Kërkoni, por kujt ia kërkoni!

January 26, 2018 14:17

Kërkoni, por kujt ia kërkoni!

Prof. As. Dr. Artan Xh. DUKA

Si me shumë data të “shënuara” po na e mbush kalendarin PD! I shkoi opozita bulevard e “revolucion”! Kështu dhe 27 janari. Mprehur keq, ndonëse gjithnjë futen kacek e dalin … fishek!

Jo se do ngelen vetëm në tribunë. Me siguri ca do u venë pas por “cunam” njerëzor, kurrsesi! Se njerëzit që të vijnë në protestë në masë nuk kanë nevojë as për mobilizim, as autobuzë me orare, pare xhepi etj. Boll të mbushet kupa e qeverisë se sheshi mbushet vetë. Që prapë s’do të thotë gjë se që të marrësh pushtet duhen mbushur sheshe e kuti votimesh bashkë.

Por, sa kohë opozita komandohet nga ky lidership, protesta nuk do të mund të përmbushë misionin në denoncimin e praktikave qeverisëse dhe ofrimin e shpresës reale. Është e destinuar të bëjë ca zhurmë dhe aq. Se një kauzë edhe e sajon po nuk e ke por moralit si t’ja bësh! Afërmendsh, të ishin “burra” të mirë dje në pushtet, nuk do të dilnin në opozitë! Dhe të përfolurit e së djeshmes nuk mund të jenë shpresa e së nesërmes.

Qytetari ka gjithnjë të drejtë

Po ç’fitojnë apo humbasin palët nga kjo protestë? Qeveria nuk rrezikon shumë politikisht. E ndërgjegjshme për koston e reformave, e pret një reagim publik, bile si konfirmim, por protesta ndaj administrimit të reformave nuk mund të krahasohet me protestat e djeshme ndaj PD në pushtet. Reformat do i bëjë dikush dhe protesta është mëse racionale nëse kërkon më shumë transparencë dhe humanizëm për to.

Ndërkohë, ajo rrezikon të komprometohet jo thjesht si antiqeveri për interesa të ditës por si anti-reformë dhe rrjedhimisht kundër BE, SHBA e vetë interesit të vendit të lidhur me të nëse slogani i saj degradon në retorikën e konsumuar “Rama ik” (që të vijë unë)!

Qeveria bën mirë të dëgjojë zërin racional të qytetarit në shesh. Është taksapaguesi i saj. Nëse tribuna e protestës i fryn tensionit dhe ekstremizmit, jo të gjithë në shesh ndajnë një mendim me të. Por dhe nëse sheshi brohoret thirrjet kundra reformës në drejtësi që në finale është thirrje e fshehur kundër integrimit në BE e partneritetit me SHBA, asgjë për t’u shqetësuar. Në Serbi vetëm 52% janë pro-BE dhe ndoshta sa më shumë të ulet edhe preferenca jonë ndaj BE, aq më shpejt do e gjejmë veten brenda saj.

Ajo që qeveria nuk duhet të bëjë është karshillëku ndaj qytetarit. Prania e lidershipit të diskretituar të PD, nuk është arsye për indiferentizëm dhe vetsiguri. PS e post 97 e provoi këtë dhe në 2005 i hapi krahun lidershipit problematik të PD. Vetëkënaqësia e PS është shumë më problematike se vetë opozita e PD dhe qeveria, favorin se në mbështetje të reformave ka SHBA e BE, nuk duhet t’a marrë të mirëqenë apo më keq, të abuzojë.

Nuk zbret pa prerë degën ku rri
Ndërkohë, lidershipi opozitar rrezikon të marrë përsipër faturë të madhe me këtë protestë me “pahir”. Jo thjesht ligjore në rast abuzimi në shesh por politike dhe elektorale për më tej duke i bërë dhuratën e rradhës Edi Ramës.

E para kjo protestë do të ri-ekspozojë dhe përforcojë imazhin regresiv dhe anti-reformë të lidershipit të opozitës në publik dhe tek ndërkombëtarët e interesuar për këtë vënd. Se jo për gjë por amnezia politika nuk është gjë e rrallë në këtë vënd dhe riciklimi i politikanëve të kohës së piramidave e 97 e dëshmon këtë gjë.

Së dyti, do të shtojë presionin për rotacion real në kampin opozitar. Demokracia dhe shteti ligjor do të hyjnë në normalitet vetëm kur të ndodhë reformimi real i së djathtës që së toku me të majtën progresive do të krijojnë binomin që garanton politikë normale në këtë vënd. Protesta rrezikon të jetë një “tullë” më pak në murin e lidershipit opozitar duke provokuar debat akoma më intesiv më pas për fatin e së djathtës në vend.

Dhe kjo kur rotacioni real mbetet ende sfidë në vend teksa tek të gjitha partitë pa përjashtim, ai thjesht është reduktuar në katapultim emrash të rinj që nuk shquhen për integritet e individualitet por servilizëm dhe megafon. Por PD është trashëgimi kombëtare dhe për shumë syresh ajo meriton më shumë.

E sa për qytetarët në shesh, meritojnë respekt nëse duan më shumë e më mirë ndonse në kohën e “lavdishme” të PD kishin shumë e shumë arsye më tepër për të mbushur sheshet plot. Dilni që dilni, shpresojmë të ngrini lart dhe ca tabela ku të shkruhet se kërkoni nga qeveria integrim të shpejtë në BE, përshpejtim të reformës në drejtësi si parakusht për integrim në BE, drejtësi për bashkëqytetarët martirë të 21 janarit që u tubuan si ju për çfarë gjykonin se ia vlente në jetë etj. Dhe mos harroni të mbani sytë poshtë që të mos shkelni mbi katër pllaka të shenjta në bulevard.

Dhe kur të shpalosni të gjitha këto kërkesa të drejta, me siguri do e ndjeni se kot i kërkoni xhevap qeverisë për ca gjëra që i dinë më mirë ca që keni në tribunë. Nëse e keni me Ramën, shpëtoni PD të keni ndonjë shans të shpëtoni nga ai.

January 26, 2018 14:17
Komento

12 Komente

  1. L.H January 26, 15:03

    OR TI I ‘KESHILLIT’ ME TITUJ …PROF,AS,DR,AKEDEMIK,MASTER MUT!
    Kur thua ‘Qeverrija paguan kostot e reformave’,per ke MUT shteti flet,per ke MUT parlamenti qe ben reforma flet ,per ke MUT opozite e pozite flet,per ke MUT alternativash te 128 bandave parti flet kur e vetemja alternative ka qene e eshte HAJDUTERIJA!?
    PER KE MUT REFORMASH FLET KUR KETU 28 VJET NUK ESHTE BERE ASNJE REFORME PER TE RILINDUR SHTETIN DHE DHE 28 VJET NUK FLITET PER EKONOMI BUKE POR ‘POLITIKE’ -BORDELLO!?

    Reply to this comment
    • Ari January 29, 05:30

      Edhe mu kjo më ra në sy përnjëherë.
      Shumë pordha para mëngjesit, ky injorant i mendimit,ky partizan i idiotesise me emrin Hajvan Duka

      Reply to this comment
  2. Ylli January 26, 17:10

    Ja nje artikull medioker qe te jep te kuptosh e kush i merr titujt akademiko -shkencor ne Shqiperi.
    Artan Duka ….Pr As.Doc ?!?!?! Tmerr ,fjalori dhe inteligjinca e shkrimit baraz me mesues fshati te shkolles 9 vjecare.
    Rudina Xhunga ….gazetare analiste.Tragjedi te qendrosh para ekranit dhe ti “nenshtrohesh” injorances krenare aktive.
    Rudina Magjistrari ….shembulli me i qarte i trashesise se zbukuruar dhe shembulli me i mire sesi i intervistuari ndjehet ne siklet nga trashesia mendore e asaj qe e interviston.
    Noizy…….muzikant.Ketu per here te pare te shpifet muzika.Te mendosh qe eshte i adhuruar nga kengetaret shqiptare qe duan bashkepunim me te ,kupton boten muzikore dhe shpirterore te ketyre ….kengetareve.?!?!?.
    Enaida Tarifa …..o Zot !Trinia e shenjte e debilllekut ,aktore ,kengetare ,prezantuese.
    Vetevrasje ,vetevrasje ,vetevrasje.
    Pellumb Xhufi ….historian.I stervitur te jete qen Partie dhe mbrojtes i historise se saj do te behet njeri duke mbrojtur Skenderbeun.Bishti i qenit ,bisht Partie ngelet.
    Olta Gixhari …..aktore e Teatrit Popullor.Me thoni nje aktor teatri ne bote qe nuk mund te artikulohet ne gjuhen letrare te vendit te saj ose tij.Olta ne intervista duket sikur po ben biseda tavoline te lokali i lagjes.O mer mo ,ca ke bo ,ca me bo ,skam bo gjo.!!!!.
    Shembujt nuk mbarojne por ky pushtim i te ashtuquajtures “elite te shoqerise ” nga injorantet a do mbaroj ndonjehere ????
    Se di cmendon iluministi Profesor Asistent Doktor Artan Duka ???

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku January 26, 17:24

    Kur degjuam Lulashin te qetesoi te vetet duke thene se do te marre edhe gruan ne proteste menjehere na shkoi mendja tek dhuna ne demostraten e me parshme dhe kjo per fatin e keq se gruaja e Lulashit ndoshta ishte zemruar me burrin.
    Dhe po te jemi pakes te quet duhet qe policia kur miraton kerkesat e Lulit per protesta te shikoi edhe ne se do te marre pjese me gruan apo vetem me Monliken me cizme!
    Se kur eshte vetem me Monliken me cizme ka ngjasa qe te behet hataja.
    Kjo eshte shume e rendesishme per demokracine skiptare,sepse nga humori i gruas se Lulashit varet fati i saj,demokratise por edhe i Gjirit te Lalezit!
    Kujdes duhet patur qe gruaja e Lulashit te shkoi mire edhe me Monliken me cizme,sepse po pati xhelozi mes tyre u dhie fare…
    Atehere duhet therritur Petriti me flete qe ti beje gjerat te kercejne perpjete!
    Thone qe Lulin e terheq per hunde EDI,sepse as Edi nuk e do Vetingun,por i ka ngelur timoni ne dore.
    Atehere i paguan vjehrit te Lulashit dmth babait te gruas se Lulashit disa miljone Euro per te faturuar nja pesedhjete autobuze qe sarandjotet dhe hasjanet ta bejne pazarin ne Tirane te shtunen!keshtu njera dore lane tjetren dhe te dyja lajne fytyren dhe kesht LU-ja nuk e kap dot peshkun e madh!!
    Nga demokracia skiptare kercen edhe qeni i kallajxhiut…jo me ato konet e ambasadave!

    Reply to this comment
  4. korçari January 26, 18:42

    O YLLI I rene nga qielli ,nuk po shoh ndonje propozim,ide apo sugjerim por vetem sharje dhe sigurisht mburje nga vetja juaj sikur jeton ne hene apo galaktike .Besoj qe edhe shkollen e ke bere ne lagje dhe buken e blen tek i njejti bukepjekes vetem se po me dukesh pa i shqetesuar nga trute ,qetesohu dhe ha pershesh me kos se mundet te te beje esell pra te te sjelle ne boten reale,ju uroj sherim te shpejte

    Reply to this comment
  5. pensionisti January 26, 19:02

    Ti mor Yll i shuar, qe vetem Yll nuk je, na krahasoke kete shkrim me nje mesues fshati te shkolles 9 vjecare. Po pse ,mor kaqol qyteti ,keta mesuesit e fshatit s’kane keyer shkolle.ashtu si ti, neraste se ke kryer ,po ka mundesi te jesh edhe ndonje koqe injoranti e kete shprehje e shprej per te rritur vlerat tuja. Mesuesit e fshatit kane nxuer sa e sa kuaddro,madje edhe doktor shkencash. Po nerste se eke fjalen per mesuesit e Saliut jam dakort. PO artikullshkruesi nuk eshte i kohe se Saliut……. Na rrofsh per dimer,o yll ……

    Reply to this comment
  6. Epo kjo pune! January 26, 19:09

    epo te dalesh te kerkosh gjithe Shqiperine si Europa ne 90 dhe prape pas 30 vjeteve tu mbetesh pas ca palove qe vetem kane futur shkopinj nen rrota integrimit, ketu tek ne ben vaki. po keta qe do prijne protesten nuk jane zgjidhje more njerez, jane problemi, bile problem 30 vjecar pa te ishin keta si Rama do ishim ne BE me kohe por keta jane palo qe sa here ne qeveri lene litare perjashta per shoqerine nga greku tek serbi probleme plot dhe tani dalin e pellasin per drejtesi! Dilni o palo dilni ne protesta se mbase ju kujtohet 21 janari se vetem kriminelin nuk e mban vendi dhe ben c’ben shkon aty ku beri krimin. Hic, injorojini dhe nderkohe coni malin me dosje ne prokurori qe te filloje postieri tu coje flet-thirrjet per gjyq.

    Reply to this comment
  7. MH January 27, 01:31

    Mue me entuziasmoi shume i “nderuari” z.Ylli.Jo vetem ka te drejte por e ka humber veten kot qe nuk krijon nji fare kursit universal mbi cfare kritikon ne adresa te ndryshme profesionale qe nuk kan lidhje ndermjet tyre qe ky Ylli po i jep maje e zhdervjelltesi si analist ma i miri i analisteve me emer po pa mbiemer.Ose ose me mbiemer Ylli pa emer.
    Kam mjaft deshire qe me shtyne kureshtja qe ta njohim kete fare Yllit i befasishem teper i pa parishikushem ne analizime te turli fushash sociale kulturore dhe ekonomike.Pavarsisht se nuk ka shtjellue gje per ekonomin.Por besoj qe edhe ne kete fush do jet fantastik si ne komentin ma siper.
    Pershendetje sukses i nderuari (P)Ylli.
    Vrejtje .Nese je nga Gjirokastra nuk asht faji im nese e lexon paksi me banalitet emrin.

    Reply to this comment
    • Ari January 29, 05:31

      Edhe mu kjo më ra në sy përnjëherë.
      Shumë pordha para mëngjesit, ky injorant i mendimit,ky partizan i idiotesise me emrin Hajvan Duka

      Reply to this comment
  8. info analitike January 27, 08:02

    Ky i mbushuri me tituj e grada si ata veteranet qemot,i qe luften e kishin pare ne enderr, eshte e disata here qe shkruan pamflete politike pro kauzes se hajduteve kriminele te rilindjes, nderkohe qe ne Verri kane protestuar qytetare, votues te PS-se, kunder inceneritorit qe do te helmoje me tej ate zone. Ne pergjigje te protestetes policia e enveristit Xhafaj arrestoi protestuesit dhe i coi para gjyqit per veper penale. Ne kete menyre shteti po tregon dhembet qytetareve qe te mos guxojne te protestojne nderkohe qe mediat servile si Dita hedhin shashka me 27 janarin duke kaluar ne heshtje kete sjellje arrogante. Ju kujtohet shoke te Dites kur rrihnit gjoksin si gazetare me integritet e opozitare ne kohen e Saliut duke mos u kursyer kunder arrogances se tij te pushtetit? Po sot ku perfundoi ky i famshmi integritet i juaji qe jeni bere servile edhe me te peshtire se Fahriu ne sherbim te pushtetit. Jo shoke jo, kjo nuk eshte gazetari por kurveri .Ju tashme jeni anetare me te drejta te plota te grupit “E duam partine me shume se Taulanti”.

    Reply to this comment
  9. Epo kjo pune January 27, 12:14

    ore info se mos behesh vone per ne miting… po mire more zoteri pak te duken ty 97, piramidat, Lazarati monument kulture mbrohet nga shteti, 21 janari, shitja e detit etj pislleqe qe tu shkosh akoma pas ketye fytyrave te pd? Keta jane problemi 30 vjecar dhe as nuk krahasohet pislleku socialist me ate demokrat se kane djegur vendin nja tre here nga 90. Iken mileti dolen ne rruge te madhe se me cekun e bardhe u be industria skrap dhe plantacionet si te kish rene bomba. Sa per protesta, socialistet dilnin nga halli bukes se gojes dhe kishte pak dinjitet ndersa keta birbot kane hallin e prangave. PO mire dakort ne nuk e ndajme dot hesapin, por mire le t’ja leme SHBA atehere e BE. Ata thone duam reforme ne drejtesi, PD ka 3 vjet qe hedh vickla… apo e kane gabim dhe ata! Gjithe te mirat

    Reply to this comment
    • info analitike January 27, 12:53

      Ore ti qe s’paske pune po pse pak te duken ty bandat e 97 qe dogjen vendin dhe krye makabritete, pak te duken ty ato thirrjet per lufte veri-jug. Pak te duket ty qe u rilind e gjithe Shqiperia Lazarat, Pak tu duk ty emigrimi biblik nga mrekullite e socializmit enverist, pak te duket ty edhe kjo vala e fundit e emigrimit te njerezve qe rilindjotet i cuan ne deshperim. Mos na lodh te te bej nje liste te tere me krahasime se po te donte te bente reforme kriepsikopati nuk rrethohej me trafikante e kriminele e nuk e vendoste Tahorrin minister te brendshem te cilin e flaku si vemje sapo e pa qe po i dilte boja. Pak tu duk ty tallja qe kriepsikopati u beri viktimave te 21 janarit e Gerdecit! Po Liken e korrupsionit pse nuk e coi ne burg por e beri president?Aman te keqen vazhdo beji dua partise se nuk ke takat per me shume.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*