Kërkoi 100 mijë euro nga Nishani, Gjykata i kthen padinë Panuçit

September 9, 2018 15:30

Kërkoi 100 mijë euro nga Nishani, Gjykata i kthen padinë Panuçit

Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë e trajnerit të Kombëtares së futbollit Christian Panuccit, kundër ish-presidentit të republikës Bujar Nishanit.

Ky vendim është argumentuar nga gjyqtarja Anila Karanxha me faktin se padia e depozituar dhe ku kërkohej nga ish-presidenti Nishani një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, kishte të meta ne formulimin e saj.

Gjykata e Tiranës nuk ka bërë të ditura konkretisht se çfarë problematikash janë vërejtur në padinë e Panuccit, por mësohet se gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse që t’i plotësojë brenda afatit ligjor të parashikuar në ligj që është 20 ditë, shkruan Top Channel.

Nëse brenda këtij afati nuk plotësohen kërkesat e parashtruara nga gjykata për padinë atëherë automatikisht padia cilësohet e rrëzuar. Mbetet për t’u pare nëse avokatët e Panuccit do të respektojnë afatin ligjor dhe do ta vazhdojnë betejën moralo-ligjore të nisur me ish-presidentin Bujar Nishani.

Trajneri i kombëtares së futbollit Christian Panucci, paditi në Gjykatë ish-presidentin e republikës, te cilit i kërkon ta dëmshpërblejë me një vlerë prej 100 mijë eurosh, pasi pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, Nishani është shprehur për trajnerin e kombëtares se: Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.

Për këtë reagim të ish-presidentit, trajneri i kombëtares Panucci kërkon dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar në publik.

l.h/ dita

September 9, 2018 15:30
Komento

9 Komente

  1. XXX September 9, 16:09

    NUK BEHET AI VEND ME KETA PALACO GJYKATES DHE GJYQTARE QE KA.

    Reply to this comment
  2. MH September 9, 16:46

    Moj gjykatse ku mutin e shikon te meten ne formulim.
    Ma paster e sakt qe behet denoncimi nuk ka.

    Nishani asht prehur ne drejtim te trainerit Panucci:

    “” Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur “”.

    Zonja gjykatese mos ngatro ngritien e hallatit me ngritjen e cilesise se futbollit.Per kete te fundit e ka z.Panucci.Ndersa ti kujton ngritjen e hallatit.Hiqe mendjen prej andej dhe ekzkeuto drejtesi me dam te kapterrit e ne favor te trainerit 100 mije erot.

    Reply to this comment
    • AKILI September 10, 00:28

      Denoncimi ne fakt nuk eshte formuluar mire vetem ne nje pike. Duhej cilesuar, ku e ka share. Ne gazete, ne fb, balle perballe, ne parlament, apo ne stadium. Sejcili nga keto vende ka rendesi ne masen e denimit. Prandaj mos ja fusni kot. Ajo i ka lene 20 dite afat. Le ta korigjoje kerkese-padine.

      Reply to this comment
  3. Fat man September 9, 17:03

    Ja dhe Gjykatesja e dale nga Vetting, nje tjeter palaco, apo plehre, quheni si te doni.
    Perballe ligjit qytetaret nuk jane te barabarte, shtresa e “Arisokracise” eshte e paprekeshme, ligjet jane vetem per fukarane.

    Reply to this comment
  4. Spurdhjaket e SHQUP-it September 9, 17:15

    Cfare formulimi do kjo kurvice, qe pa filluar gjyqi i ben mbrojtjen sakatit Jar, me nder ish President.
    Ka share nje person duke e quajtur sharlatan dhe ky i kerkon demshperblim prej 100 mije euro, per te vene ne vend dinjitetin e neperkembuar nga felliqesira kapteri i Shkolles se Bashkaur, qe bie akoma era grosh.

    Reply to this comment
  5. Artemisa September 9, 17:41

    Nese traineret do te merrnin demshperblim per fyerjet dhe sharjet do te ishin sot miliarderet me te medhenj ne bote.
    Por komentuesit e Balle Palles nuk e kane ketu problemin. Partia ka dhene urdher dhe duhet nxire se s’ben.

    Reply to this comment
  6. vasili September 9, 19:42

    Une nuk e di se a mund te bej ndonje lloj pune ky Bujo debili,se deri tani cdo gje mbrapesht e ka bere ky budalle,
    Por Panuci eshte mire ta provoj,se mos jari ka aftesi per te mbajtur thesin me topa,qe me vone ti shperndaje ne fushe.Pasi per te pandehur,duke qene me aftesi te kufizuara mendore, ate nuk e kap ligji.

    Reply to this comment
  7. K. M. Tusi September 10, 05:54

    Po mbase gjyqtarje ka te drejte! E pa njeri arsyetimin e saj? Po avokati i te demtuarit c’tha?
    Se pa dalin te gjithe specialiste!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*