Çfarë vendosi Këshilli Bashkiak

March 11, 2016 22:05

Çfarë vendosi Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e djeshme disa vendime të rëndësishme me ndikim te bizneset dhe qytetarët, kryesisht duke lehtësuar barrën fiskale të biznesit të vogël.

Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe me pjesëmarrjen e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, këshilli miratoi disa ndryshime në vendimin numër 59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”.

Me anë të këtij vendimi, së pari u bë ndryshimi i niveleve të “Taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme”.

Ky ndryshim vjen si rezultat i interpretimeve në raport me ndryshimet e fundit në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe vështirësitë e aplikimit në praktikë nga institucionet përgjegjëse të niveleve të miratuara.

Sipas këtij vendimi, niveli i taksës së kalimit të “Taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme” për njësitë administrative: Dajt, Farkë, Kashar, Bërzhitë, Pezë, Baldushk, Vaqarr, Petrelë, Krabë, Ndroq, Shëngjergj, Zal-Herr, Zall-Bastar, taksa për ndërtesë banimi nga 1000 lekë shkon në 100 lekë, për ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime nga 2000 lekë në 300 lekë, ndërsa për ndërtesat e tjera nga 1500 lekë shkon në 200 lekë.

Gjithashtu, me anë të këtij vendimi u miratua propozimi për heqjen e taksës së pastrimit që do të merrej për çdo tavolinë për subjektet: bar, kafe, restorante, fast-fund, kafe-internet e të tjera aktivitete të ngjashme me to. Ky vendim u mor me qëllim ekuilibrimin e ngarkesës së shtuar fiskale nëpërmjet aplikimit të tarifës së re për zënien e hapësirës publike.

Me anë të këtij vendimi u miratua edhe ndryshimi i ndarjes territoriale të zonave të qytetit të Tiranës për efekt të tarifës për zënien e hapësirave publike. Sipas këtij vendimi, bëhet e mundur ngushtimi i zonës A, ku aplikohen tarifat më të larta (1500 lek për m2) dhe kthimin e tyre në zona B, ku tarifa është sa gjysma e nivelit të zonës A (750 lek për m2).

Ky vendim vjen në zbatim të marrëveshjes së arritur në tre takimet që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar më parë me përfaqësuesit e biznesit dhe synon aplikimin e tarifës në përputhje me zhvillimin ekonomik të zonës respektive dhe uljen e ngarkesës fiskale për bizneset që ushtrojnë aktivitet në zona me tregues ekonomik më të dobët.

Gjithashtu, pjesë e këtij vendimi ishte dhe pika që mundëson që për muajit Janar dhe Shkurt bizneset do të paguajnë me tarifat e vjetra.

6

March 11, 2016 22:05
Komento

4 Komente

  1. intelektuali March 12, 07:47

    PO C’A THATE O BASHKIA?

    Po per dallaverat e Erjonit dhe Edvinit pas tij me betonin tek Parku i Liqenit qe i vjen era si dallaverat e Lulzimit dhe Saliut pas tij me betonin tek Rruga e Kombit qe ka gjasa te kthehet si Rruga e antikombit per shkak te lakmise se pushtetareve per te fituar LEKA dhe per t’u bere miliardere me fondet publike?

    Reply to this comment
  2. info analitike March 12, 09:16

    Keta tashme po veprojne e po vendosin vetem me diktat e pa asnje pike transparence sipas parimit “vete lidh, vete zgjidh”. Perse gjithe kjo urgjence per te kaluar me shpejtesi keto ndryshime? Perse i tremben perfaqesuesve te biznesit dhe opozites? E mjaft shpalosen flamurin e shumices se Tiranes sepse nuk perfaqesojne shumicen e Tiranes sepse gjysma e saj as qe nuk shkoi te votoje keta mashtrues ordinere.

    Reply to this comment
  3. Arben March 12, 11:44

    TE ZGJEDHURIT HAJDUTE, E POPULLIT HAJDUT SHQIPETAR.

    CDO POPULL MERITON QEVERRISJEN QE KA.

    Reply to this comment
  4. l ri March 12, 21:55

    Edhe kur meren vendime të cilat vinë nga bisedimet me grupet e interesit,pra rishikime ,e rregullime me ulje,përsëri intelektualët e infoanalë do të mendojnë me kokën e poshtme e do të flasin me gojën e pasme.Rende si ka qe njerëzit të ndjehen më të lehtësuar për biznes,se tellallët atë punë kanë.Urime bashkisë,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*