Kërkime në një hapësirë tjetër për avionin malajzian

March 28, 2014 10:16

Kërkime në një hapësirë tjetër për avionin malajzian

Autoritetet në Australi thonë se kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë kanë kaluar në një hapësirë tjetër, pasi ka pasur të dhëna të reja “të besueshme” se aeroplani në fluturimin MH370 kishte fluturuar më shpejt se që ishte menduar fillimisht para se të rrëzohej në Oqeanin Indian.

Dhjetë aeroplanë dhe gjashtë anije nga gjashtë vende – Australia, Kina, Japonia, Zelanda e Re, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara – janë përfshirë në kërkime.

Zona e re e kërkimit gjendet në largësi prej 1100 kilometrash në verilindje të lokacionit ku janë zhvilluar kërkimet aktuale.

Aeroplani i tipit Boeing 777 i kompanisë Malaysia Airlines me 239 njerëz, që fluturonte prej Kuala Lumpurit të Malajzisë për në Pekin të Kinës, është zhdukur më 8 mars. / REL

March 28, 2014 10:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*