Prokurorët kërkojnë sërish bllokimin e pasaportës për Saimir Tahirin

February 11, 2018 19:56

Prokurorët kërkojnë sërish bllokimin e pasaportës për Saimir Tahirin

Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të kthejë masën e bllokimit për pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit ju kthyen nga gjykata 1 muaj më parë.

Ky institucion ka kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila i hoqi sekuestron për pasaportat e Tahirit.

Sipas të dhënave zyrtare publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë mësohet se rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ende nuk është përcaktuar ora dhe data e seancës së parë të shqyrtimit të çështjes.

Ish-ministri Tahiri hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, bazuar në aktet hetimore të referuara nga drejtësia italiane.

Në hetimin e saj prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Në Janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje.

l.h/ dita

February 11, 2018 19:56
Komento

17 Komente

  1. Izeti February 11, 20:10

    Sames I vine anash,,,,,bejne zhurme.per te mbuluar zullumet e tyre,,,,,,,,,,Duan te fajesojne Samen se dy trafikante I permendin emrin ,ndersa ata qe kapen duke vjedhur me vidio ,na I nxjerrin vidiot e montuara.

    Reply to this comment
    • Artemisa February 11, 22:57

      Kurse ti me Ramen ate me video e bete president.

      Reply to this comment
      • a.m February 12, 14:42

        Metes i japin fuqi ata qe e votojne mer lal. Ca faji ka Rama. Ky popull keta perfaqsues ka. Kur nuk ka gjykata qe ti denojne, c-fare do beje Rama, gjyq partie??!

        Reply to this comment
        • Artemisa February 12, 19:15

          Gjyq partie te mos beje por edhe president te mos e bente.
          Se per Meten kater vete dhane jeten, dhe ato jete e bene kryeminister.
          Per ju ripjellesit nuk eksiston kurre mundesia qe Rama te beje gabime ( ne fakt nuk eksiston mundesia qe ai te mundet te beje nje gje te hairit).

          Reply to this comment
  2. info analitike February 11, 20:29

    Ore shoke si eshte problemi i ketij qe e perjashtuan nga radhet e partise e nga te gjitha forumet e partise. Zakonisht shoket i shterngojne radhet aq me teper rreth ketij ministrit te suksesshem qe beri namin duke embushur policine me kanabiste, kriminele e trafikante.. Perse kriepsikopati i dha shqelmin pa pritur vendimet e gjykatave? Ti kete thene ndonje llaf ne vesh shoku Lu liderit global.

    Reply to this comment
    • AZEM ESKOBARI February 11, 21:03

      jam dakort ti hidhen celsat ne det saimir tahirit

      POR ME NJE KUSHT

      te futet ne burg me pare DROG-DILLERI ZEN BERISHA

      dhe e dyta te prishen lapidaret e azem hajdarit qe filloi plantacjonet e lazaratit ..
      Nja pesë ditë më parë, në Gjirokastër shkoj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Me ze të plotë dhe fuqishëm, gjenerali deklaroi se nxjerrja e Lazaratit nga harta e zezë e prodhimit dhe importimit të drogës, është një ndër objektivat kryesore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Gjenerali e kishte hallin tek Lazarati. Aty tha se asnjë kilogram hashash nuk duhet të dalë jashtë kufirit të vendit tonë. I kemi fotografuar fushat dhe nuk ka gjë tha gjenerali. Mirëpo hashishi është në kubik, dhe policia i ka bërë fotot natën thonë gojët e liga. Aq më shumë që Kryeministri e përmendi Lazaratin si bastion të PD-së. Lazarati është një fshat që ka një kaluar patriotike të lavdërueshme. Por edhe më shumë se aq. Lazarati është fshati që ka arritur të bëjë atë që nuk ka arritur asnjë katund apo qytet në shtetin shqiptar. Lazarati është një fshat shumë i zhvilluar, me ekonomi model, i njohur si qëndër e prodhimit dhe e përpunimit të bimëve medicinale e me marredhenie shoqerore shume te mira. Por edhe pse nuk përflitet fare në media, Lazarati është në qëndër të vëmendjes së shqiptarëve, të politikës dhe të parisë së Tiranës.

      Një Eldorado Moderne Shqiptare

      Njëra nga qëndrat më të rëndësishme industriale dhe të bujqësisë bashkëkohore shqiptare, Lazarati ka buqjësi të zhvilluar si dhe teknologji moderne dhe të avancuar. Komuna e Lazaratit gjendet në Malin e Gjerë, pjesë e krahinës famëmadhe të Lunxhërisë, rreth 3 kilometra larg qytetit të mbushur me të papunë të Gjirokastrës. Lazarati ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë, ka rreth 700 familje me rreth 6500-7000 banorë. Prodhimi i Përgjithshëm lazaratas saktësisht nuk dihet, por dihet se shteti shqiptar dhe shtetet fqinje si Italia e sidomos Greqia, kapin afërsisht një miliard euro vlerë në vit mall që nuk zhdoganohet nga Lazaratasit që e konsiderojnë doganën një mjet vjedhje e pasurimi nga ana e shtetarëve. Kjo vjen vetëm nga hashish, sepse heroina e përpunuar nuk numërohet. Si e dimë këtë? Po ja, në gjsymën e parë të vitit 2012, policia ka kapur drogë Lazarati (me famë botërore, e preferuar nga Hollandezët e të tjerët) me peshën 5,000 kilogram ose pesë ton të destinuar për Itali e Greqi. Një ton hashish kushton 93 milionë euro. Pesë ton bëjnë 465 milionë euro vlerë shitjeje në rrugë. Po në një vit? Ja të themi se po kaq kapen edhe në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse atëherë bëhet rritja e përpunimi. Pra, nuk është ekzagjerim të thuhet se vlera e hashishit të Lazaratit që kapet nga policia i kalon 930 milionë eurot në vit. Shto këtu edhe heroinën, sepse policia kapi edhe 50 kilogram heroinë me vlerë shitjeje në rrugë 3-4 milionë euro e shumë ngarkesa të tjera e të tjera e dalim tek një milliard dollar mall ‘humbje’ të sekuestruar nga shteti.

      Pra, edhe sikur humbjet të jenë edhe 50%, Prodhimi i Përgjithshëm Lazaratas i kalon dy miliard eurot në vit. Kështu që përafërsisht, cdo lazaratas kontribuon me rreth 200,000 euro në ekonominë shqiptare. Në terma formal, Lazarati, edhe pse nuk është i regjistruar kund, dhe pjesë e ekonomisë informale, kontribuon afërsisht 5% të të gjithë prodhimit kombëtar të deklaruar shqiptar. Mirëpo, duke e ditur se sa e korruptuar është policia shqiptare, druhem se përqindja është ku e ku më e lartë. Nga përvoja personale e di që policët shqiptarë të kërkojnë para për një kundravajtje, dhe nuk besoj se druhen shumë që të kërkojnë para për ngarkesa të mëdha. Duke e ditur se ka për të gjithë, duhet vlerësuar me keqardhje se sasia e drogës që kalon duhet të jetë nja 10 herë më shumë se ajo që kapet. Por kjo është një hipotezë që e hedhin dashakeqësit. Vetëm Lozarati e di të vërtetën. Por, po supozojmë se humbja është diku tek 50%.

      Në shumë drejtime, prodhimi bujqësor në Lazarat është i nivelit të dëshëruar nga kryeministri. Lazarati është shumë i modernizuar dhe përpunimi i produkteve bujqësore është i digjitalizuar. Në Lazarat ka 23 laboratore të përpunimit të bimëve medicinale. Nerëzit jetojnë me standartet më të larta të mundshme, kanë shtëpi e vila që nuk i gjen as në zonat e pushimit të miliarderëve të botës. Vilat e Lazaratit janë blu nga bulerat e ujit dhe janë kështjella të vërteta, me mure, tela, dhe me dyert e rënda. Pasuria e familjeve në Lazarat është përrallore.

      Por Lazarati është model i liberalizmit. Në Lazarat nuk ka nevojë për shtetin sepse nuk ka krim. Në Lazarat nuk ka polici. Në Lazarat nuk vjedh njeri. Të gjithë i kanë dyert hapur dhe kush bën krim gjykohet “fshatce” sepse janë të gjithë të lidhur me martesa, krushqi, shoqëri e interesa ekonomike. Në Lazarat nuk ka uri. Në Lazarat nuk ka piramida financiare apo universitete private. Lazarati ka edhe një besim të thellë fetar në vlerat demokratike sepse shenjti i Lazaratit është Qytetari i Nderit, Azem Hajdari të cilit i këndojnë një këngë dhe që ka një shesh me emrin e tij dhe një memorial, që dikush u mundua ta hedhë në erë por që u rivendos me dinjitetin e duhur. Azem Hajdari ka shkuar në Lazarat si në shtëpinë e tij dhe dashuria e Lazaratasve për të është e dukshme. Të gjithë lazaratasit punojnë bashkë, ndajnë detyrat dhe të ardhurat me drejtësi dhe kontribuojnë në mbarëvajtjen e ekonomisë së katundit më të madh e më të pasur të shtetit shqiptar e të botës. Sic tha edhe kryetari i Komunës, Lazarati ka ndërtuar rrugët më të mira, dhe ka bërë investime të dukshme sepse ka ujësjellës, energji, rrugë të shtruara e siguri absolute. Por ka edhe një standard jetese të lakmueshëm. Për shembull kur shkon tek Sheshi “Azem Hajdari” të merren mendtë nga market e makinave. Lazaratasit nuk emogrojnë. Përkundrazi atje shkojnë emigrantë nga e gjithë Shqipëria që për 2000 lekë të reja, nisen nga Sheshi “omonia” në Gjirokastër dhe punojnë gjithë ditën në fushën e hashishit, një bimë që në Hollandë, një vend i Bashkimit Europian, konsiderohet medicinale.

      Lazarati vizitohet rregullisht nga politikanët e niveleve të caktuara sic ishte fjala vizita e Lulzim Bashës, asokohe Ministër i Brendshëm, që nga Lazarati deklaroi me 24 Maj 2010, se kishte shkuar atje së bashku me deputetin e zonës, Genc Ruli, për të dërguar një mesazh të fortë Europës, sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati. Lazarati është modern, i digjitalizuar, i kompletuar, dhe që kontribuon shumë në ekonominë kombëtare. Prandaj edhe Kryeminsitri Sali Berisha e përmendi në programin e tij ekonomik si një sukses për vendin.

      Influenca e Lazaratit është e thellë edhe në kulturë, sepse Lazarati ka hyrë edhe në mitologjinë popullore. Për shembull kur flitet për dikë që përsërit fjalët e politikanëve thuhet, “Nga Lazarati e merr mallin që tymos ky njeri apo nga ndonjë vend tjetër?” Mirëpo e vërteta është se Lazarati ia ka dhënë fjalën Partisë Demokratike dhe personalisht kryetarit të saj, Dr. Prof. Sali Berisha, që nuk do të rrisë më hashish por vetëm sherbelë e caj mali deri në zgjedhjet e vitit 2013. Atëherë, hashishi që është në kubik bëhet gati për tu mbjellë dhe Lazarati nuk e shkel fjalën. Po fitoi PD, policia nuk shkel në Lazarat. Po fitoi PS, Lazarati merr armët dhe pushton të gjithë komisariatet e policisë.

      Problemi i Vogël i Lazaratit

      Edhe pse Lazarati ka 23 laboratore e punishte të përpunimit të bimëve medicimale, Lazarati ka vetëm një problem të vogël. Në Lazarat kultovihen hapur bimë aromatike e mjekësore si qepa, hudhra, e spinaqi, caji i malit e sherbela, por më së shumti hashish. Problemi i vogël i Lazaratit është se të gjithë zogjtë e minjtë janë të droguar nga hashishi. Në Lazarat nuk ka shumë gjarpërinj e nëpërka sepse mbasi hëngren minjtë e dehur me hashish, gjarpërinjtë ngordhën në vrimat e tyre. Ndoshta me Lazaratin në mendje, në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Sali Berisha foli shumë për bimët bimët aromatike e mjekësore. Sali Berisha theksoi rëndësinë e kultivimit e të përpunimit të këtyre bimëve për zonat malore, sepse në zonat si Kukësi, 46 % e popullsisë jetojnë me ndihma nga shteti. Ku është dallimi midis Kukësit e Lazaratit? Nuk ka dallime përvecse në pasurinë që kanë. Kukësi është i prapambetur, dhe Lazarati është me bujqësi digjitale. Mirëpo, duke qënë se rritja e bimëve aromatike si hashishi nuk është problem i madh, shqiptarët e tjerë nuk janë budallenj dhe nuk duan të mbesin të varfër. Pse të rrisin caj mali, kur mudn të rrisin hashish të cilësisë së lartë? Disa nuk e dinin se c’ishte hashishi dhe mbollën kërp, po tashti e dinë të gjithë. Në dhjetë vjet kanë hyrë të paktën 20 fjalë të reja për të përshkruar hashishin dhe marijuanën. Edhe pse Sali Berisha premtoi se qeveria do t’i mbeshtesë me “laboratorët më modernë që ju duhen për të gjitha llojet e certifikatave, për vërtetimin e cilësisë së tyre”, prapë nuk tingëlloi bindës sepse ai po flite për luledelet, cajin e malit dhe sherbelën. Modeli i vetëadministrimit demokratik të Lazaratit është një shembull shumë tundues për shqiptarët e tjerë. Ky është modeli i zhvillimit nga poshtë. Të vijë një herë laboratori, dhe pastaj shohim e bëjmë.

      Jo vetëm kaq. Familjet e shquara e me traditë Lazaratase punojnë e kontribuojnë në shumë fusha, që nga industria ushqimore tek transporti dhe kontrollojnë interesa të mëdha në fusha të caktuara. Lazarati ka një traditë kulturore shumë të shënuar, një grup poetësh cilësorë dhe një grup polifonik që është nga më të mirët në shtetin shqiptar. Natyrisht kënga më e famshme është ajo për Azem Hajdarin që e gjeni ketu: http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=kYYSvKf9ëJE .

      Influenca e Lazaratit

      E vërteta është shembulli i Lazaratit po ndiqet me shpejtësi nga të gjithë katundet që kanë të njëjtën klimë dhe mundësi. Mirëpo, thelbi i suksesit është të kesh mbështetjen e shtetit. Dhe në rastin tonë, katunde të tëra që e kanë kuptuar se si luhet loja, nuk e kanë pasur shtetin në qendër të vëmendjes për e kanë vënë në qëndër të vëmendjes. Në se shteti nuk i mbështet në rritjen e legalizimin e drogës, që duhej ta kishte bërë me kohë, se Tirana qelbet nga drogat, se nuk ke lokal, pub e mejhane publike ku nuk vjen era e drogës, shteti duhet bërë që të mbyllë sytë. Dhe shteti, që në fund të fundit funksionon sepse ka ca njerëz që punojnë si zyrtarë, bëhet i verbër kur tunden shukat me para. Zyrtarët duan të cojnë fëmijët në shkolla jashtë shtetit, duan të shkojnë me pushime, duan të kenë dashnore, të blejnë makina e shtëpi, dhe të mbajnë vjehrrrën në azlin e pleqve. Pse me rrogën e shtetit do ta bëjnë këtë? Zyrtarët duan të kenë jetën e lazaratasve. Dhe zgjidhja që ne kemi gjetur është që të bëjmë atë që nuk e ka bërë kush tjetër. Cdo katund ka përfaqësuesin e vet në shtet që mbron interesat e katndit. Bile, kemi bërë një gjë që nuk e bën njeri. I kemi marrë kultivuesit e drogës dhe trafikantët, dhe … iu kemi lënë në dorë shtetin. se ky shtet është shteti i popullit dhe kush më mirë e njeh popullin se ata që dalin nga shtresat që kanë provuar burgjet e vendit e të huaja? Kush më mirë e kap hajdutin se ai që është mjeshtër me vjedhë vetë? Kush e gjen vrasësin me lehtë se krimineli? Askush. Kush më mirë e njeh kodoshin se vetë kodoshi? Askush. Prandaj kjo zgjidhje që kemi gjetur ne është ideale. Lisi cahet me pyken e vet dhe në krye të shtetit kemi vënë përfaqësuesit e bandave e trusteve të krimit. Mirëpo ajo që nuk parashikuam si duhet ishte se këta nuk kanë bërë kthesë por po punojnë bashkë me shokët e rrugës, të semaforit, të burgut, e të krimit.

      Politikanët Për Lazaratin

      Në se ne kemi para syve modelin e sukseshëm të bujqësisë digjitale industriale shqiptare Lazaratin, duhet të mos harrojmë edhe kontributin e politikës dhe të politikanëve. Heshtja e politikanëve nuk është e justifkueshme. Asnjëri prej tyre nuk e përmend Lazaratin. Por ne duhet të vlerësojmë këtë qëndër zhvillimi, sepse sukseset meritojnë vëmendje dhe fenomeni i Lazaratit meriton më shumë vëmendje në këto zgjedhje. Lazarati është modeli i suksesit, dhe për shumë shqiptarë Lazarati është modeli i së ardhmes që po imitohet me shpejtësi. Lazarati është ndoshta vetmi fshat që ka arritur të rrisë rendimentin 300%. Para ca vitesh morën një farë që mbillet në klimën e Malit të Gjerë dhe tashti nuk rritet më kacube por bëhet pemë dhe në vend të një kilogram, pema jep tre kilogram. MEgjithatë Lazarati ka një shenjt të vetin, një politikan të shquar, Qytetarin e Nderit, Azem Hajdarin. Hajdari ka qënë një ndër ata që ia hapën rrugën e zhvillimit dhe të modernizimit këtij fshati duke e bërë pjesë të ekonomisë botërore dhe Lazarati nuk ia harron kontributet. E sa për politikanët e tjerë, ata nuk flasin nga modestia. Tashti që jemi ekonomia me rritjen e dytë në botë, mbas Brazilit e para Kinës, është turp me iu tregue gjermanëve e francezëve sukseset tona në rritjen 300 përqind të rendimentit të pemës së hashishit. Lëre më po iu treguam Gjermanëve që punojnë nga 10 orën në ditë e që mezi i paguajnë faturat, një fshat si Lazarati ku vendasit nuk punojnë shumë. Atëherë nuk kemi fytyrë të lypim ndihma e borxhe. Vetëm për këtë arsye nuk e përmendin, jo për tjetër. Sali Berisha nuk shkon dot ne Lazarat dhe ne Tropoje. Por i ka te dy zonat ne zemer.

      Paria e Tiranës po e rrethon Lazaratin me heshtje. Gjatë tetë viteve të shkuara, Sali Berisha nuk e preku fare Lazaratin, nuk e përmendi Lazaratin, nuk iu afrua Lazaratit. Më e shumta që bëri Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte të deklaronte javën e kaluar se tashmë i kishin bërë fotografimet e zonës, nga larg e me kujdesin e duhur. Për këtë politikan, parulla duhet të ‘E gjithë Shqipëria si Lazarati!.” Nga ana e vet, Edi Rama nuk duhet të shkojë në Maqellarë, por në Lazarat dhe atje të parashtrojë programin e tij për rilindjen. Sepse edhe Lazarati e don Rilindjen dhe PS-së duhet një Rilindje për Lazaratin. E sa për Ilir Metën, që e ndrroi kauzën e integrimit për të punësimit, Lazarati duhej të ishte modeli i zhvbillimit edhe per Skraparin e Mokren, Goren e Gramshin. Një fshat mban me bukë një qytet e jo vetëm lagjen “Zinxhiria”. Se ato autobuzët që sjellin mëditëset nga Gjirokastra për 20 mijë lekë në ditë për të punuar në Lazarat janë kontribuesit e vërtetë të integrimit tonë në Europë. Lazarati është modeli i katundit të suksesshëm modern shqiptar që ka pushtuar qytetin dhe modeli i Rilindjes po të sillemi të gjithë si lazaratasit.

      Një Krahasim Mitesh

      Më në fund, duhet bërë një krahasim. Mirëbërësi më i madh në Kolumbi ka qënë Pablo Escobar Gaviria. Në një vend, Los Chaunces, janë 500 shtëpitë që ai ndërtoi për të varfërit. Në atë zonë edhe sot ai njihet si “el benefactor”, mirëbërësi. Këta njerëz i janë besnikë atij edhe shumë vjet mbas vdekjes së tij. Miti i tij është i paprekshëm dhe njerëzit i falen edhe sot sepse ai iu dha strehë, një kafshatë bukë, dhe mundësinë për të rritur fëmijët. Por këta janë të uriturit e të varfërit, ata që nuk e ngopin kurrë barkun sado që të hanë, sepse uria e tyre s’ka fund e nuk ngopet mendja. Këta janë vëllezërit e motrat e mushkave të drogës, e vrasësve, e rritësve të drogës, e përpunuesve, e ushtarëve të krimit. Këta ishin fëmijë dhe që në atë kohë në mendjen e tyre ai ishte heroi dhe modeli. Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet. Në rastin tonë, si shqiptare, ne nuk kemi një Pablo Escobar që ta mitizojmë.

      Por Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.”

      ..

      Reply to this comment
  3. spiros February 11, 21:00

    Pa dyshim qe Kinezet e radhes nuk e imagjinojne dot qe ate qe e peshtyjne ta lepijne!Ky ndoshta eshte kushti qe i ka vendosur Saliu ,qe nqse kerkoni te paraqitem ne prekurorin e zgjedhur po nga kinezet (jo rastesisht te gjithe kryeprekuroret zgjidhen me origjine veriore)!Sajmo gagsteri ta paguaj imoralitetin politik qe ka treguar nqse eshte sadopak i implikuarne kete afere ku nukeshte ndonje habi qe kinezet ne bashkepunim mesaliun iun iun iun ta kene pergjuarper ta perdorur sa here tu nevoitet!Drejtesi nuk ka me dy qendrime,ndaj po te jete perlyer ti paguaj si gangester i pamoralshem,po qe se eshte i paperlyer e me moral le tu kundervihet deri me nje mafjes qe eshte instaluare qe tashme pas kaq vitesh eshte me lehte te shkulin kete popull se sa kete mafje qe trupin e ka ne shqiperi e koken kushedi!!!!!

    Reply to this comment
  4. Tosta Kerbicka & Bali Serisha February 12, 00:41

    Ka nje dore te padukeshme pambarimisht antishqiptare & anti humane qe vepron ne disa segmente te cuditeshme ne kancelarite euro-atllantike qe e mbrojne me cdo kusht perbindeshin berishe.
    .
    Vetem ne se analizojme

    1-skenarin e 2 prillit 1991 me tropojanin Azem Biberaj
    .
    2-zgjedhja e tropojanit Qazim Gjonaj per kete gjyq criminal
    .
    3-arrestimi I fatos nanos si terrorist “for nothing”
    .
    4 -arrestimi I ramiz alise per kafete e bllokut
    .
    5-arrestimi spektakular I nipit te enver hoxhes per akuza banale
    .
    6 – gjykata nazi berishiane jo vetem nuk thirren si deshmitar apo te pandehur dyshen SAL & LUL por liruan dhe vrasesit fizike.

    7– gjykata nazi berishiane jo vetem nuk thirren si deshmitar apo te pandehur Xen Berishin per gerdecin por I liruan ne menyre qesharake fajtoret
    .
    8-PATURPESISHT ambasdori amerikan pais me vize amerikane Gjeneral Hoxhen I cili kishte qene I kercenuar me jete nga SYPESHKAQENI

    .
    9-Por ajo qe do mbetet dhe turp I ketyre segmenteve pambarimisht ne USA eshte dergimi I ekspertit te Virxhinias qe ne menyre kriminale VRASJEN E KOSTA TREBICKES NGA GRUPI “CIFTELIA” e quajti aksident kur vete shtypi human amerikan eshte kunder ketyre krimineleve

    “The New York Time”: “Vdekja e Trebickës ka ngjallur frikë dhe pasiguri”
    .
    Gazeta me famë botërore i kushton katër faqe aksidentit. Hijet e dyshimit rëndojnë dhe pas ekspertizës amerikane

    Gazeta “Nju Jork Tajms” ka publikuar një artikull që lidhet me vdekjen dhe hetimet e deritanishme rreth ngjarjes së bujshme në Shqipëri. Në një shkrim me autor Nikolas Kulish, gazeta prestigjioze konstaton fakte interesante rreth hetimeve, e cilëson vdekjen e Trebickës, dëshmitarit kyç të aferave të armëve dhe Gërdecit, si të papritur. Dyshime dhe njerëz që kanë pak besim tek autoritetet e tyre, nënvizon gazeta. “Çështja për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në një çështje shumë të rëndësishme, është e rrethuar me spekulime. Ai zbuloi prova të rëndësishme në eksportimin e municioneve në drejtim të Afganistanit. Akuzat e tij për trafikun e armëve u pasuan me arrestime në Shqipëri, kur më 15 mars nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Trebicka, 48 vjeç, u gjet i vdekur muajin e shkuar në një rrugë rurale pranë makinës së tij. Hetimet për vdekjen e tij janë gjithçka, përveçse rutinë”, – thuhet në artikull. Më tej citohet se një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. A ka vdekur Trebicka në një aksident, apo ka qenë diçka tjetër që e ka shkaktuar vdekjen e tij? Populli në këtë vend të vogël e të varfër europian ka tashmë pak besim tek autoritetet e tij, që pas një diktature të egër u përball me korrupsion të vazhdueshëm.

    Dëshmitari

    Eksplozioni i fuqishëm vrastar dhe pastaj vdekja e papritur e një dëshmitari të madh ka ngritur pikëpyetje për vende aleate të SHBA-ve, që e kanë mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësimin në NATO. Edhe Bashkimi Europian ka punuar fort për të ndërtuar institucione dhe shoqëri të civilizuar në Shqipëri për t’i hapur rrugë integrimit të saj. Marjana Papa, drejtore e “Transparency International Albania”, ka deklaruar se problemi i korrupsionit sistematik në vend vazhdon të mbetet i pranishëm, pavarësisht hapave pozitivë që janë vërejtur në këtë drejtim. “Vlerësimi i Komisionit Europian ka qenë i qartë, që janë bërë progrese, por shumë, shumë më tepër progres është i nevojshëm të bëhet”, – ka thënë Helmuth Lohan, lider i KE-së, në delegacionin për Shqipërinë. Por vdekja e Trebickës, sipas gazetës, ka dëmtuar shumë besimin në atë sistem të brishtë gjyqësor. “Njerëzit janë nervozë për këtë shkak dhe kanë frikë të dëshmojnë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me saktësi, por ka shenja se njerëzit po hezitojnë të dëshmojnë sepse hetuesit shqiptarë dhe gjykatat janë të dobëta”, – thotë një anëtar i komunitetit ligjor shqiptar, i cituar nga gazeta. Një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka deklaruar se zoti Trebicka nuk kishte shkuar kurrë në zyrat e këtij institucioni për të bërë me dije ndonjë problem të çfarëdoshëm të sigurisë së jetës së tij lidhur me ngjarjen në fjalë.

    Pasojat

    Tre persona janë në arrest për hetimet lidhur me trafikun e municioneve dhe shpërthimin që ndodhi. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u zhvesh nga imuniteti, por nuk është ende i akuzuar për ndonjë krim, gjithmonë për këtë çështje. “Si mund të lihej një dëshmitar kaq shumë i rëndësishëm pa mbrojtje?!” – ka thënë Eduard Shalsi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një anëtar i opozitës socialiste. Ai e njihte Trebickën dhe e ka parë dy ditë para vdekjes. “Kemi një detyrim të madh për atë që pati kurajën të deklaronte dhe të dëshmonte”, – thotë më tej. Ai u kishte thënë miqve se kishte frikë për sigurinë e tij, pas dëshmisë që implikoi njerëz me pushtet.

    “NYT”: “Trebicka na ftoi të investigonim aferën”

    Trebicka furnizoi edhe gazetën “Nju Jork Tajsm” dhe hetuesit amerikanë me fakte për kompaninë amerikane “AEY”, që kishte blerë municione të vjetra kineze dhe më pas i kishte ripaketuar në kuti për të mbuluar origjinën e tyre, për t’ua shitur ushtrisë dhe policisë afgane. Prokurorët federalë në Majami kanë akuzuar drejtuesit e “AEY”-së për shitje ilegale municionesh kineze ushtrisë amerikane, për t’u dërguar më pas në Afganistan. Kompania punësoi z. Trebicka, një biznesmen vendas, për të bërë ripaketimin. Ai u shpreh se kishte dyshuar se paratë e nxjerra nga shitja e municioneve do të shkonin për zyrtarët shqiptarë, duke përfshirë edhe z. Mediu dhe drejtonin e agjencisë për eksportin e armëve shqiptare, Ylli Pinari. Gazeta citon më tej telefonatën e regjistruar nga Trebicka, në të cilën përmendej emri i kreut të qeverisë, Sali Berisha dhe djalit të tij. “Trebicka ishte shprehur se pasi kishte bërë të ditura shqetësimet e tij te ministri i Mbrojtjes, ai kishte humbur kontratën. Ai regjistroi një telefonatë me presidentin e “AEY”-së, Efraim Diveroli, në të cilën ky i fundit shprehej se korrupsioni arrinte deri te kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij. Mediat lokale raportuan se ish-truproja i z. Berisha, tashmë në Ministrinë e Brendshme, kishte luajtur një rol kryesor në hetime”, – citon mes të tjerash gazeta. Telefonatat dhe e-mail-et dërguara zëdhënësit të kryeministrit nuk morën përgjigje. Një zyrtar në Ministrinë e Brendshme i referoi të gjitha hetimet te prokurorët lokalë, të cilët refuzuan të komentonin.
    …..
    .
    10-
    Nuk ka dyshim se ky grup “deleted” I berishisteve ne Washington dhe Bruksel eshte prapa radiolojes “Tahiri-Habili” dhe sa here ka shterngata ne Shqiperi keto SHKERDHATA nxjerrin karten Tahiri ne kete rast per te mbuluar dhe eklipsuar Izet Haxhine qe me shume se per Berishen eshte rrezik per fansat e tij ne Washington nga elezi-edwini-frani-damiri e deri te mafjozet Podesta –Wisner per te cilen Presidenti Tramp ka nje rast per te treguar se do te beje Ameriken perseri te forte….Te pakten per Shqiperine duhet te pastroje Shtepine e Bardhe nga berrlloqet e berishizmit atje

    Reply to this comment
  5. Alban Dega February 12, 03:33

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte
    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 1400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

    Reply to this comment
  6. alphade February 12, 08:05

    Edhe sikur te mos kete asnje fare lidhje te ndergjegjesh-
    me me mafian e droges se habiljave eshte treguar kom-
    plet infantil,kalama , per te qene nje Minister i Brendesh-
    shem…….!!!

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 12, 09:19

    O debila enverista fanatike,

    Ore ketu tema kryesore eshte per Sajme Qorrin qe Prokuroria mesiguri ka gjetur materiale te reja implikuese, ju fanatiket e Enverit kerceni nga dega ne dege si majmune xhungle tek Sali Berisha dhe tek cuni i tij.

    ORE PA A HANI PYKA LLOGJIKE JU ENVERISTET NE GAZETEN DITA?

    Po keta te gjithe nje MUT enverist jane o te marre.

    Reply to this comment
    • Askushi February 12, 13:32

      Po Enveri c hyn ketu me Saimir Tahirin? Ta kam thene intekto coje para kalendarin. Dhe e dime sa prova ka gjetur 3-shja tropojane. Ah mor intelekto kur antimafia italiane ka arrestuar politikane e i kane cuar ne gjyqe kujton se kane frike nganje minister i vogel i shqiperise per ta marre per te pandehur ne itali. Si e keni kuptuar ju me qente e tjere qe lehin. Gjykatat ne itali kane arrestuar dhe funksionar te larte te aparateve shteterore dhe i kane denuar. Te shkretet mendje ndritur qe i dine te gjitha dhe na i shkruajne ketu per te na ndritur dhe neve. Ti, info leshi e ca te tjere me thene karagjozlleqe jeni te paret pa asnje lloj mendimi te mirefillte e llogjike. Eh te shkretet ju.

      Reply to this comment
      • intelektuali February 12, 17:26

        Ja ta thote intelektuali cfare lidhje ka Sajme Qorri i Edvinit me Enverin:

        Ne Laboratorin e kokaines ne Xibrake, Taulant Balla kishte emeruar administrator nipin e Enverit dhe te Ramizit dhe kur gjermanet e kapen me presh ne duar Sajme Qorri me urdher nga PARTIZANI i Enverit, Edi Rama u perpoq ta shpetonte me finte komuniste

        KJO ESHTE LIDJA LLOGJIKE DO ME TEPER?

        Ore ti dallkauk prandaj ketu flitet per enveriste dhe jo per Enver Bython qe la keta plehra per te ndotur gazeten Dita me jashteqitjet e tyre fanatike

        PO SHIKO DACIBAOT IDIOTE TE ENVERISTEVE KU QENDRON LLOGJIKA E TYRE ELEMENTARE?

        Meqe Sali VARKARI i Enverit ka qene mafioz edhe Sajme Qorri mund te jete mafioz

        PO PSE ME KETA DALLKAUKE ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNI NE BE?

        Reply to this comment
      • intelektuali February 12, 17:27

        Ja ta thote intelektuali cfare lidhje ka Sajme Qorri i Edvinit me Enverin:

        Ne Laboratorin e kokaines ne Xibrake, Taulant Balla kishte emeruar administrator nipin e Enverit dhe te Ramizit dhe kur gjermanet e kapen me presh ne duar Sajme Qorri me urdher nga PARTIZANI i Enverit, Edi Rama u perpoq ta shpetonte me finte komuniste

        KJO ESHTE LIDHJA LLOGJIKE DO ME TEPER?

        Ore ti dallkauk prandaj ketu flitet per enveriste dhe jo per Enver Bython qe la keta plehra per te ndotur gazeten Dita me jashteqitjet e tyre fanatike

        PO SHIKO DACIBAOT IDIOTE TE ENVERISTEVE KU QENDRON LLOGJIKA E TYRE ELEMENTARE?

        Meqe Sali VARKARI i Enverit ka qene mafioz edhe Sajme Qorri mund te jete mafioz

        PO PSE ME KETA DALLKAUKE ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNI NE BE?

        Reply to this comment
  8. Perse Lluku barbashta rri si m.ti ne shi ! February 12, 10:10

    Padyshim qe Teatri me Tahirin ,
    luhet nga regjia kinezo-shpellare ,
    per arsyen e thjeshte ;
    Mos funxionimin e Reformes ne Drejtesi dhe
    Vettingu te mbesi thjeshte nji Onder e Bukur
    per shqiptaret .
    Pra alibia mbi mafiozin tahir ,qeshte nji loje e paster mafiozesh ambasadore-politike ,kontrata shpellarsh me padronin aleatin tone te dahstun ,qe vazhdon te mbaj peng zhvillimin e vendit dhe lene dore te lire bandave te krimit politike pd -lsi .
    Shpresojm qe edhe vet Tahiri mos te Jet pjes e lojes ,ne njifar menyre .Bota ka metoda nga me mashtruset se si te manipuloje realitetin . Janari iku dhe peshku kinez eshte ala ne liqen .
    Heshtja e tahirit zgjat alibine dhe qit jashte loje Reformen ,derisa shqiptaret ta harrojne ate e te binden se ktu nuk funxionon asgje ,sepse ngritja e nji shteti ligjore eshte i pamundur ! Pikerishte kto jane qellimi qe duhet te arrijne “Ata” qe mbeshtesin bandat e krimit sali Berisha meta basha etj ,ne Shqiperi ,qe i mbrojne dhe i motivojne te punojne kundet shtetit shqiptare ,madje pa u tremb askujt ne kte Bote ,pra manipulojne gjithcka kunder shtetit shqiptare ,ne menyre” te padukeshme” per popullin e thjeshte ,duke i injektuar me thell idene se “ky vend nuk behet” ! – edhe pse 45-jet komunizem tregon te kunderten e ksaj ,qe sot mundohen ti fixojne ne tru ,manipulimet qe qarqeve te huaja aplikojne sot 28-vjet ne Shqiperi. Dhe perse duhet te benin te kunderten kta “aleate ” ne fund te fundit ?! Ata jane te lumtur dhe zoter mbi toke ,kur fitojne miljarda e cte Duan ata ,vetem kur kane shtete me ne krye budallenj e popuj idiote .Nqs Shqiperia do ishte nji shtet dinjitoze ,qe do ti tregonte kufijt te huajve dhe krijonte maredhenje reciprokiteti te ndersjellte si te barabarte , ktu s’do shifje kaq shume politikane e lloj -lloj te huajn nen maska bamiresie .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*