Nga reduktimi i azilantëve te reforma zgjedhore, kërkesat e KE për Shqipërinë

June 30, 2018 12:21

Nga reduktimi i azilantëve te reforma zgjedhore, kërkesat e KE për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përmendur sot kërkesat e Komisionit Europian që duhet t’i përmbushë vendi ynë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeparlamentari tha se reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE, është një nga kriteret kryesore.

Më tej ai përmendi luftën nga korrupsionit, krimit të organizuar, thellimin e reformave, zbatimin e vettingut, dhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR sa i takon reformës zgjedhore.

Nga BE kërkohet reduktimi i kërkesave të azilantëve. KE kërkon finalizimin e SPAK dhe Byrosë. Po kështu kërkohet zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIDHR, dhe avancimi me procesin e vettingut. Me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Ruçi.

Ndërkaq, kreu i Kuvendit ka vijuar me punën e bërë në kuadër të këtij procesi, sa i takon reformave dhe ngritjes së institucioneve për zbatimin e tyre.

Kuvendi ka miratuar reformën në drejtësi. Ka miratuar 7 amendimet që shoqërojnë ligjet e reformës. Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë anëtarët e komisioneve të vlerësimit. Në kuadër të prioritetit 2 synohet të vijohet me tej sa i takon reformave. Kuvendi ka zgjedhur 5 anëtarë të KLGJ dhe KLP që vijnë nga trupa e jogjyqtarëve dhe joprokurorëve.

Kuvendi ka miratuar Kodin e sjelljes. Roli legjislativ i Kuvendit është përmirësuar dukshëm. Transparenca legjislative dhe bashkëpunimi me Shoqërinë Civile është rritur më tej”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari Ruçi theksoi se Kuvendi po përdor çdo instrument të diplomacisë parlamentare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

o.j/dita

June 30, 2018 12:21
Komento

2 Komente

  1. JETIMET E 21 JANARIT June 30, 13:25

    Ç’keshem nga fshati zoti Ruçi??
    Asgje babai te kish vdekur!!!!!!
    Ca gjera te vogla duhen per tu integruar ne Shishtufine
    -reforma elektorale qe ti te shkosh bashke me 140 hajdutet o ne burg o ne shtepi
    -Reforma ne drejtesi ku ne krye vazhdojne gjin gjonat e like flori
    -Reforma kunder korrupsionit qe pasurine e ke ti me sali e like flori
    -ulja e azil kerkuseve kur ketu nuk ka ndgelur me as vajze as djale i ri po femijet tuaj bastarde me tu sali e like flori…..PIKA NE BYTHE!

    Reply to this comment
  2. Lili June 30, 22:04

    Bashkpunimi me shoqerine civile? Kur keni pyet shoqerine civile? Kur votuat per grabitjen e tokes se teatrit kombtar,apo kur vendoset hecet neper lumenjt tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*