Kerry mesazh Shqipërisë për 25 vjetorin e rënies së regjimit komunist

December 8, 2015 10:05

Kerry mesazh Shqipërisë për 25 vjetorin e rënies së regjimit komunist

25 vjetori i rënies së komunizmit është përshëndetur nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili thekson se Shqipëria po përparon në reformat e saj ekonomike dhe demokratike.

Në mesazh, Kerri thotë se uron shqiptarët edhe në emër të Presidentit Obama.

Mesazhi:

Në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan ju bëj urimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët, në Ditën Kombëtare të Rinisë, në 25-vjetorin e lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.

Ky tranzicion historik, është mbështetur nga udhëheqësit e lëvizjes studentore, është përforcuar nga qytetarët që marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës dhe është ndihmuar nga ish-anëtarët e guximshëm të partisë, të cilët ndihmuan në vendosjen e sundimit popullor.

Me këtë rast, ne njohim përparimet e mëdha që Shqipëria ka bërë në këtë çerek shekulli. Sot, Shqipëria është një aleat i NATO-s dhe kontribuues për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke bërë reformat e nevojshme për të forcuar institucionet e saj demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurruese të tregut të lirë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe shikojnë në të ardhmen thellimin e këtij partneriteti”. /Dita/

 

December 8, 2015 10:05
Komento

8 Komente

  1. Lloji December 8, 11:11

    Z.Kerry ti rrofsh per mesazhin por regjimi u pasua tek komunistet e rinj tek Sali mizerja me shoke..

    Reply to this comment
  2. Kris 1 December 8, 11:38

    Zoti Kerry e vlereson punen e ish antareve te ndershem te partise ne permbysjen e partise se tyre duke e ndare me dysh.Besoj se ketu fut Berishen,Rucin etj
    Faleminderi ser!

    Reply to this comment
  3. . December 8, 11:42

    Rreforma alla Plepa Durres!
    Shqiperia shembi byron po jo komunizmin.Ndertoi institucione po forcoi xhepat dhe korrupsionin ne favor te librit te shtepise.Shembja e vertet e komunizmit do behet me rreformen ne drejtesi vitin qe hyjme.Ku jeta garantohet nga ligji i barabart per te gjithe.

    Reply to this comment
  4. * December 8, 12:10

    uaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahhahahahahahhahahahahahahahah

    SA KOM QESH

    Reply to this comment
  5. mesila December 8, 14:00

    a t keqen mos tall k..

    Reply to this comment
  6. era December 8, 14:24

    I ka shkruar vet z.Karry apo sekretaret?
    thoni:
    “Me këtë rast, ne njohim përparimet e mëdha që Shqipëria ka bërë në këtë çerek shekulli”
    Ju siguroj zoteri qe ju kane genjyer!
    Shkruani:
    “Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke bërë reformat e nevojshme për të forcuar institucionet e saj demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurruese të tregut të lirë”
    Edhe ketu ju siguroj zoteri se ju kane genjyer
    Kemi 25 vjte qe nuk kemi sistem drejtesie te pavarur, institucione demokratike.. rofte integrimi euroantlantik, pa ekonomia konkuruese e tregut te lire…ku eshte ? ka ikur ne drejtim te paditur. Ketu tregun e lire e kane zene monopolet, monopolet i kane shtetaret!! Ne kemi gishin e madh..
    Tung

    Reply to this comment
  7. Demokrati December 8, 15:19

    Ehhhh more zoti amerikane! Ju na ndihmuat per rezimin e komunizmit por na inataluat fashizmin….. I pe foton e protesters se 25 vjetorit te demokracise, me flamure te ISIS- sit.
    Mos Valle Po na uroni per kete fitone te re. Kujdes nga Sala se nuk e kupton nga te vjene vala…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*