Kërkesat drejtuar institucioneve, zbardhen interesat e deputetëve

August 28, 2016 11:02

Kërkesat drejtuar institucioneve, zbardhen interesat e deputetëve

 

Nga 140 deputetë të Kuvendit, vetëm krerët e komisioneve të përhershme parlamentare tentojnë që të marrin informacion të zgjeruar për çështje të ndryshme. DITA ka mundur që të sigurojë listën e plotë me kërkesat që deputetët e Kuvendit kanë bërë tre vitet e fundit ndaj institucioneve, ku rezulton se numrin më të madh të kërkesave e kanë bërë deputetët e opozitës.

Por ajo që bie në sy është se shqetësimi i deputetëve nuk janë problemet e zonave të tyre elektorale, por çështje që më pas janë shfrytëzuar për organizimin e konferencave të shtypit dhe për përcaktimin e axhendës politike. Në këtë mënyrë, duket se pak interes kanë për përfaqësuesit në parlament shqetësimet e qytetarëve që i kanë zgjedhur në zonat e tyre elektorale, si ujësjellësat, infrastrukturave rrugore apo shkollore në fshatra apo qytete.

Loja me dekriminalizimin

Nga rreth 49 kërkesa që janë depozituar në Kuvend për 6 muaj e parë të këtij viti, deputetët nuk kanë marrë përgjigje për 14 prej tyre.  Me afrimin e zgjedhjeve, duket se axhenda politike e opozitës do të jetë sulmi ndaj njerëzve të mazhorancës. Për këtë qëllim, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka nisur që në maj, direkt pas fillimit të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, të formularëve.  Përmes një kërkese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Paloka kërkon që t’i vihen në dispozicion kopje të formularëve të vetëdeklarimit.  Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi mësohet se është në pritje të informacioneve për normën e mbi popullimit të burgjeve dhe masat e ministrisë për uljen e saj si dhe për numrin e personave të ndaluar të ndarë sipas muajve për 2015-n. Flamur Noka që është nënkryetar i Komisionit të Sigurisë ka kërkuar informacion për procedurën e prokurimit për uniformat e policisë së shtetit dhe për masat e marra për nisjen e monitorimit të hapësirës ajrore ndaj kultivimit të bimëve narkotike.

Loja me kërkesat për prokurimet dhe koncesionet

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhe numrin më të madh të kërkesave drejtuar institucioneve të ndryshme me 14 të tilla. Pjesa më e madhe e tyre lidhen me disa nga prokurimet e fundit të qeverisë si dhe me koncesionet, kryesisht në fushën e investimeve. Lista e barnave të rimbursueshme për 2016-n, pagesat e kryera për check up falas të popullatës si dhe lista e barnave për personat e sëmure me HIV/AIDS, janë disa nga kërkesat e demokratëve. Nisur nga numri i kërkesave, rezulton se deputetët e mazhorancës  kanë numrin më të vogël të kërkesave, edhe pse nuk dihet nëse kjo vjen se kanë më shumë informacion apo se janë më të qetë duke qenë në qeverisje. Taulant Balla, Gjovalin Kadeli, Përparim spahiu, Artan Gace, Ulsi Manja dhe Ervin Bushati janë deputetët e vetëm nga shumica që kanë tentuar të marrin një informacion më shumë.

 

 

 

 

August 28, 2016 11:02
Komento

1 Koment

  1. MH August 29, 02:10

    Ky asht parlament!
    Populli i voton,keto piksynimin e kane per interresat e veta.Thuese populli asht ne hall per ti plotesue interresat e tyre e jo per interesat e vete popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*