Kërkoi rrogën, ja pse u vra bariu

August 12, 2016 10:35

Kërkoi rrogën, ja pse u vra bariu

Tragjike dhe një arsyeje tepër banale është bërë shkak që 21-vjeçari Endri Kosteja të mbyll sytë përgjithnjë. Kërkoi rrogën, pasi pronari po ja vononte, prandaj ky i fundit dyshohet se e qëlloi me armë në kokë. Të paktën ky është versioni paraprak nga burime pranë grupit hetimor.

Policia nuk ka ende një version zyrtar, për mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë i riu. Fillimisht u mendua edhe për një vetëvrasje të tij. Por, më pas, veprimet hetimore u fokusuan në një vrasje të mundshme të të riut, ndoshta edhe në rrethana aksidentale.

Në këto kushte, policia akuzoi pronarin e stanit, 74-vjeçarin, Sheref Lelaj, banor i fshatit Mesaplik, duke e vendosur atë në pranga, ndërkohë që shpalli në kërkim djemtë e të arrestuarit, Vullnet Lelaj dhe Lefter Lelaj, 34 dhe 46 vjeç, që nuk u gjendën në vendin e tyre të punës dhe as në banesë.

Policia e mbajti për një kohë të gjatë të padeklaruar identitetin e viktimës, për shkak të të dhënave të pakta rreth tij. Por edhe për faktin se tre të akuzuarit për vrasjen, dinin shumë pak për të riun e punësuar prej tyre të cilin e kanë vrarë.

Rreth orës 18.00, babai i viktimës ka mbërritur në morgun e spitalit të Vlorës, ku mbahej trupi pa jetë. “Po, është djali im, Endri”, tha ai për policinë në momentin kur u ndodh përpara trupit pa jetë të të birit, në morgun e spitalit të Vlorës. I përlotur, babai i 21-vjeçarit, Endri Kosteja, që kishte udhëtuar me orë të tëra nga fshati i tij, tha se, nuk e kuptonte se pse e kishin vrarë. “Kishte shkuar të punonte për bukën e gojës, pa i bërë keq askujt”, u shpreh ai.

Fqinjët: Endri emigroi për t`i ardhur në ndihmë familjes së varfër

Vdekja e 21 vjeçarit Endri Kostenja, i ka hidhëruar të gjithë në fshatin Dorëz të Librazhdit. Familjarët dhe të afërm të tjerë kanë udhëtuar drejt Vlorës për të tërhequr kufomën e të riut. Fqinjë të familjes Kostenja tregojnë se ata jetonin në varfëri të thellë dhe për kë- to motive Endri kishte emigruar drejt fshatrave të Jugut për të gjetur ndonjë punë.

Prej dy vitesh ishte punësuar si çoban në fshatin Vranisht të Vlorës dhe vinte shumë rrallë pranë familjes. Madje javën e kaluar ata kishin pasur një dasmë dhe ai nuk kishte mundur të vinte në gëzim. Sipas banorëve, kanë qenë motivet ekonomike ato që e detyruan Endrin që të kërkojë punë dhe të punësohet si bari. Familja nuk ka pasur mundësi financiare.

“Ata janë katër fëmijë dhe Endri ishte më i madhi”, tregon një nga banorët. “Duke parë gjendjen financiare të familjes ai iku për të gjetur punë për t`i ardhur në ndihmë prindërve. Ishte një djalë i urtë, punë- tor dhe fjalëpak. Kemi kohë që nuk e shohim. Na ka hidhëruar shumë vdekja e tij”, shprehet fqinji. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e vrasjes. As komisariati i policisë Librazhd nuk ka asnjë të dhënë për motivet. Por një nga banorët e fshatit Dorëz u shpreh se pronari kishte shumë kohë pa e paguar, ndoshta 2 vjet dhe ai nuk mund ta linte punën pasi e dëbonin dhe nuk merrte të hollat që i takonin”. Pas përfundimit të ekzaminimeve në morgun e Vlorës, kufoma me trupin e tij do të udhëtojë drejt fshatit malor Dorëz për tu përcjellë sot në banesën e fundit. Hetimet për vrasjen vazhdojnë. /Shekulli/

August 12, 2016 10:35
Komento

2 Komente

  1. ??? August 12, 11:03

    Kur do te behet kulture ne Shqiperi qe njerezit te kerkojne kontrate pune perpara se te fillojne pune dhe po nuk u paguan te denoncojne tek zyra e punes dhe pensioneve? Edhe ky I shkreti do ishte gjalle sot, edhe maskarenjte qe nuk paguajne nuk do kishin mundesi te benin si te donin.
    O njerez varferia nuk duhet te jete shkak per varferine mendore. Perdorni zyrat e shtetit per informacion dhe ndihme se per ate pune jane aty, dhe ne qofte se nuk ju ndihmojne ankohuni me lart. Per keto sherbime votohet ne boten demokratike dhe jo per tifozllek.

    Reply to this comment
  2. Tani August 12, 15:24

    Per cfare kontrate Pune flet ti?Ne Albanistan Eshte katastrofe ti kerkon kontrate pune per coban…Ngushellime familjes dhe te arrestojne sa me shpejte kriminele .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*