Këshilla që Pablo Escobar i dha djalit të tij e që vlen për të gjithë

September 20, 2016 16:23

Këshilla që Pablo Escobar i dha djalit të tij e që vlen për të gjithë

Juan Pablo Escobar, i njohur si Sebastian Marroquin, është djali i madh i trafikantit më të famshëm të drogës në historinë e Kolumbisë, Pablo Emilio Escobar Gaviria.

Pas vdekjes së babait të tij në duart e policisë kolumbiane në vitin 1993, ai ka ndryshuar emrin dhe u strehua së bashku me nënën dhe motrën e vogël në Argjentinë.

Marroquin ka dhënë më 18 shtator një intervistë të gjatë për Huffington Post, në të cilën ai flet për jetën e tij pas vdekjes së Escobarit dhe zbulon se këshilla më e mirë që i dha babai kishte të bënte me drogën.

“I guximshëm është ai që nuk e provon”, i tha Pablo Escobar djalit.

Marroquin pretendon se është rritur mes banditëve dhe thotë se “kriminelet më të këqinj në Kolumbi ishin dadot e tij”.

Sa i përket problemit të drogës në Kolumbi, Marroquin thotë se tregtia e drogës është ende e paprekur dhe asgjë nuk “ka ndryshuar megjithëse kanë kaluar shumë se 20 vjet nga vrasja e babait të tij”.

Ai shton se trafiku i drogës është një dramë e njerëzimit dhe se nuk do të zgjidhet me armë apo me agjencitë e anti-drogës siç besojnë amerikanët.

Pablo Escobar, themelues i Kartelit të Medellin, ndërtoi një pasuri të tërë duke dërguar tonelata kokaine nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara dhe akumuloi aq shumë para sa i shpalli luftë shtetit kolumbian dhe më pas ofroi të paguante borxhin e jashtëm të vendit në këmbim që të mos ekstradohej.

Pas vdekjes, pasuria e tij  kaloi në duart e autoriteteve kolumbiane.

Marroquin thotë se pasuria duhet të shkonte në duart e viktimave dhe jo politikanëve.

Dita

September 20, 2016 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim