Kërkoi bonusin për lindjen e bebes, çifti shqiptar fiton gjyqin ndaj shtetit italian

July 4, 2017 13:59

Kërkoi bonusin për lindjen e bebes, çifti shqiptar fiton gjyqin ndaj shtetit italian

Një çift emigrantësh shqiptarë që prej kohësh jeton në Fermo të Italisë kanë fituar betejën me shtetin italian për të marrë bonusin prej 860 eurosh për fëmijën e tyre të parë.

Ky çmim është i përcaktuar nga shteti italian për të gjithë ato familje italiane e familje të huaja me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali.

Sipas Corriere-s, në fillim shteti italian i mohoi këtë të drejtë  çiftit shqiptar pasi sipas tyre kishin një leje qëndrimi pa afat në Itali.

Por falë avokatit shqiptar Arjol Kondi, familja e emigrantëve mundi të fitojë gjyqin ndaj shtetit italian e Gjykata e Fermos është shprehur dje kundër normës diskriminuese që limiton mjaft familje emigrantësh nga kjo e drejtë.

Është ky rasti i parë në Itali që një familje emigratësh fiton të drejtën e bonus bebe për fëmijën e tyre dhe kur nuk kanë një leje qëndrimi afatgjatë në Itali, shkruan ilrestodelcarlino.it

July 4, 2017 13:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*