe ke qejf te kundershtosh , sinqerisht nuk te kuptoj .Kurse sa me kritikon FOTO kopje ke te drejte faleminderit , ,mbasi e shtypa e lexova edhe vete ,por ndodhi nga shpejtesia .???Kopje duhet .Por ne qofte se je me tendence ndaj meje ,nuk me njeh ,e mos ul vehten tende .
    Meso dhe nje gje nga une ,besoj se do jesh kurjoz .

    Kur ishja i vogel degjoja pleqte tane ne shtepi dhe benin ndoshta me te drejte debate me njeri tjetrin .:

    Si do ishte shqiperia ,pyesnin njeri tjetrin ,po ta kishte fituar luften Hitleri .?? Do ishte instaluar kjo fare e keqe e komunizmit qe shkateroi cdo gje ,mbi te gjitha karakterin e njeriut.dhe mungesen totale te dinjitetit ??Ku me keqeardhje vazhdon deri me sot !!Gjithmone diskutohej nga pleqte tane , .Ne te gjithe Europen ku shkeli cizmja e gjermanit , ne keto shtete te okupuara ,nuk kishte me qeveri ,nuk kishte me polici se sa per ushtri nuk diskutohesh fare , kurse ne ketu ne shqiperi degjoja pleqte tane ne shtepi ,ne gjate kohes se luftes se dyte boterore ne Shqiperi ,Hitleri na la ,ne kishim kryeminister ,ministra e deri xhandarmerine tone shqiptare ,pra funksiononte shteti shqiptar .Deshi Hitleri dhe na la ,e kjo nuk diskutohet .. Nuk dua te bej politike ,kjo thenie ne shtepite tona me frike , une personalisht ,mund te i jepja edhe nje pergjigje tjeter sot .Po te mos e fillonte luften e dyte boterore Hitleri ,a do instalohej komunizmi famekeq ne shqiperi??
    Por kur kam blere enciklopedine Austriake ,per kulture e kam lexuar te gjithe para ca vitesh dhe eshte e shkruar nga tre historiane ose tre autore Austriake ,Aty shkruhet :
    Komplet KÄRNTEN ( land )me kryeqytet Klagenfurt ,dalmaci e deri ne shqiperi ,duke futur camerine ,(e jo greqine ) ne jemi nje race ,jemi ILIRE thone Austriaket ,por mbas 700 vjetesh erdhen Weisrusland ,pra ruset e bardhe ,e u instaluan ne Dalmaci dhe me keqeardhje ne u ndame ne dysh , pra ne Iliret ,qe ata i thone YLIR ,na ndane keta sllavet ne dy pjese .Doja te thoja , se ne ate kohe ,kemi qene shume te pasur me krahasim me shtet e tjera ,pasi Yliret luanin tregetine e kripes..Mbasi e lecova kete prejardhje ,mu kujtuan te paret e mij ,qe thonin se Gjermani erdhi ketu vetem ,jo per te luftuar ,por vetem per ure kalimi ,pra mazhieren .Hitleri e dinte prejardhjen e shqiptareve ,nuk ishte budalla ,dhe nga ky lexim i larusit Austriak me mbushi mendjen ,dhe arsyen si e justifikonin ose komentonin pleqte tone kete gjendje ,por pa lexuar e pa ditur Larusin Austriak .
    Bile kur humbi luften ,pra kapitulloi , Hitleri personalisht me urdherin e tij vetem per ne shqiptaret , ai dha urdher ushtrise te vinin perfundimisht ne austri e Gjermani .ushtria Gjermane e te shkruanin pankarta me germa te medha ,neper qendrat e Tirones sidomos para hotel dajtit : Te rinj Shqiptare ,kush ka deshire te vije bashke me ne , ne Gjermani e Austri me autokollonat tona , ju mirepresim ,ju marim me kenaqesi ,e miresevini dhe ne ate kohe shume te rinj shqiptare shumica pa lejen e prinderve ,sidomos te vegjelit hiken e hipen ne autokollanat gjermane drejt veriut dhe me gjiithe se komplet te rrenuar humbesit e luftes , u kujdesen shume per keta te rinj shqiptare .Mos haro ,e per mua eshe e cuditeshme ,ne keto pankarta shkruhesh ne marim vetem shqiptare dhe nuk pranojme as edhe nje kombesi tjeter .Bile me autokollonat gjermane ka hikur edhe nje vlla i Mehmet Shehut ,e ka banuar ne Wiene .Kurse une personalisht njoh dy vellezerit Jella e jane Tironsa ,ku nga keta kame degjuar historine e vellait te kryeministrit te diktatures ,dhe sinqerisht nuk u bera as edhe nje here kurioz ta takoja ., Te dy vellezerit Jalla kane pasur dyqane floriri ne perendim.Kane hikur per kuriozitet pa lejen e prinerve dhe kane qene njeri 12 e tjetri 15 vjec ne ate kohe.
    Mesoje nga une Gjermanet dhe Austriaket ,behet fjale per intelektualet qe e njohin shume mire historine per racen tone shqiptare , kane shume rrespekt ,kurse Sllavet nuk i honepsin fare .Kjo eshte e verteta .Kjo mendoj une , ne kohe te perandorise Austro Hungareze ,ne shqiperine , na ndihmuan dhe duhet ti jemi mirenjohes ,pa diskutim .
    Kurse sa per armet e Skenderbeut ato qe kam shkruar jane me se te verteta ,dhe nuk kam nevoje te genjej ,skam as edhe nje interes ,e nuk hyn ne pyetje pordhlleku ,me fal per edukaten ,se nuk fitoj as edhe nje gje , skam interes te shtremberoje gjerat .Por ndjej personalisht kenaqesi qe kam pare origjinalet ,ne kohe para renies se murit te Berlinit ,kurse sot ne kete muzeun e luftes ne Wiene jane vetem kopjet ,me keqeardhje .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 13, 12:06

      shpresoj që nuk ke vënë re vetëm”Te kam vene re qe ke qejf te kundershtosh , sinqerisht nuk te kuptoj”??
      e nuk ke vënë re kur të mbështes??
      sepse i bie që të jesh njëlloj si të tjerët!!
      ke vetëm shatin e lopatën nuk e njeh fare??
      po e lë vetëm me kaq,se po të filloj dhe njëherë të të replikoj për ato që ke shkruar!?
      e lëmë me kaq!!
      sa për fotokopjen,e kuptova dhe unë që ishte një lapsus,aq i paditur nuk je!!

      Reply to this comment
  8. 12 prill 1939 February 14, 16:30

    E kujt i duhen keto banalitete ( lexo bombardime) mediatike me Mehmet apo Enver kur para Gjergj Kastriotit myslymat i kthejne sumen te sheshi i tijj.apo si sic thote nje komentues lart hiqet Busti i GJ.K.S nga presidencakur vine neosulltanet e Turqise..
    .
    E kujt i duhen keto banalitete mediatike me Mehmet apo Enver kur para-ardhesit e adih “patriotit” apo anticensure “atdhetarit” falen si monstra KUROREN E GJERGJ KASTRIOTIT TE XHUXHI ROMES ?
    .
    Më 12 prill 1939, në vetëm pak çaste, në dy-tri orë, Shqipëria prej disa bijve të vet u kthye në vetëm shprehje gjeografike.
    Faji i 159 asamblistëve nuk ka fund, por do të zbutej sadopak nga dekadat e mëpasshme ose do të shpjegohej edhe si pasojë e frikosjes së një pjese të tyre apo e kërcënimit permanent të Shqipërisë prej jugosllavëve dhe grekëve, për shembull, duke mbetur vetëm në propozimin që të dyja vendet të bëheshin bashkë. Italia, në çfarëdolloj regjimi të jetë, mes tre fqinjëve tanë, në fund të fundit mbetet më e mira.
    Ajo që është ulëritëse dhe përtej çdo kufiri të durimit, ka të bëjë me arsyetimin përse pseudoasamblistët tanë të 12 prillit 1939, duke shitur shtetin, në këmbim, të bënin qëndresë për mosdorëzimin e Gjergj Kastriotit. Për interesat politike të regjimit fashist italian e para ishte tepër e bollshme dhe shumë e mjaftueshme, kështu le ta linin mënjanë Skënderbeun, si simbol të një ure lidhëse mes dy vendeve apo si një përmasë të vyer baraspeshimi formal. Ai nuk duhej përfshirë në këtë paçavure politike pushtimi të 7 prillit, sepse edhe në parim nuk shtonte asgjë. E kaluara kishte dëshmuar se nuk fitonte kurrkush prej përvetësimit të kësaj figure të mirëdashur prej të gjithë kontinentit. Madje shqiptarët këtë gjë e kishin bërë të ditur me kohë, ndërsa për pesëqind vite me radhë heroin e tyre proeuropian qenë përpjekur t’ua vidhnin serbët apo grekët.
    Sigurisht më shumë se për të kënaqur monarkun e vet, me të cilin luante t’i përmbushte delire dhe kështu ta mënjanonte prej pushtetushtrimit, Duçja donte t’i fyente deri në palcë shqiptarët. Si diktator që ishte, ky ishte edhe koncepti i tij i pushtimit të një vendi dhe populli.
    Kështu, në mëngjesin e 13 prillit, ndodhën paralelisht dy episode. I pari: Konti Çiano u nis nga Tirana me avionin e tij personal dhe në Romë mbërriti në orën 10:30. Shkoi menjëherë te Musolini dhe i dorëzoi një letër të Asamblesë, në të cilën luteshin (e përsërisim: luteshin), që Italia të ishte dakord ta përfshinte Shqipërinë në shtetin e saj perandorak fashist dhe mbreti Viktor Emanueli III të pranonte Kurorën e Artë të Skënderbeut.
    I dyti episod: mes brohoritjeve të një turme të porositur në Portin e Durrësit, një ekip qeveritar me Shefqet Vërlacin në krye, hipën në motoskafë dhe u drejtuan te një kryqëzor italian, i cili po i priste në brendësi të ujërave të gjirit. Për një simbolikë të qartë fashiste, ai e kishte emrin “Bande Nere”.
    Pjesa tjetër e dërgatës që do të tregtonte, si të ishte një skllav i kohës së Perandorisë Romake, kryeheroin e tyre kombëtar, u nis nga Tirana më 14 prill. Një ditë më pas, mes bujës propagandistike dhe altoparlantëve që zhurmonin në të gjitha sheshet kryesore të Romës, u kryen ceremonitë e pranimit të lutjes së pseudoasamblistëve shqiptarë për të shitur vendin dhe kryeheroin e tyre.
    . Po të tregosh se në ç’mënyrë u zhvillua shfaqja fyese e dorëzimit si rob, bashkë me shtetin, edhe i Skënderbeut, nuk do t’u dukej tepër i ashpër togfjalëshi “tradhti e lartë”.
    .
    Janë bastardët e 159 asamblistevë te Ahmet Zog Kurvarit dhe Sali Tradhetarit qe nen heshtjen e “asamblisteve te sotem” me ne krye Ramen-Meten dhe Lul Monstren e kane shitur perfundimisht ate vend kuptohet nen miratimin e ketyre ambasadoreve qe jane bere me zi se Jakomoni apo Konti Ciano dhe akoma na ushqejne me perversitetin e luften kunder kamunizmit duke ja rritur vlerat Enver Hoxhes si profet me permasa boterore jo per merite te tij por prej hipokrizise kriminale te dipllomacise huaj dhe parise Tiranes qe nga Sali Montra deri te Enverofagu Edi Rama.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 14, 18:34

      o robi 12 prill 1939
      nuk di të adiut por të mijt nuk e kanë bërë atë “dhuratë”!!
      ata ishin nga1924 e tutje kundër zogut,italianit e gjërmënit!!
      jo për gjë por mo na rruaj koqet tashti!!prit nga behari sa të ngrohet pak!!

      Reply to this comment
  9. 12 prill 1939 February 14, 19:47

    Nderime anticensurë25642654
    .
    Nuk e kam natyre te ofendoj njeri aq me shume prapa ferres..
    .
    Nese je aq atdhetar sa pretendon…te pakten diten qe Neosulltani Erdogan pikerisht ne nje vend simbol te Heroit NR1 te Kombit poshtroi Gjergj Kastriotin..duhet te merrje ca shoke dhe me parulla ne mbrojtje te vlerave te Historise ti thonit Erdoganit JASHTE NGA SINORET E GJERGJ KASTRIOTIT
    Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

    Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

    Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

    Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

    Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

    Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

    Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

    Lexojeni:

    Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

    “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
    Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
    Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
    Ketu jane pa ze minaret
    .
    Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
    Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
    Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
    Te dime te dalim kunder armiqeve
    .
    Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
    Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
    Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
    ..
    ku ishe fshehur ate dite
    ti anticensurë25642654
    me trimin tjeter adih??

    Reply to this comment
  10. Adih February 15, 01:42

    I jemi mirenjohes per jete te jeteve Gjergj Katriotit Skenderbeut qe per 25 vite rjesht na mbrojti kunder Tuqise ,per mos myslamizimin me dhune ne trojet tona perendimore te popujve tane ,qe jemi krishtere .Keshtu shkruhet nga historianet ore ti 139 ,nga perendimoret krishtere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*