Kërkojnë 53 miliardë euro rimbursim për bondet e lëshuara në 1867 (!)

February 5, 2018 00:21

Kërkojnë 53 miliardë euro rimbursim për bondet e lëshuara në 1867 (!)

Një grup qytetarësh francezë që zotërojnë eurobonde të lëshuara nga Perandoria Ruse në shekullin e 19-të po kërkojnë paratë nga Kremlini zyrtar.

Lajmi bëhet i ditur nga Radio France Internationale (klikoni KËTU) dhe sipas saj bondet janë emetuar nga hekurudhat ruse në vitin 1867. Ato ishin garantuar në ar dhe kishin një vlerë prej 15 miliardë frangash që sot janë ekuivalent me 53 miliardë euro.

Kërkuesit janë në total 400 000 pasardhës të investitorëve fillestarë që kërkojnë paratë dhe interesat, ndërkohë që me revolucionin Bolshevik, Lenini dekretoi mosnjohjen e borxheve të trashëguara nga koha e Carit.

Sipas medias në fjalë kërkesa e tyre nuk ka shumë gjasa që të trajtohet pozitivisht, pasi në vitin 1996, Moska dhe Parisi nënshkruan një marrëveshje për shuarjen e borxheve nga koha cariste. Rusia ra dakord që të paguante 400 milionë dollar në këste 50 milionëshe.

Kjo është diku te 2% e asaj që Perandoria ruse u detyrohej investitorëve francezë. E njëjta praktikë është ndjekur edhe me Britaninë e Madhe, që u shlye me arin rus të depozituar në Angli.

b.m. / dita

February 5, 2018 00:21
Komento

1 Koment

  1. tomorraku February 5, 17:20

    Anglia gjithmone arin ka lakmuar dhe ja ka dale . Mire Rusia i paska pasur borxhe dhe ajo ne kembim i mbajti arin ; po ne c’borxh i kishim ? Aio i futi vete anijet ne mina dhe vrau marinaret e saj per te provokuar nderhyrje ne Shqiperi!Sic e ka pranuar edhe vete ministria e jashtme Angleze me dokumentat qe u ka skaduar afati i ruajtjes sekret ka qene e qelimshme futja e anijeve ne ate zone te minuar . Tashti SHtetit tone i takon te kerkoje jo vetem kthimin e arit por demshperblimet qe lidhen me kete incident te provokuar nga Anglezet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*