Majko: PD po diskretiton seriozitetin e Kuvendit

June 5, 2014 12:57

Majko: PD po diskretiton seriozitetin e Kuvendit

Historia e “komisioneve hetimore” në Shqipëri ka qenë dhe vazhdon të mbetet një farsë politike.

Me një qëndrim të tillë i është përgjigjur sot nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Pandeli Majko, kërkesës së PD-së për hetim parlamentar, lidhur me ligjshmërinë e emërimeve në administratë.

Sipas tij, këtë të drejtë kushtetuese forcat e ndryshme parlamentare në Kuvend e kanë përdorur dhe keqpërdorur, sipas interesave konjukturale dhe qëllimeve politike që kanë dashur të realizojnë nëpërmjet ngritjes, bllokimit të ngritjes, apo dështimit të funksionimit pas ngritjes të këtyre komisioneve hetimore.

“Mënyra e krijimit të komisioneve hetimore parlamentare në Shqipëri ka qenë një nga çështjet më të diskutueshme brenda veprimtarisë parlamentare, e shoqëruar me keqkuptime e keqinterpretime, që jo rrallë herë kanë krijuar situata të shoqëruara me një mungesë të theksuar të etikës parlamentare.

Në jo pak raste vendimet për ngritjen apo mosngritjen e komisioneve hetimore janë bërë edhe objekt i punës së Gjykatës Kushtetuese, e cila ka krijuar një jurisprudencë të tërë, duke filluar që nga interpretimi përfundimtar i nenit 77, pika 1 të Kushtetutës, lidhur me kuptimin që duhet të ketë “një çështje e veçantë“, e duke vijuar me vendime të tjera lidhur me “objektin” e punës së komisionit hetimor, lidhur me “faktet” apo “grupfaktet” që duhet të shoqërojnë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor, etj, etj”, u shpreh Majko.

Në vlerësimin e deputetit socialist, ajo çka të bën përshtypje është sjellja me dy standarde të ndryshme për të njëjtën çështje e opozitës aktuale dhe mazhorancës së djeshme, lidhur me keqpërdorimin e të drejtës kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

“Në 7 muaj të mazhorancës aktuale, opozita ka këkuar 7 herë të ngrejë komision hetimor, (pra çdo muaj nga 1 komision hetimor). Ata janë :

– komisionin hetimor për emërimet në polici,

– komisionin hetimor për serverin e tatimeve,

– komisionin hetimor për shkarkimet në administratë,

– komisionin hetimor për hetimin e drogës,

– komisionin hetimor për armët kimike,

– komision për avionin e Divjakës,

– e duke përfunduar tek ky komision që po kërkohet të ngrihet sot për ligjshmërinë e emërimeve në detyrë të personave të dyshuar se kanë kryer veprime kriminale apo trafikim të lëndëve narkotike”, u shpreh ai, duke shtuar se objekti i këtyre kërkesave është shumë i larmishëm.

Madje në këtë kontekst, Majko veçoi kërkesën për komision hetimor për sjelljen e armëve kimike nga Siria, e cila u ngrit thjesht dhe vetëm për të zhvilluar luftë politike.

“Ky mekanizëm hetimor parlamentar po zhvillohet aktualisht vetëm për t’u dukur se opozita po bën “opozitë”.

Mazhoranca e djeshme ka kundërshtuar me forcë dhe rrëzuar thuajse të gjitha kërkesat për komision hetimor të opozitës së djeshme, duke i konsideruar si antikushtetuese, megjithëse ishin firmosuar nga ¼ e deputetëve, konform nenit 77/1 të Kushtetutës.

Edhe në ato raste të rralla që ka pranuar ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita e djeshme, mazhoranca e djeshme ka dhënë një kontribut eskluziv që ato ose të dështonin me sukses, ose duke mos u përfaqësuar në to, ose duke “e rrëmbyer” vetë “objektin” e komisionit hetimor”, deklaroi ai, duke theksuar me forcë se si komisioni që kërkohet të ngrihet sot, ashtu edhe ato të mëparshmet, janë shumë larg përcaktimeve interpretuese që ka bërë Gjykata Kushtetuese me të cilat gjithnjë është abuzuar.

Për këtë arsye, Majko risolli në kujtesë, lidhur me këtë çështje, në vendimin 18/2003, Gjykata Kushtetuse është shprehur se: Nëse i referohemi praktikës ndërkombëtare, natyra e çështjeve të hetuara nga komisionet hetimore ka qenë e një rëndësie substanciale apo parësore për publikun, me ndikim të veçantë në marrëdhëniet ndërshtetërore, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe mospërsëritjen e fenomeneve të hetuara në të ardhmen. Në këtë drejtim, çështjet më të shumta kanë patur për objekt: administrimin e fondeve publike, marrëdhëniet ndërshtetërore, falimentimet e korporatave apo subjekteve të ndryshme private, të cilët kanë patur impakt në ekonominë e vendit, apo hetimin e fenomeneve kriminale. …. më pas GJK shprehet se: “…jo çdo çështje publike mund të sqarohet më së miri nga parlamenti dhe të përfshihet në objektin e hetimit”.Gjykata Kushtetuese vlerëson se dhënia e kuptimit të saktë të shprehjes çështje e veçantë nuk mund të realizohet në mënyrë të plotë në vendimet abstrakte të interpretimit kushtetues.”

Jo vetëm ky vendim i GJK, sipas Majkos, por edhe të tjera më pas në 2007, 2010 etj. nëse lexohen dhe kuptohen drejt, pra në kuptimin e parë të tyre, duhet t’i bëjnë parlamentarët të reflektojmë që të mos e shpërdorojmë të drejtën kushtetuese për të ngritur komision hetimor me ¼ e anëtarëve të Kuvendit për “çdo rast”.

“E theksoj: “për çdo rast”. Se pikërisht këtë gjë ka bërë dhe po bën aktualisht opozita. “Stili” për të ngritur komision hetimor për cdo gjë që nuk pëlqehet politikisht po diskretiton këtë mekanizëm të vlefshëm parlamentar dhe seriozitetin e Kuvendit. Kuvendi po kthehet në një institucion “ndrikullash” që shahen dhe krihen pa ofruar asgjë vec banalitetit të sharjes dhe ofendimit. Kuvendi është në një nga peridhat e tij më të trishta që nga vendosja e pluralizmit si për nga cilësia ashtu edhe përmbajtja e asaj që ofron për publikun”, u shpreh ai.

Sipas Kushtetutës dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, – tha Majko, – qëllimi i ngritjes së komisioneve hetimore është për të njohur dhe verifikuar në thellësi një fenomen, një ngjarje, një veprimtari, me synimin që të nxirren përfundime mbi nevojën e miratimit, plotësimit apo korrigjimit të ligjeve të veçanta.

““Rasti” nuk mund të përbëjë kurrsesi “fenomenin”. Fenomeni përmban në vetvete një mori rastesh, të cilat krijojnë dhe tipizojnë “sjelljen në tërësi”, apo krijojnë “qëndrimin në vijimësi”. Rastet hetimore të ofruara deri tani nga opozita nuk kanë provuar “fenomenin”.

Lidhur me kërkesën më të fundit, për të mos iu referuar të mëparshmeve, nuk e kuptoj pse opozita “harron” apo anashkalon me dashje edhe norma dhe parime të tjera kushtetuese, po aq të rëndësishme sa e drejta e ngritjes së komisionit hetimor nga ¼ e deputetëve dhe që është “parimi i prezumimit të pafajësisë“. Sipas Kushtetutës askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës, pas një procesi të rregullt ligjor”, vlerësoi Majko.

Parë në këtë kuptim, ligjvënësi socialist, pyeti se si do hetohen apo ngrihen akuza për persona edhe me justifikimin e mbrojtjes së interesit publik? Si mundet të konsiderohet “fenomen” një rast dhe ku do ta gjejmë lidhjen midis tyre? Çfarë ligjesh do të kërkojë të ndryshojë opozita për të shmangur këto të ashtuquajtura “raste”?

“Mazhoranca jonë, në ndryshim nga mazhoranca e mëparshme, nuk ka si objektiv politik shkatërrimin e administratës publike dhe punësimin e militantëve, por po punon për të ruajtur dhe konsoliduar standardet bashkëkohore të rekrutimit të administratës civile në nivel qendror, si dhe drejtuesve të saj.

Thuajse cdo ditë pres dhe takoj njerëz të cilët janë në kërkim të një pune. Të hidhëruar, të lodhur dhe shpesh edhe të lotuar presin tu kthehet e drejta e punës. Për shumë prej tyre vendi i punës u humb jo vetëm nga bindjet politike por edhe nga mosvajtja në një aktivitet partiak. Një pjesë e elitës sonë është larguar dhe po largohet nga vendi si pasojë e trajtimit të politizuar të saj”, tha ai.

Madje, Majko ironizoi faktin se opozita e sotme bën sikur “harron” denoncimin që opozita e djeshme i ka bërë emërimeve në administratë. Psh. emërimit të ish drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve dhe më pas drejtorit të shërbimit të provës në Ministrinë e Drejtësisë i cili po gjykohej për akuzat e zhdukjes tragjike të Remzi Hoxhës. “Ai asnjëherë nuk e hoq nga puna, përkundrazi me forcë u mbrojt duke thënë se “prezumohet i pafajshëm se nuk ka një vendim gjykate që ta deklarojë fajtor”. Personi në fjalë qëndroi në detyra të rëndësishme shtetërore për aq sa deshën interesat e politikës së pushtetit”, u shpreh Majko.

Në objektin e kërkesës për komision hetimor pretendohet se “do të verifikohen të dhënat për fenomenin e emërimeve të kundërligjshme dhe politike”.

Me cfarë standarti e bëni këtë vlerësim?- pyeti Majko, duke vijuar me pyetjet se “cili institucion i pavarur është shprehur që emërimet në administratë janë të kundërligjshme? Cili institucion është shprehur që emërimet janë politike? Me pak fjalë ju na propozoni që politikanët të gjykojnë kush janë emërimët politike në administratë?”.

Në fund të ligjeratës së tij, Majko nuk kurseu një këshillë për kolegët opozitarë.

“Opozita, në mënyrë që ta ushtrojë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit funksionin e saj kontrollues, fare mirë mund të ushtrojë format alternative të kontrollit parlamentar si: interpelancat, pyetjet, informacione me shkrim për çështje që ajo i vlerëson të rëndësishme. Komisionet hetimore janë një nga mekanizmat e seriozitetit të marrëdhënies së Kuvendit me institucionet e tjera dhe që shpreh forcën e tij në një republikë parlamentare.

Keqpërdorimi po i kthen komisionet parlamentare në grupe me konkluzione të qarta qysh në krijim. I njejti fyell, që i bihet nga e njëjta vrimë ka të njëjtën melodi. Cobani nuk ka rëndësi pasi ai vetëm i fryn…Sigurisht!”, përfundoi Majko.

June 5, 2014 12:57
Komento

8 Komente

  1. TROJA June 5, 13:28

    Qe po e ben balte kjo shihet edhe nga populli,se u merzit,me ata dhe me ju te PS,qe ja fusin kot kjo dihet,por ky komisioni i fundit do tju djegi pak,prandaj kerkoni ti shmangeni.Kete e di dhe Majko,e dine dhe deputetet ne rrethe,e dine dhe ministrat,prandaj po e zvarisin.
    Qe nuk keni lene,nipa,vajza,kusherinj,krushqinj,pa i sistemuar aty ku keni dashur kjo dihet.Edhe ne qe shekojme habitemi si filani u be drejtor,si tjetri doli ne dogane,si tjetri ne tatime e keshtu me radhe ministri ne ministri.
    JU LUMTE,ATA QE VOTUAN SOT E ME MASTERA E ME SHKOLLE,PUNOJNE KAMARJERE,ATA QE SAKRIFIKUAN PER JU,JANE PA PUNE,AMA NJE GJE E KENI BERE;SISTEMUAT NJEREZIT TUAJ,PA KUSH PO PJERDH PER KOKE PALARET QE JU DHANE VOTAT.
    Kete kerkon te beje dhe PD,qe tju injoroje si po ju injoron me kriminelet,hajdutet,te pa shkollet,dallaveraxhinjte qe i keni bere drejtora,shefa,e komandante.Edhe kete e keni bere,se ne jetojme ne komunitet e shekojme,e i njohim,e i dime kush jane,e dime se nje qe ka mbaruar nje shkolle te larte,e qe ka punuar parukjere,emerohet drejtoreshe shkolle,pa qene asnje dite mesuese,nje qe nuk fiton konkurimet,emerohet drejtore arsimore,me 3 vjet mesuese???? nje tjeter qe sa ka mbaruar shkollen,hop,nipi i ministrit drejtor????
    KY KOMISION LE TI TREGOJE POPULLIT,SE SA U FOL PARA ZGJEDHJEVE NGA PS ISHTE MASHTRIMMMMMMMMMM………………………………………………………..

    Reply to this comment
  2. Aldrin June 5, 13:59

    Diskutimi me i sakte qe degjova sot! Ha buke vec Majko!

    Reply to this comment
  3. . June 5, 14:13

    *******************************************************************************************************

    “STATUSI”,

    sa te jete gjalle krimineli s-Ali Bisha Shqiperia veshtire te hyje ne BE.

    *******************************************************************************************************

    Reply to this comment
  4. erjon June 5, 14:21

    Ky popull kta njerez zgjedh,dhe i meriton plotesisht.

    Reply to this comment
    • G June 5, 18:05

      Prisni, prisni. Nuk keni pare akoma asgje.
      Do na duhet te pagujme leke vetem per te hyre ne nje zyre, e jo te gjejme pune.
      Vete e kerkuam,

      Reply to this comment
  5. Indinjata June 5, 20:04

    Zoti Majko, keni thënë shumë të vërteta.
    Mbi të gjitha atë që kuvendi është shndërruar në një institucion “ndrikullash” që shahen e krihen…fjalor banal, nivel banal, zero nivel intelektual, thashetheme si e “ëma e zeqos në majë të thanës”, çoroditje e qëllimshme nga gjoja “opozita” që po i “qan barku për të papunët” apo drogën që sot na qenka “gjëmë e madhe për këtë vend”, ndërsa dje ishte flori për qeveritarët e militantët… Çfarë teatri luhet akoma në “emër të popullit” vetëm deputetët e besojnë…se ne qytetarët presim që jo vetëm prokuroria por edhe parlamenti me kryesinë e vet ti vërë fre gojës pa fre të krye antishqiptarit Sali Berisha, që e futi këtë popull me kokë në m..t! Dhe sot ka gojë e flet sikur të ishte njeriu më i pafajshëm i kësaj toke, vazhdon e bën çorap një parelament të tërë, replikë e stër replikë, pse ore kështu do vazhdoni të tallni by..thën me popullin ju deputetët ?!
    Pse ore prandaj votojmë ne që të mësjojmë se kush na qenka kurvë e kurvarë, kush na qenka përdhunues e kush drogaxhi që na përfaqësoka në këtë kuvend? Ç’na qenka ky nivel “elitar” gojë shthurur si nevojtore publike që na përfaqësoka ne si qytetarë?!
    Z. Majko dhe ju deputetë të tjerë!
    Tjetër gjë presim ne qytetarët që votuam kundër bajraktarit Berishë!Jepini Ndëshkimin që meriton për ato që ka bërë dhe që ju ja numëroni si “bëma” në kuvend. Gjeni mënyrën dhe format e bashkrendimit dhe funksionimit të prokurorisë dhe organeve të drejtësisë dhe mos u justifikoni se ju si qeveri e bëtë punën duke çuar dosjet dhe më pas le të merret drejtësia! Për cilën drejtësi e keni fjalën Ju? Për drejtësinë e “3-mujorëve të plepave të plazhit”?! Ku keni parë ju të bëhesh avokat e jurist me 3 muaj stazh???? Edhe kungulli do më shumë kohë të piqet…
    Drejtësia shqiptare ka nevojë për revolucion nga themelet! Tërmet e cunami që ti shkundë të gjithë milionerët e miliarderët avokatë të drogës e përdhunimeve. Vendosni njerëz me integritet dhe të shkolluar normalisht me principe e moral intelektual e jo partiakë e militantë.
    Ne qytetarët flasim e presim se vetëm kaq mund të bëjmë. Por dhe ju vëzhgojmë e ju dëgjojmë dhe mos harroni, se zgjedhjet do vijnë përsëri…tashmë nuk i ha më njeri rrenat e flluskat bajate të fjalimeve pa bereqet…Nuk prekemi më nga fjalimet e fjalët, ne duam vetëm rezultate, rezultate, rezultate…

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi June 5, 23:24

      @ Indinjata? Më pëlqeu komenti juaj i paanshëm,pa frymë militante dhe realist. Dukuritë konkrete jane ashtu sic thoni ju. Rilindja po ecën mbi disa negativitete që do te kenë kosto për të!? Mirpo prapë nuk di si ta kalkuloj kete kosto si votues. Ja ta zemë se i ndeshkuam rilindasit mosmirenjohes por ceshtja eshtë se ku do ta hedhim ate dreq vote? Te saliu? Une kurrë!? Kjo eshte nje ceshtje dilematiko-pluraliste shume e madhe? Duopoli na imponòn o ketej ,o andej sepse zor se gjen nje alternative te trete ose te katert serioze dhe mbi te gjitha qe vota te mos të të shkoje dem!? Të shkòn dëm sepse duopoli i numeron te gjitha!? Alternativat e tjera nuk kane as komisionere,as numerues,as…? Ky eshtë rreziku i madh i duopolit politik!? Prandaj teatri i tyre përfundon atje dhe ashtu siç ka nisur “me dilemën dhe udhekryqin tonë te pafund prej 24 vjetesh”. Duopoli luan ,qesh e tallet me dilemën dhe udhekryqin tonë!???

      Reply to this comment
  6. mir June 6, 09:10

    cv jote gjithe jeten deputet, nuk te ka thene njeri puna mbare,keshtu vazhdo me kostatime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*