Kërkesat për azil në Francë, shqiptarët ua kalojnë sirianëve dhe afganëve

April 10, 2018 11:42

Kërkesat për azil në Francë, shqiptarët ua kalojnë sirianëve dhe afganëve

Franca ka shënuar një rritje të kërkesave për azil në vitin 2017.

Sipas të dhënave zyrtare të Ofpra (Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi), 100.755  kërkesa për azil janë shënuar në Francë gjatë vitit që lamë pas. 17.5% më shumë se viti 2016 është rritja e kërkesave totale për azil.

Të parët renditen shqiptarët, duke kaluar edhe sirianët e afganët. Plot 12.131 aplikime për azil kanë bërë në shtetin francez, një rritje kjo prej 60% më shumë se viti 2016.

Ata ndiqen nga afganët, që pasojnë me 6671 kërkesa për azil, sirianët me 5824 raste dhe shtetasit nga Haiti me 5744 aplikime.

Ndërsa sipas të dhënave zyrtare për tre muajt e parë të vitit 2018, vihet re një rënie e kërkesave për azil nga shqiptarët, por kanë pësuar rritje aplikimet e gjeorgjianëve.

o.j/dita

April 10, 2018 11:42
Komento

4 Komente

  1. Socialisti i Ndershem April 10, 11:47

    Kjo “arritje” padyshim qe vjen si pasoje e mireqeverisjes dhe e rritjes se papare ekonomike qe po njeh vendi yne ne kete 5 vjecar.
    Shqiptaret nuk mund te pranojne te jetojne ne kete “bollek” qe gati po i mbyt dhe po vrapojne te shkojne ne boten kapitaliste per te “vuajtur” ashtu si popujt e tjere te botes.

    Reply to this comment
  2. Lili April 10, 13:40

    Po mbasi Franca eshte aq miqesore me pushtetaret tone qe i mbushi me dekorata,edhe keta po kerkojne pak nga bamuresia e Frances,sepse kontratat kane nje bishte mbrapa:varferimin e shqiptareve me kushtet e tyre

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 10, 15:27

    Shumica ne Greqi, te tjere ne Itali e Gjermani e Angli, tani ne France me mesymje emigrantesh si kurre me pare ne histori,

    PO PSE PO IKIN SHQYPTARET NGA SHQYPNIA E RILINDJES ENVERISTE ME FOTOT FAMOZE PATRIOTIKE QE POSTON EDI RAMA DHE LALI ERI PAPUSHIM?

    sepse:

    Keto lajme krejt reale tregojne nje te vertete tjeter nga ajo qe paraqet propaganda enveriste, tipike gebelsiane e Edvinit dhe Lali Erit te tij.

    PSE PO IKIN SHQYPTARET TE LEMERISUR NGA RILINDJA URBANE E EDI RAMES?

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini April 10, 18:08

    Kjo verteton “Sukseset” e te gjitha QEVERIVE SHQIPTARE ala turka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*