Këshilla e Ninës për Flakën: Gjella me kripë, kripa me karar!

December 24, 2017 17:30

Këshilla e Ninës për Flakën: Gjella me kripë, kripa me karar!

Në këtë të dielë prag Krishtlindjesh dua ta nis këtë shkrim me një urim për të gjithë shqiptarët! Lexues të Ditës dhe jo vetëm, besimtarë të kësaj feste dhe cilido që beson në magjinë që fundviti sjell. Gëzuar lindjen e Krishtit dhe Zoti ju bekoftë!

Këtë fundjavë personazhin e rradhës nuk e kam zgjedhur nga fusha e politikës, as nga ajo e gazetarisë.

Këtë javë mendova të hidhem pak në botën e muzikës,e ndaj emri i parë që më erdhi ndërmend për një ndryshim rrënjësor të saj është Flaka Krelani.

E talentuar,me një zë absolutisht ndër më të mirët, s’mund të themi të njëjtën gjë dhe për pamjen e saj.

Duhet të picërrosh sytë gjatë përtë kuptuar në po flasim për të njëjtin njeri apo jo!

Kur futesh në arkivat e fotove të Flakës,të duhet të ftillohesh paksa për të arritur një imazh të qartë sesi ajo në të vërtetë është.

I hedhim një sy një fotoje të saj kur pamja e saj ishte… le të themi e virgjër!

Me një fytyrë të paprekur nga asnjë shiringë,me sy si bajame me një vetull të hollë si telat e violinës, një hundë jo aq simetrike por të paktën duket njerëzore, buzë të hollla e një buzëqeshje 24-karatshe që nxirrte në pah kicat e këngëtarës, ajo duket minimalisht: ORIGJINALE.

Dhe nëse dikush që nuk e njeh do klikonte në këtë foto do të thoshte: “Ok pra kjo qenka Flaka Krelani”!

Por vetëm pak më poshtë, të del një tjetër foto.

E shikon. E shikon prapë. Prapë e prapë e prapë. Kontrollon URL nëse shënon diku emrin flaka.

Popo, Flaka qenkërkësh:

Një ndryshim tërësor, një dukje aspak si dikur, këngëtarja i ka habitur të gjithë. Jam dakort që me vitet të gjithëve e sidomos ne femrave na pëlqen të ndërhyjmë paksa estetikisht për të luftuar moshën. Lexojeni dhe njëherë fjalinë më lart : PAKSA!

Por për vajzën nuk zë vend kjo fjalë sepse ajo tashmë duket si dikush tjetër.

E meqënëse ra fjala tek dikush tjetër,më poshtë ju tregoj dikë tjetër që për hir të së vërtetës duket njësoj me Flakën.

Vajza e mësipërme është një blogere dhe artiste makeup nga USA.

A nuk duken njësoj? Mua po. E  të mendosh sa vajza të tjera ka më këto tipare të artificializuara qe i bën të duken copy-paste .

Por Flaka harron që këto ndërhyrje duan ‘ndërhyrje’ hera herës. Si është ajo shprehja: Po e le, të la!

Dhe kjo është evidente në këtë foto të saj:

Me buzën e shfryrë pak,vetullat të cilave tatuazhi u është fshirë pak, Flaka na kalli datën.

Kujdes e dashur sepse shumë shpejt mund të dukesh si kjo:

Tju them të vërtetën e përzgjodha jo më kot Flakën.E pata një indicie dhe kjo indicie qe paraqitja e  saj në Festivalin e Këngës në RTSH.Në një duet me Kejsi Tolën,kishim edhe një dualitet në pamje.Origjinalja vs Ndërhyrjet.Nuk e di për ju,por unë gjithmonë do zgjidhja të parën,pavarsisht perfeksionit që e dyta mundohet të arrijë.Origjinalja ta qetëson syrin,ndërhyrjet vetëm sa ta vrasin.

Ndaj edhe këshilla jonë për Flakën është karari! Gjella me kripë dhe kripa me karar thonë të moçmit. Asgjë kundër operacioneve, por ka një cak. Cak të cilin këngëtarja e ka kaluar dhe tashmë është një ndër të shumta vajzat pa shprehi fytyre. Na ka marrë malli fundja për çapkënen që dikur na rrëmbeu zemrën më zërin brilant.

Ahh të paktën s’ka ndërhyrë në korda akoma!

Nina

 

December 24, 2017 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*