Kërkime të reja për naftë, Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të 7 blloqeve

May 16, 2015 14:53

Kërkime të reja për naftë, Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të 7 blloqeve

Për tre blloqet e para hidrokarbure, ata me numër 4 dhe 5 si dhe bllokun e Dumresë, afati i dorëzimit të ofertave nga kompanitë private është 15 qershori i këtij viti.

Dhjetë ditë më vonë përfundon afati i ofertave edhe për 4 zona të tjera, Joni 5 në det, atë të Rodonit, Panajasë dhe bllokut C.

Deri më tani, zonat hidrokarbure ishin nën administrimin e Albpetrol dhe ka qenë kjo kompani që i ka transferuar ato tek privatët përmes negociatave të drejtpërdrejta. Me ndryshimin e ligjit qeveria thotë se blloqet e reja do t’i nënshtrohen garës në një proces të hapur dhe fituesi do të zgjidhet përmes kritereve të paracaktuara.

Pas përfundimit të procesit, marrëveshja me kompaninë e përgjedhur fituese do të negociohet dhe nënshkruhet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Përmes riaktivizimit të kërkimeve hidrokarbure, qeveria shpreson të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë, edhe pse industria e naftës gjendet në një moment të vështirë, raporton TCH.

Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Disa nga kompanitë që shfrytëzojnë vendburimet e naftës në Shqipëri kanë njoftuar shkurtim të investimeve për të kompesuar rënien e të ardhurave. Por përtej konjukturës së rënduar globale, hidrokarburet mbeten një nga sektorët që vazhdojnë të thithin pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë dhe që mbajnë peshën kryesore në eksportet kombëtare.

May 16, 2015 14:53
Komento

6 Komente

  1. mirel May 16, 17:04

    I japing me koncesion sikur ua ka lene babai prone trashegim
    keto duhet ti shfrytezoj shteti dhe fitimet ti marri populli,,
    Jane keto humbje te pafalshme te shtetit shqiptar qe po te investoheshin ne drejtimin e duhur nuk kish pse vuante ekonomia shqiptare.
    imagjino cfare fataliteti eshte humbja e krijuar nga koncesionet qe vjedhin bashke me qeverine..
    kjo eshte vrastare per shqiptaret
    koncesionaret nuk kane hapur pune per shqiptaret
    pyesni njehere sa qindra naftetare jane zbuar nga puna
    pyesni njehere sa nafte shitet dhe fshihen fitimet
    dhe ata qe paguhen nuk e marrin as rrogen ne kohe, pervec drejtuesve te medhenj nga Tirana
    kjo do ndodhe dhe me Vjosen
    popullit po ja heqin buken nga goja, po ja xhvasin per duarsh, dhe me duar bosh ai duartroket
    kjo eshte e pafalshme
    shqiptaret budallenj te Jankulles
    ja keta jemi

    Reply to this comment
  2. Teli May 16, 17:47

    O mirel. Futu pak ne google dhe lexo sa kapital duhet per te hapur nje pus kerkimi nafte ne toke dhe sa duhet per te hapur nje pus kerkimi ne det. Pastaj eja komento ketu. Ku ka kapacitete shteti dhe kapital per te hapur puse?!?! Mos komentoni pa patur njohurite minimale. Nje pus kerkimi per nafte kushton rreth 60-70 milion USD investim. Nga kerkimi mund edhe te mos dale asgje dhe ti e ke marr vet rriskun ne kurriz. A ka shteti yne teknologjine dhe kapitalin per ta bere vet kete?! Nuk e bejne shtete shume shume me te zhvilluara se ne. Keto populizmat pa bazament ne fakte e njohuri jane shume te demshme. Faleminderit per mirekuptimin.

    Reply to this comment
    • mirel May 17, 02:48

      ee keq qeveria per 60-70 milione dollare
      aq I kane vetem ne nje vit bankers taksa, po hajt mos na beni te zgjuarin
      vetem likja ka 500 milione me parate e parlamentit

      Reply to this comment
  3. ilirjan May 16, 20:27

    Teli, hiqesh si I ditur per shpenzimet per cpimin e nje pusi per kerkim-zbulim nafte. Por qe ka pas nje Institutions Gjeologjik te Naftes me specialists te larte te shkelqyer, por qe ka pasur nje Qender te fuqishme gjeofizike, sizmo-gjeologjike per studimin dhe zbulimin e shtresave apo vendburimeve nafte-mbajtese, keto I di ti z.teli ?
    – Karakteristike e Qeverisjeve per keto 25vitet e fundit ka qene shkaterrimi I gjithckaje te vyer qe ishte ne sherbim te nje politike te pavarur te Shtetit dhe te Popullit Shqiptar. Kuptohet qe keto qeverisje kane qene te qellimshme per ta kthyer Shqiperine ne nje vend neo- kolonial, me varesi koncesionare – nje lloj pushtimi modern.
    Dhe Telit nuk I ngelet vec te vihet dashur – pa dashur ne arsyetim te justfikimeve te veprimeve qeverive kuislinge, edhe kesaj te rradhes Rama-Kokedhima-Meta.

    Reply to this comment
  4. info analitike May 17, 08:40

    ilirjan,
    Fatkeqesisht arritjet dhe puna e Institutit Gjeologjik bashke me ato te Qendres Sizmo-Gjeofizike, hartat e perpiluara prej tyre jane kthyer ne mall tregu ne dore te horrave te cilet kane nxjerre e po nxjerrin perfitime te pameritura e ne kurriz te vendit e te gjithe shqiptareve.
    Ne nje kohe kur Fakulteti i Gjeologji-Minierave eshte katandisur per te ardhur keq, Kryeministrit jo vetem qe nuk ia ndjen qe ta fuqizoje e te investoje per kuadro te reja por kerkon edhe qe ti zhvendose prej aty per t’i degdisur kushedi se ku.
    Menyra se si jepen koncesionet tregon qarte se mendohet me shume per perfitime te majme personale te klaneve sesa per interesat afatgjata te vendit.
    Cfare morali ka futja ne burg per ke vjedh energji elektrike ndersa lejon te vidhen miliona nga shfrytezimi i pa kriter i pasurive nentokesore qe vlen te ardhmen e ketij vendi.

    Reply to this comment
  5. Patriote May 17, 09:24

    O Teli ! Po te ishin ndjekur te gjitha rruget sipas sudimeve te Insitutit te Gjeollogjise , atij te Naftes dhe te shihej cdo gje me prioritetin per ti sherbyer popullit dhe ekonomise shqiptare , si dhe kriteret dhe mundesite shkencore te shfrytezimit te vendburimeve dhe te puseve nuk do te ndodhnin , tmerre si ato qe ndodhen tani se fundmi ne zonen e Marinzes , me kompanine Bankers, qellimi i se ciles eshte vetem te fitoje , pa pyetur per shkaterrimet , demet , pasojat e te cilave ekonomia shqiptare dhe shendeti i popullit do ti ndjeje me vone .
    Cjane keto kompani qe vetem grabisin me pretekstin se ekonomia shqiptare nuk ka mundesi per te investuar ??? Jo mor jo , cdo gje u be qe ne fillim me orientim per ta bere “toke te djegur
    Qe varesia te ishte e pashmangshme ndaj te huajve !
    Te jap nje shembull : Fabrika e Letres ne Lezhe qe u ndertua ne vitet e pushtetit socialist , me makineri moderne te kohes kishte nje kapacitet te larte prodhues dhe i prodhonte te gjitha llojet e letrave qe nga letra kalk e deri tek letrat e trasha si kartoni , me fillimin e pluralizmit e gjitha u shkaterrua dhe u shit per skrap ne Mal te Zi , kete fat paten edhe tanket e shume paisje ushtarake qe u shkaterruan totalisht me nje urdher nga ” dikush ” !
    Jam dakort me ” Ilirjanin ” dhe “mirelin” . Ne e kemi te ” keqen ” tek njerezit tane ” te shitur “

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*