Këshilla për të patur thonj të shëndetshëm

February 9, 2016 20:15

Këshilla për të patur thonj të shëndetshëm

Thonjtë janë gjithmonë në qendër të vëmendjes kur flasim për estetikën e duarve.

Por shpesh herë ato janë dhe një problem i madh për t’u mbajtur të shëndetshëm.

Ja disa këshilla praktike që mund t’i zbatoni me lehtësi.

56b4a6b61f00000d01217639

Mos i hani më

Ky zakon që shpesh shkaktohet nga stresi, shkatërron thonjtë tuaj duke i dëmtuar ato që në majë.

56b4a6b61f00007f00217637

Përdorni gjithmonë doreza kur lani enët

Edhe pse mund t’ju duket jo praktike, është mënyra më e mirë për të ruajtur thonjtë dhe duart nga substancat kimike që gjenden tek detergjentët.

56b4a6b81800006f0080b568

Kini kujdes në përdorimin e ujit

Në momentin që janë vazhdimisht në kontakt me ujin thonjtë zbuten shumë dhe natyrisht thyhen më shpejt.

56b4a6b71f00007f0021763a

Kujdesuni për to të paktën një herë në javë

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme t’i dedikoheni thonjve, të paktën një herë në javë duhet të kujdesni për to, duke hequr kutikulat dhe duke bërë një manikur ushqyes.

PARIS, FRANCE - MARCH 07: A model, glove detail, walks the runway during the Tsumori Chisato show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2015/2016 at Palais des Beaux Arts on March 7, 2015 in Paris, France. (Photo by Richard Bord/Getty Images)

Mbani doreza në dimër

Temperaturat e ulta në dimër janë një rrezik i madh për duart, por dhe për thonjtë që rrezikojnë të thahen dhe shkatërrohen. Kështu zgjedhja më e mirë për t’i mbrojtur kur dilni, janë dorezat.

56b4a6b61f00000d01217638

Merrni vitamina

Vitaminat dhe suplemente me bazë biotine (vitaminë nga grupi B Complex), janë të shkëlqyera për thonjtë. Gjithashtu përpiquni të gjeni produkte që përmbajnë biontinë në përbërjen e tyre, në mënyrë që ky substancë të shkojnë direkt tek ata.

56b4a6b61800006f0080b565

Përdorni gjithmonë krem hidratues

Kremi hidratues nuk është vetëm për elasticitetin e lëkurës, por është shumë i mirë dhe për thonjtë. Kujdesuni që gjithmonë pasi të keni larë duart, të përdorni krem.

56b4a6b71f00007f0021763b

Mbani gjithmonë një limë thonjsh me vete

Është shumë e rëndësishme që në raste emergjence të keni më vete një limë, që ju ndihmon të lëmoni cepat që mund të jenë krijuar nga thyerja duke e ruajtur gjatësinë.

56b4a6b71800006f0080b566

Shtoni në ushqimin tuaj proteinat

Një dietë e përditëshme ushqimore me shumë ujë për të qenë e hidratuar dhe me ushqime të pasura me proteina, si p.sh peshku, ju ndihmojnë për të patur thonj të shëndetshëm.

56b4a6b61800006f0080b564

Mos i përdorni thonjtë tuaj si mjet

Edhe pse mund të jetë praktike, kurrë mos i përdorni thonjtë si mjet për të hapur kutitë apo diçka tjetër. Zonat e bardha që na shfaqen në thonjë, janë tregues zonës së stresit, që shumë shpejt mund të thyhen, apo këputen.

56b4a6b71a00009c01ab20eb

Përdorni gjithmonë forcues mbi manykyrin bazë

Forcuesit janë thuajse gjithmonë të përbërë nga proteina keratine, që është ajo çka thonjve u nevojitet më shumë.

56b4a6b81f00000d0121763d

Hiqni manikyrin e vjetër

Që të mos ndiheni fajtore kur manikyri juaj fillon dhe hiqet, duke dëmtuar thoin, por dhe duke të bërë që dora juaj të duket shëmtuar, zgjidhja është që të fshini makikyrin pas një jave që e keni vendosur dhe nuk do të keni më probleme.

February 9, 2016 20:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*