Kërkonin para për kolaudime fiktive; në pranga dy specialistë

March 26, 2016 10:53

Kërkonin para për kolaudime fiktive; në pranga dy specialistë

Kërkonin para për kolaudime fiktive, arrestohen në flagrancë 2 specialistë në Drejtorinë e Meteorologjisë Fier. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Rudin Faskaj, 53 vjeç dhe Dylber Tarelli, 55 vjeç, të dy me detyrë specialistë në Drejtorinë e Meteorologjisë Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, i kanë marrë në formë ryshfeti 55 mijë lekë shtetases R.M, 37 vjeçe, banuese në lagjen “15 tetori” Fier, kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshëmatjes,  të cilin kjo shtetase e përdorte në biznesin e saj të licencuar për shit-blerje skrapi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale ” Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

March 26, 2016 10:53
Komento

1 Koment

  1. Fatmir Lohja March 26, 11:04

    Ne asnje vend te botes nuk eshte monopol kolaudimi e mjeteve motorrike.Ç’do konçesionar,sipas markes se makines qe ka ne liçense per riparim ,ben kontrollin riparimin dhe jep dokumentin e kolaudimit,per te cilin mban pergjegjesi te plote para ligjit e para Perendise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim