Kerry: “Brexit” mund të mos zbatohet kurrë

June 29, 2016 12:07

Kerry: “Brexit” mund të mos zbatohet kurrë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, John Kerry ka hedhur dyshime mbi zbatimin në realitet të një “Brexit”-i, duke shpjeguar se shumica e atyre që bënë fushatë për largimin nuk besojnë vërtet në divorcin e Britanisë nga BE-ja, madje as nuk dinë sesi ta arrijnë këtë gjë.

Duke pretenduar se ekzistojnë një sërë mënyrash për të “zmbrapsur” votimin e së enjtes së kaluar, Kerry – i cili pritet të vizitojë “Downing Street” të hënën e ardhshme, – tha se David Cameron ndien neveri në aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që përcakton edhe nisjen e procedurave për daljen nga BE-ja.

Ai tha se kryeministri britanik duket i pafuqishëm “të nisë negociatat për diçka në të cilën nuk beson” dhe se “as nuk e ka idenë sesi duhet ta bëjë këtë gjë”.

E duke iu referuar me të gjitha gjasat Boris Johnsonit, njërit prej kandidatëve për të zëvendësuar Cameronin në krye të kabinetit qeverisës britanik, Kerry shtoi se “meqë ra fjala, as shumica e personave që votuan për të dalë nuk dinë si të veprojnë”.

Cameron është i shqetësuar nga fakti se Britania do të detyrohet të dalë nga Bashkimi Europian në fund të periudhës dyvjeçare të negociatave pa arritur një marrëveshje tregtie, deklaroi më tej Kerry gjatë “Aspen Ideas Festival” ditën e martë. I pyetur nëse kjo nënkupton që vendimi për “Brexit” mund të përmbysej dhe sesi mund të anulohej, Kerry tha se për këtë “ekzistojnë disa mënyra”.

“Si Sekretar Shteti nuk dëshiroj që t’i deklaroj ato që sot. Mendoj se do të ishte një gabim i madh, por ekzistojnë disa mënyra për të përmbysur verdiktin e referendumit”, tha kryediplomati amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesueset mes zërave që i bënin thirrje Britanisë të vijonte anëtarësimin në BE dhe kjo është kuptuar edhe nga paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë se, Britania do të kthehej shumë prapa në radhë kur të negocioheshin marrëveshjet tregtare.

Më herët gjatë kësaj jave, Kerry theksoi se shkëputja nga BE-ja do të kishte pasoja, duke shtuar se “ishte e pamundur” që votimi të mos kishte impakt në të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse qeveria britanike aktivizon nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, kjo do ta fuste atë automatikisht në një periudhë dyvjeçare negociatash mbi daljen nga BE-ja. Zyrtarët europianë nga Brukseli e kanë pëshkruar procesin si “të pakthyeshëm” nëse nis, e megjithatë kjo nuk është përmendur ekzaktësisht në tekstin e traktatit. Ekspertët ligjorë kanë thënë përpara Dhomës së Lordëve se një shtet mund të ndryshojë mendje, megjithëse “me pasoja të konsiderueshme politike”.

Artikulli 50 i traktatit do të përfshinte daljen e Britanisë nga BE-ja, përfshi statusin e shtetasve europianë që jetojnë në ishull dhe britanikëve që jetojnë në kontinentin e vjetër. Ndërsa një marrëveshje tregtare mund të negociohet veçmas, por ky proces sipas ekspertëve mund të marrë nga 5 deri në 10 vite. Udhëheqësit europianë këmbëngulin se Britania nuk mund të sigurojë një marrëveshje tregtare derisa të aktivizojë nenin 50, duke e nënshkruar dhe vulosur.

June 29, 2016 12:07
Komento

2 Komente

  1. Arben June 29, 16:55

    POPULLI BRITANIK THA FJALEN E TIJ.

    KETO DEKLARATA TE KETIJ MIKUT (SHOKUT TE HILLARISE), JANE THIRRJE E HAPUR PER DIKTATURE.

    A DONI ME PER BELULIN????!!!!!!

    PO I SHKET PETULLA AMERIKES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim