Kërpudhat zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i prostatës

October 9, 2019 23:43

Kërpudhat zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i prostatës

Meshkujt që kërpudhat i duan vetëm sipër një pice, tani duhet të ndryshojnë mendim.

Një studim japonez i Tohuku University, i botuar në revistën International Journal of Cancer, tregon se personat që konsumojnë në mënyrë periodike kërpudha, reduktojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit në prostatë.

Studimi tregoi në veçanti që kërpudhat reduktonin mundësinë këtij kanceri në personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish dhe bulmet, dhe pak fruta dhe perime.

Një konsumim kërpudhe një ose dy herë në javë redukton sipas hulumtimit me 8%  rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të arrijë deri në 17%.

Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikët për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se  çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

l.h/ dita

October 9, 2019 23:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*