Kërkoni punë? Ja si ta gjeni…
Në një periudhë krize, si në këto kohë, gjetja e një pune nuk është aspak e lehtë dhe njerëzit duket se bëjnë gjithçka për t’u vënë re nga agjencitë e punësimit. Për shembull francezi Laurent Lebret, 41 vjeç, kur qe i papunë prej 6 muajsh, mori me qira një billbord të vendosur në një nga rrugët kryesore jashtë Antibes. Kartoni përmbante foton e tij me kapele prej babagjyshi, duke u prezantuar si “drejtor operativ tregjuhësh”, si dhe kontaktet e telefonit e adresën e email-it që ai dispononte. Gjithashtu në tabelën reklamuese jo të zakontë ai shkruante: “Unë…për Vit të Ri, dua vetëm një punë!”. Ideja funksionoi dhe Lebret u “bombardua” nga shumë telefonata dhe propozime. Tashmë ai punon si drejtor operativ në një zinxhir fshatrash turistik të asaj zone.
Francez kodosh! Prit kur te fillojnë shqiptarët ta imitojnë?
Ath pjesa e rruges Tirane Durres do mbushet me banderolat e mia duke kerku pune si IT
http://goo.gl/lBhsIh