Kërkohet një kamikaz për Bashkinë e Tiranës

Bedri Islami February 8, 2015 15:00 Updated

Kërkohet një kamikaz për Bashkinë e Tiranës

Disa ditë më parë, shefi i madh politik i pëdëistëve, Berisha, deklaroi se zëvendësi i tij, Basha, duhet të kandidojë edhe një herë për Bashkinë e Tiranës, ku ai vetë e vendosi, pasi shtrydhi me forcë gjithë arsenalin ristanist që kishte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kur u duk se e gjithë ajo që kishte deklaruar ai nuk kishte zënë vendin e duhur, bëri një përsëritje të njëjtë edhe dhëndri i tij biologjik, si për të dashur të dëshmojë edhe një herë se deri ku familja i kishte caktuar kufijtë për rinorin kryebashkiak, zyra e të cilit sigurisht që duhet të ketë zënë merimanga të hershme. Çuditërisht në këtë mesele u përfshi edhe një figurë e moderuar si Selami, i cili përsëriti të njëjtën dëshirë dhe e gjithë kjo të dukej si një shtyrje drejt thepisjes së një njeriu që ishte bërë pa dashur e papritur lideri i shpallur i një tribuje politike.

Për disa ditë në anën tjetër të kampit, ku janë mbledhur rastësisht një tufë liderësh teknikë të shqupasve, nuk kishte asnjë përgjigje apo hamendësim se çfarë do të bëhej, do mbështetej verbërisht edhe një herë ajo që kishte ardhur nga lart, apo do të kishte më në fund një shenjëz të vogël rebelimi. Tani vjen edhe një sinjal: Ristani, figura vajhalli e pëdëistëve, në një emision që njihet si kanali privat i Lulit, as më shumë e as më pak, përmes një përgjigje deri diku të kuptueshme, deklaroi se Basha nuk do të kandidojë më për Bashkinë e Tiranës, por…vrapoi të shtojë..ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Edhe figura të tjera teknike të PD-së, si Duma, që po ashtu deklaroi shpejt e shpejt se nuk do të jetë ajo figura debatuese bashkiake e sezonit të ardhshëm qeveritar; apo “të rrahur me vaj e me uthull”, si Bode, që po ashtu bëri të ditur se ende nuk janë përzgjedhur kandidaturat; kanë dhënë sinjalin se janë ende në kërkim të një figure, sado pak e njohur, që do të ishte kandidati i tyre për kryebashkiak të Tiranës.

Në zgjedhjet e ardhshme vendore, PD-ja do të jetë në hallin e saj më të madh politik e administrativ. Jo nga ndarja e re territoriale, e cila, thënë sinqerisht, ka edhe ajo hilet e lëshimet e veta, por thjeshtë nga fakti se pavarësisht se bërtasin me zë të lartë si Beni që kishte humbur në pyll, ata, të gjithë, që nga plaku i gojëprishurve e deri tek bijtë e bijat që po futen në politikë, disa nga dera e parë e disa nga dera e pasme,e dinë krejt mirë se shumë nga bastionet e tyre do të jenë të humbura. Do të jenë të humbura edhe bastione të rrënjëzuara si të tyre, por mbi të gjitha do të jetë i humbur një bastion që e kishin të tyrin vetëm një herë ndershmërisht ose jo, në zgjedhjet e para pluraliste, Tirana.

Shqup-i politik, si asnjëherë më parë, edhe pse qeveria “Rama” ende nuk po dëshmon të gjithë atë që është pritur prej saj, i duhet të bëjë atë që nuk mund të bëjë: përmbysjen e gjërave. Herë të tjera ata e kanë bërë ose përmes dhunës, që ka pasur pas vetes djegie, shkatërrime e masakra; ose përmes ristanëve, të cilët, të bindur se në këtë vend nuk ka asnjë lloj shteti ligjor, nuk kishin kurrfarë droje të futnin të gjitha duart në kutitë e votimit. Basha, i fundit kryebashkiak i shqup-it, është shembulli më i zëshëm për këtë. Katër vite më parë ai mori çelësat e një bashkie përmes kësaj masakre elektorale, e për më tepër kishte në krahët e tij disa nga ata që tashmë janë kundërshtarët e tij politikë e administrativë, lësëistët e Metës.

Basha ka para vetes dy gjëra të mëdha, të cilat nuk dihet ende se si do i zgjidhë. Problemi i parë i tij është përballja me Familjen, e cila e mori prej veshi, që aty ku ishte, në kthinat e hetuesisë së UNMIK-ut dhe e bëri ministër tri herë rrjesht, dhe ku, në të tria herët bëri gjëmën. Bëri gjëmën e parë në Rrugën e Kombit, ku u zhdukën rreth 220 milionë euro dhe ku ai vetë u zhduk nga procesi gjyqësor përmes një procedure cinike, me aktorë prokurorë dhe gjykatës; bëri gjëmën e dytë kur për hir të një buzëqeshje të Bakojanis…e jo vetëm për këtë…, nuk e kishte për gjë të nënshkruante si dhuratë pjesë të mëdha të detit të jugut të vendit të tij, si të ishte një pjesë që ia kishte lënë “Vefa” kompani; së treti, bëri gjëmën e madhe në vrasjet e 21 janarit. Askush më mirë se familja e tij politike, me një seli berishiane, nuk i di këto gjëma të Bashës. Ky i fundit e di krejt mirë se sa herë që plaku flet për dosjet dhe arkivat që janë tek ai, domosdo janë edhe dosjet e tij. Përvoja shumëvjeçare ka dhënë shenja të plota se sa herë që plaku sherrxhi sheh të largohet dikush nga tufa, ai zë defterët e tij të vjetër të dosjeve dhe bën numërimin. Pastë rahmet!, por kështu bënte edhe Enveri me ditarët e tij.

Problemi i dytë i Bashës është se ku do të gjejë një zëvendësues për kandidimin e kryetarit të bashkisë, i cili, më së paku duhet të plotësojë tri gjëra: të jetë deri diku i mirëkuptueshëm nga familja; të jetë i gatshëm të bëjë harakiri politike, por duke pasur një bonus financiar dhe së treti, të mos ketë një humbje fatale, sepse ky do të ishte edhe fundi i tij politik, por jo ekonomik. Këtë të fundit ai e ka ndrequr që nga liqeni i Tiranës, e deri në Holandë.

Ku do e gjejë Basha një figurë të tillë? E vështirë. Në PD ata që janë të mundshëm për një kandidaturë të ardhshme përgjithësisht janë humbameno, figura që më shumë të bëjnë të qeshësh se sa t’i marrësh seriozisht. Disa prej tyre janë edhe më tej se kaq, janë groteskë, si Bumçi, Halimi, Ristani, Muli që po humbet, Duma apo ndonjë tjetër si Strazimiri. Të tjerë nuk ka. Edhe ata që janë disi më të gjendshëm, ose janë të ngopur deri në grykë me pasuri, ose, jam i bindur, se janë shumë më të mençur se sa mund t’i vlerësojnë të tjerët duke i futur në këtë mesele. Rruli, për shembull, nuk ka se çfarë fiton më tej; Selami është shumë më dinjitoz se sa të futet në lojën e kamikazit për hatër të një Bashe, që pasi nuk dihet mirë se kush e solli, do të dihet mirë se kush e hoqi. Ndërsa, nëse do të provojë që të kandidojë një Eno, me dy “n”, atëherë çdo gjë do të ishte më shumë se sa groteske.

Ku do ta gjejë Basha një figurë të tillë, që merr përsipër një rrezik të trefishtë: t’i kundërvihet familjes, të bëjë harakiri politike dhe të mos humbasë si në një katastrofë?

Përmbytjet e fundit të jugut të Shqipërisë nuk e nxjerrin dot atë nga balta. Përpjekja për të devijuar këtë vërshim drejt politikës do të jetë një boomerang tjetër politik i tij. I mësuar të bëjnë të tjerët politikë në vend të tij, ndërsa ai vetë fryhet, ka harruar se ky është një vit elektoral për zgjedhjet vendore dhe në këtë rast, ata që janë dëmtuar, janë pikërisht vendorët. Edi Rama është aq i mençur sa ta dijë këtë edhe pa ja thënë kush, por Bashës duhet që t’ja thuash. Duke qenë vit elektoral, jo i zakonshëm, Rama do të bëjë gjithçka që nuk bënë demokratikasit kur ishin në pushtetin e përmbytjeve, për të devijuar vërshimin e përmbytjeve dhe për të mbajtur një fjalë që tani po e jep përmes rrebeshit.

Cilin kamikaz politik do të gjejë Basha për të ruajtur edhe për disa kohë pushtetin e tij juridik mbi PD-në dhe pushtetin e tij financiar mbi Bashkinë e Tiranës? Kjo ende nuk dihet. Dihet vetëm se ky është një mision i vështirë, ashtu si ripërsëritja e masakrës elektorale të para katër viteve është një mision i pamundur.

Nuk e di se cilin do të ketë përballë kamikazi i Bashës. Është ndoshta ende herët për të debatuar përmes një koalicioni, ku secila pjesë, edhe pse në përpjesëtim jo të drejtë, do të kërkonte pjesën e luanit.

Zaret janë hedhur, por në kahe të kundërta. Ndërsa Basha kërkon një figurë që të bëhet theror, pa u prishur trekëndëshi i tij që thamë më lart; mazhoranca e sotme kërkon një figurë që, përmes rikthimit të pushtetit aty ku ishte, të mos ndajë krahët e një bashkimi, që aq sa është normal në linjën e politikës, përmes së majtës që u nda rastësisht, aq edhe mund të mos jetë normal nëse do të shtrohet para tyre linja e përfitimit.

Basha po provon për herë të parë se sa e vështirë është të jesh në politikë. Deri tani atë e kanë marrë për dore njerëzit e familjes dhe e kanë sjellë deri këtu. Tani, për dreq, cilin do të marrë për dore Basha dhe ta çojë drejt humbjes?

Kërkohet një kamikaz.

 

Bedri Islami February 8, 2015 15:00 Updated
Komento

17 Komente

  1. bato February 8, 15:18

    Mos u shqetesoni miq te gazetes Dita, sepse kamikazi eshte i gjetur: Ai do te jete kreshnik Spahiu i cili sic e tha Rama para 23 qershorit: ” po reklamohet si shqiponje, por duket se eshte sorre!”.Koalicioni i fitores lulushhiane do kandidoje Nikun me sorren ne zemer e shqiponjen ne dukje!

    Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE February 8, 22:11

      Jo ksaj rradhe do jet nji femen kami.moce te PD-se.
      e shijshme si pule e pjekun ne furre brenda Shqupit impotent.
      Po ta them troç si grue e rrafun me voj e uthull qi jom,…
      e verteta osht se Grida osht e bukur ,e ka zjarrm- dafllakun –
      Ajo se meriton me e qujt kafsh-politique.
      por femen e ngjitme hava si Turbin energjie-per politi-qiu
      Ajo osht mekat me e fut tek individet e konkurueshem politik,——–por tek elita e politikanes se kari-kueshme nga politika.
      Folkzeza e Bashes , kujton se veç ajo e ke te rrujtun si dikur Zholefina e Barbullushit qi Sal Grosha e boni Krye-palla-mentare.
      Dy sorrat e Shqupit kan hy ne politik duke majt komet me krahet hapas
      Ksaj i thuhet hashiqare je kami-moce qi katapultun si—
      GRIDA GUIDON GOPIN drejt majave te pushtetit.

      Reply to this comment
    • Esmeri February 8, 23:06

      Po pse lodhet kot Sali Berisha,qe te caktoje njeri per te kandiduar per kryetar Bashkie ne Tirane???
      Ai humbjen e ka te garantuar,pra sa te caktoje nje nga te vetet qe ka leke plot neper llogati te shumta,me mire t’u beje thirrje HAMENJVE TE SHUMTE,qe jane tek Ushtari i Panjohur,se mbase pranon kollaj ndonjeri nga ata!

      Reply to this comment
  2. dita February 8, 15:22

    SA i dobet ky shkrim aq dhe militantesk? Nuk ja vlen tu thuash qe nede nuk e keni kutuar se BASHA do ja haje shume shpejt KOKEN RILINDJES prandaj dhe mediat e majta perfshi dhe ju keni vene gjithe borite kunder tij! I keni bere nder se sa me shume mereni me te aq me shume tregon se sa vlere ka ai dhe sa i rezikshem eshte per RILINDJEN.

    Reply to this comment
    • bato February 8, 16:02

      dita
      E njeh ti cili eshte Lulushi apo ja fut kot? O lumemadh, Lulushi eshte nje idiot qe di vetem te qeshe dhe te beje ato qe i diktojne me shkrim te tjeret. Po qe se ke pak kulture, fare pak, ndiq punet e tij si minister transporit- 230 milion euro te vjedhura dhe pergjigja e ti idiote kur shpetoi nga gjyqtaret e Sales: ” E shikoni, drejtesia triumfoi!”, pa dale fare ne gjyq. U be minister i jashtem dhe firmosi shitjen e detit ne Greqi. U be minister i brendshem dhe verrau 4 njerez kot me kot me 21 janar. Pranoi si mjeran fitoren per bashkine e Tiranes nga Ristani me dhunim te kutive te votimit, dhe me e poshtra; sabotoi me lista e presione votimin e Olldashit, e eleminoi me dallavere dhe ndoshta edhe e eleminoi fizikisht( jo vet ai, se vet te rruan bishtin, por ata te Sales qe eleminuan Azemin, Remziun, Kosta Trebicken, Komisaret e policise, nja nente vete, Ikonomin e shume te tjere). Luli eshte thjesht nje deshtak dhe ti qe e lavderon, ose je i trashe e i paditur, ose je nga ata qe bejne detyren ne fcb se i paguan Doktor mavria nga Vicidoli.

      Reply to this comment
  3. fred February 8, 15:23

    Hahahahahahaha…super te medhenj jeni, ku e keni gjetur kete…hahahahaha

    Reply to this comment
  4. Elektricisti February 8, 15:27

    Po ja mund ta marre persiper kete rol “grotesku’ Paloka ose “sherrxhiu’ Strzmiri duke i dhene garanci qe nuk do ta rrahe me jeri

    Reply to this comment
  5. Qimi February 8, 15:43

    , Per mue kanidatura ma e mire ashte XHELAL MZIU!Ai ka esperiencen e duhun ne ndarrjen e ndihmave,ne SMS qe ka me i dergue duke fillue qe nga M.Bregu e deri te ajo lavirja e palmave!Un e deklaroj voten teme per Zhelanin qysh sot.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini February 8, 16:08

    Z.Islami,

    shkruani dicka krijuese sepse keto gjerat “me ndjenje” i kemi ne gjak ne shqiptaret.
    Tirana nuk eshte Hasi dhe as Golloborda. Aty nuk te bejne “derman” as kollovaret e Saliut dhe as malokeria e zbritur me kuc e mac, per te gjetur nje vrime per te mbijetuar.
    Ne kete Tirane, mund te kandidoje tipi menefregist i Edi Rames. Ai eshte nje prej tyre dhe pranohet si i tille. Te tjeret jane gojore pa kuptim, qe nuk ia vlen as ti degjosh te hapin nevojtoren.
    Lulzimja eshte produkt i bjeshkeve te nemuna. Ai mund ti shpetoje burgut, prej ndihmes se bjeshkeve por nuk do behet kurre pjese e ketij qyteti qe quhet Tirane.!!!

    Reply to this comment
    • Iliri February 8, 17:10

      Cke me Golloborden ore vrime shpuar. Kujtoni se dilni plot mend po te ofendoni nje krahine te tere. Nuk je gje tjeter vetem nje injorant noterik qe infesionin tend politik e kalon me mosturbime.

      Reply to this comment
  7. i ri February 8, 16:42

    Eshte e natyrshme se Basha tani do te paguaje per nderin qe ju be.Hapet keshtu sipari i nje loje te ndyre qe ben klani vicidolas,ku mbetet per tu pare se kaqellim qe ta beje theror ne rrugen e ringritjes se trete te tij drejt pushtetit kryeministror apo me keq per riciklimin e nje figure te re (ne mos qofte edhe dhenderr bandilli) te besuar per te mbajtur dominimin politik e partiak Nga ana tjeter i quajturi kryetar me ata mbeshtetes te pakte e te trembur ka te drejten te pretendoje ti shpetoje ketij kurthi e pse jo te enderroje neser piedestalin .Ata e dine tani ne te dy krahet se ne keto zgjedhje do te dalin si rruar qethur,e po behen perpjekje pe te minimizuar humbjet e per te gjetur edhe justifikimet.Ne kushtet kur p.d. mbeti pa u pastruar nga e kaluara me keq e me veshtire dota kene ata te rinj qe kerkojne forcimin e partise.Kjo eshte p.d. jo vetem e kaluara ,por edhe e sotmja e me sa duket edhe e ardhmja e afert ka per autornje deshtak sali vulehumburin.

    Reply to this comment
  8. TOMORRI February 8, 16:52

    Kaq e sigurt eshte humbja???
    Kerkohet kamikaz???
    Shikon ndonje meteor ndrites nga ana e PS??
    Opsioni Rilindas i eskavatorit dhe burgut nuk eshte model per te fituar Tiranen.
    Basha nuk po e provon per here te pare sa e veshtire eshte te jesh ne politike.
    Edhe kur te cojne ne dasem per dore, lugen ne goje do e fusesh vete persa dasma vazhdon.
    E ke gabim.
    Ai nuk ka nevoje per kamikaz, por eshte alternative dhe jo per here te pare.
    Kur i themi Rames politikan pse nuk e paska kete drejte Basha.
    Njeri lyen dhe qesh tjetri qesh dhe te lyen.

    Reply to this comment
  9. niku February 8, 18:11

    keni haruar Bozdon

    Reply to this comment
  10. roberto February 8, 20:33

    E U R E K AAAAAAAAAAAAAAAA!!!
    E ku mund te gjeje PeDe-ja nje kandidat per kryetar Bashkie ne Tirane qe t’i THYEJE KAFKAT SOCIALISTEVE,si …………Kaci i ZI Islami……. prej Mallakastre?????
    Ai i ka te gjitha dhuntite qe i kerkohen per kete post:
    -E do Berisha,
    -Leke ka plot,
    -Edhe po humbi nuk e ka problem ,se TURPIN E KA NGRENE ME BUKE ME KOHE!!!

    Reply to this comment
  11. beni February 8, 22:38

    Le ti leme analizat dhe te ghezohemi qe i erdhi fundi i mandatit ketij idioti, hajdut e vrases qe filloje shkaterrimin e Tiranes (i hoqi edhe ate stacion ztreni qeshrak dhe e la si mos o zot kryeqytetin e vetem ne bote pa stacion treni), le te gezohemi qe edhe ky do te iki nga skena dhe urojme qe te jape llogaro para drejtesise per krimet qe ka bere…

    Reply to this comment
  12. albani February 9, 00:27

    Shenim imi: Lidhur me te paren, nuk quhet gjeme, sepse 220 milionë eurot e zhdukura, kane shkuar ne buxhetin e Familjes dhe te Fazlliçit; per te tjerat po, jam ne nje mendje me gazetarin.

    Pra, gjema e pare e mirefillte eshte shitja e truallit (detit) te Shiperise tek greku; gjema e dyte dhe me mizorja dhe veprimi kriminel eshte ngjarja e 21 janarit, ku u vrane 4 njerez te pafajshem.

    E mendoj se nje gjeme qe nuk e ka thene gazetari, eshte “vrasja” e Sokol Olldashit dhe me pas edhe “vrasja” e Artan Santos. A i keni degjuar ndonjehere keta kreun e berishajve dhe kreun e bashajve te flasin per keto dy ngjarje? Jo! Sigurisht qe jo!

    Ajo qe mund te them une eshte kjo: Kandidatja me e mire per kreun e bashkise se Tiranes eshte çiljeta, ose kandidati tjeter eshte Muli, apo Flamur Doktor Noka.

    Reply to this comment
  13. pijaneci i shqupit February 10, 09:04

    une them vetem srazimiri do fitonte ndonje rrip wtf shqup sal e lul futja prapa mos ja zhgul

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*