Kërkesë për ndihmë, rast mbifaturimi i energjisë!

June 9, 2016 15:22

Kërkesë për ndihmë, rast mbifaturimi i energjisë!

Pershendetje z.Adrian Thano.

Une qe po ju shkruaj jam Fran Doda banues ne fshatin Thumane /Kruje.JU drejtohem per ndihme pasi nuk po gjej zgjidhje .

Ne janar 2013 me vjen nje fature energjie me 6000 kw e barabarte me 97.000 leke te rinj nga ERE(Enti Regullator i Energjise).

E kam ankimuar te Kujdesi ndaj Klientit i ndodhur ne Fushe Kruje dhe me thane qe eshte hedhur ne sistem dhe hiqet vetem me vendim gjyqesor.

Kam bere dhe nje kerkese OSHEE-s per ta verifikuar .Pergjigjja e OSHEE-s mban Nr protokolli 3928/1 dhe me thote qe faturimi i muajt Janar 2013 eshte kryer ne kushte te mungeses se aparatit mates dhe faturimit, gjithashtu ne mbeshtetje te ERE-s NR 42 date 22.04.2011.

Numri i kontrates time esht DUOH080030080064 me emer te abonentit Pjeter Cici.

Ka 3 vite qe eshte vendosur matesi i energjise dhe per momentin esht 5.400 kw, ndersa ne nje fature te vetme eshte faturuar shifra prej 6.000 kw (!).

Kjo shifer eshte teper e larte dhe me duket abuzive .Me ka renduar psikologjikisht dhe ekonomikisht.

Unë jam i papune.

Gjendja ekonomike sa vjen e rendohet.

Kam nje kontrate te rregullt prej 2 vitesh.

Pres me shprese se ky email do te mirret parasysh nga ana juaj dhe botimi të tërheq vëmendjen e dikujt në Tiranë që ka logjikë dhe humanizëm.

Ju uroj pune te mbare dhe suksese!

June 9, 2016 15:22
Komento

4 Komente

  1. keshi dhe leshi June 9, 17:36

    i rilindjes, faturon jo 1 deri 31 te cdo muaji por 15- 28 te cdo muaji.
    bravo rilindje , vure sahate, por beje faturimi cdo fund muaji, dhe mos i sill faturat diten e fuajit per muajin qe paguajme

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit June 9, 22:26

    Me ka ndodhur mua vite me pare, por me shifra me te vogla. Shkova dhe u ankova tek nje qender e Operatorit te shperndarjes, se sahati shkruante psh 200 kw kurse fatura 350, gabimi ishte evident dhe s’kisha obligim te paguaja teper. Me thane qe s’benin dot gje se e kish marre sistemi, a thua se sistemi qe ndonje planet tjeter i pabanuar nga njerezit apo faturuesit qe mund te gabojne. Pas njeqind ecejakeve me thone se vertet eshte gabuar dhe do me benin ulje muajve te ardhshem, por kjo duhej paguar se ishte futur ne sistem. Mesa kuptova, ky qenka marifet alla shqiptar, me nje fjale te merr leket ne paradhenie e po je me fat e kembengul ti kthen avash-avash. Ne gjuhe juridike kur perseritet quhet ritorsion dhe po te kesh nje avokat te mire e keput ne demshperblim.

    Reply to this comment
  3. A.D.Shehu June 10, 09:19

    Hallet e medha ekonomike dhe sikletet e tmerrshme neper zyra te ketij shteti ku vetem sherbim nuk ofron per qytetaret duhet te jene me te pasqyru ne gazeta. Nuk po i plas shum bytha popullit per reformat neper lajme sa koh ka keq mbi kurriz nga problemet ekonomike.

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati June 11, 06:13

    Ore pse nuk keni kene vend per komente tek ai shkrimi o Isuf Kalos

    Hapni komentet se dua te bej nje koment atje
    Oasi une kam oas nje rast te tille kur isha i vogel si sjo mbesa e jetij Kalis
    Dhr dua ta them si e zgjidha une ate dikeme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*