Kërkimi i naftës në tokë dhe det, Qeveria shtyn afatin për ofertat

June 7, 2015 15:22 Updated

Kërkimi i naftës në tokë dhe det, Qeveria shtyn afatin për ofertat

Ministria e Energjisë ka vendosur të shtyjë afatin e dorëzimit të ofertave për blloqet e lira të naftës që do tu jepen kompanive private për kërkim dhe zhvillim. Përmes një urdhri të posaçëm ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri ka anuluar dy urdhra të mëparshëm që kishin vendosur si afat për dorëzimin e ofertave, datat 15 dhe 25 qershor, për shtatë blloqe kërkimi në gjithë territorin e vendit, si tokë ashtu dhe det.

Sipas Ministrisë së Energjisë, afati i ri i dorëzimit të ofertave do të jetë 15 korriku për 5 zonat e kërkimit në tokë që janë, Blloqet 4 dhe 5, Blloku C, ai i Panajasë dhe  Blloku i Dumres. Ndërsa për dy zonat e tjera të kërkimit në det që janë blloku i Rodonit dhe ai Joni 5 afati shtyhet në një periudhe të pacaktuar.

Burime nga ministria thanë për Top Channel se shtyrja me një muaj e afatit për 5 blloqet në tokë vjen pasi disa kompani ndër më të mëdhatë në arenën ndërkombëtare kanë shprehur interes, por kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion për studimin e të dhënave dhe përgatitjen e ofertave. Ndërsa për blloqet e detit afati është shtyrë për të përmirësuar të dhënat sizmike.

Deri më tani, zonat hidrokarbure ishin nën administrimin e “Albpetrol” dhe ka qenë kjo kompani që i ka transferuar ato tek privatët përmes negociatave të drejtpërdrejta. Me ndryshimin e ligjit Qeveria thotë se blloqet e reja do t’i nënshtrohen garës në një proces të hapur dhe fituesi do të zgjidhet përmes kritereve të paracaktuara.

Përmes riaktivizimit të kërkimeve hidrokarbure, Qeveria shpreson të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë, edhe pse industria e naftës gjendet në një moment të vështirë.

Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Disa nga kompanitë që shfrytëzojnë vendburimet e naftës në Shqipëri kanë njoftuar shkurtim të investimeve për të kompensuar rënien e të ardhurave.

Por përtej konjukturës së rënduar globale, hidrokarburet mbeten një nga sektorët që vazhdojnë të thithin pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë dhe që mbajnë peshën kryesore në eksportet kombëtare.

June 7, 2015 15:22 Updated
Komento

4 Komente

  1. lavdosh June 7, 17:12

    Ne vazhdim te diskutimeve per naften: une kam qene i vetmi qe kam mbrojtur kompanite e huaja ketu. Pa ato, nafta Shqiptare do ngeli aty ku ka qene me mijera vjete.
    Sot nga ulja e investimeve te Bankers, te gjithe ata qe ne menyre direkte (te punesuar apo kontraktore) apo indirekte (biznese qe varen nga shpenzimet e atyre qe jane te lidhur me Bankers) po vuajne pasojat e uljeve te investimeve. Ku eshte Brace dhe ata qe cireshin qe te huajte po na shfrytezojne? A lozen lojen e mafies pa e kuptuar?
    Mafia ne kete rast jane ato mbeshtetes ose kontraktore te Bankers qe kane humbur nga ulja e investimeve dhe rishikimi i shpenzimeve te Bankers

    Reply to this comment
  2. Ali Pyka June 7, 18:37

    Thana lavdosh thana, je shume larg ti qe te kuptosh lojrat e kapitalit privat. Kjo pasuri duhet ti kthehet popullit sa me shpejte. Kompanit koncensionare vetem grabisin.

    Reply to this comment
  3. Skenderi June 7, 20:43

    Ti Lavdosh, nuk je as kodosh, po nje rryp me shume vrima! Une po te pyes perse qeveritaret e spostuan armaten e naftetareve me eksperience, perse e shkrine ate baze te madhe mekanike, perse fondet u bene arshiva te kompanive te huaja? A nuk ishin specialistet shqiptare qe komunduan 2. 500. 000 t/n ne vit? Zotrote nuk je idiot, por zagar, eh sa zagare te tille ka kjo cope Shqiperi!

    Reply to this comment
  4. rruga e pandrequr 25 vjecare June 8, 09:43

    bejeni si ne patos qe populli te marrevetem helm e tu prishet shtepia dhe ju te kollarisur masni gazin e helmet dhe thoni eshte i embel

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*