KESH: Përmbytjet në Shkodër nga reshjet, s’kanë lidhje shkarkimet

March 5, 2018 13:17

KESH: Përmbytjet në Shkodër nga reshjet, s’kanë lidhje shkarkimet

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) tha të hënën se përmbytja e disa zonave të nën-Shkodrës ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars dhe se nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata.

“Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për përmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot), KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave, por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata. Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulëta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu, kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulëta të atyre fushave”, tha KESH në një deklaratë për shtyp.

KESH tha se gjatë orëve të fundit është vënë re një reduktim i nivelit të prurjeve, dhe rrjedhimisht është zvogëluar dhe sasia e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie.

Shkarkimet e kryera nga Korporata janë gjithnjë më të vogla se prurjet natyrale në Kaskadë, dhe sipas saj, në periudhën 2-4 Mars 2018, në përputhje me funksionin e digave si mjet për minimizimin e efektit përmbytje në ultësirën e nën-Shkodrës, shkarkimet e realizuara nëpërmjet HEC-it fundor të kaskadës së lumit Drin kanë qenë -si asnjëherë tjetër- 50% më pak se të prurjeve natyrale në kaskadë.

s.a/dita

 

March 5, 2018 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*