Këshilli bashkiak, Veliaj: Është buxheti më i madh që ka pasur Bashkia e Tiranës

July 25, 2016 19:06

Këshilli bashkiak, Veliaj: Është buxheti më i madh që ka pasur Bashkia e Tiranës

Shërbimi i transportit urban në Tiranë do të pësojë një ndryshim rrënjësor, jo vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimit në autobusë, por edhe nëpërmjet një kompanie publike që Bashkia e Tiranës do të krijojë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, e cila përkon edhe me mbushjen e vitit të parë të Tiranës në punë.

 “Ndryshimi më i rëndësishëm prek transportin urban i cili është në një proces transformimi e modernizmi, pavarësisht se ende nuk jemi aty ku do të donim. Futja e biletave elektronike brenda vitit 2016 do të eleminojë njëherë e mirë shumë nga abuzumet prej të cilave vuante sistemi i transportit urban. E po ashtu, kontrollet më të shumta dhe këmbëngulja për cilësi më të lartë shërbimesh duke shkuar deri tek gjobat apo heqa e licencave, po fillon të japë frytet e veta. Po mendojmë aktualisht për themelimin e një kompanie publike transporti urban e cila do të shërbejë si etalon i standardeve të shërbimit me të cilin do të duhet të krahasohen të gjithë operatorët”, tha Veliaj në fjalën e tij.

 Gjithashtu duke bërë një përmbledhje të punëve kryesore të realizuara gjatë këtij viti të parë, kryebashkiaku Veliaj evidentoi pastrimin si një nga fushat ku është edhe ndryshimi më i madh dhe më i ndjeshëm për qytetarët. “Tirana që gjetëm ishte një qytet jo funksional. Sesa ka ndryshuar Tirana në këto pak muaj e shohin të gjithë. Qytetarët mbi të gjitha. Tirana sot është një qytet më i pastër dhe shërbimi i pastrimit është përmirësuar ndjeshëm. Rrugët, pusetat, ndriçimi, gjithçka ka filluar të përmirësohet edhe pse padyshim mbetet një punë jashtëzakonisht e madhe për të bërë për ta çuar Tiranën aty ku duam ne. Por Tirana sot vjen më në fund era qytet dhe Bashkia era Bashki”, – shtoi Veliaj.

 Gjithashtu kryetari i Bashkisë ka theksuar se një punë e rëndësishme është bërë edhe në investimet publike, sidomos në infrastrukturën rrugore, rikualifikimin e zonave të banuara, ujësjellës etj. “Është ky buxhet që po na lejon ta kthejmë Tiranën në një qytet të jetueshëm – në një qytet të pastër e të gjelbër, ku rrugët nuk janë të mbushura me gropa e ku trotuaret nuk janë të zaptuara apo të pandriçuara, ku transporti publik është i shpejtë dhe cilësor, ku shërbimet janë gjithëpërfshirëse, ku jeta kulturore e artistike është e larmishme dhe ku mundësitë për të investuar e për të bërë biznes janë të mëdha. Plot 39% e këtij buxheti po shkon për investime publike. Pra në vitin 2016, po investohen 48 milionë dollarë, ndërkohë që në 2014 investimet publike ishin 15 milionë dollar ndërsa në 2015 vetëm 13 milionë dollar. Një rritje prej 280%”, theksoi kryetari i Bashkisë.

July 25, 2016 19:06
Komento

3 Komente

  1. mateo July 25, 23:32

    Nuk eshte e vertete!
    Ti Tirane quan qytetin brenda unazes dhe jo ate te pad zgjedhjeve.Ti harron se ne ish komunat sot pjese e Bashkise Tirane,prej 25 bitesh nuk eshte bere asnje investim nga shteti dhe ju krekoseni me rruget e shtruara dhjetra here para cdo fushate.Banoret e ish komunave jetojne si ne Bombej,zoti kryetar,por ty te intereson show e jo jeta e banoreve te tu.

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... July 26, 01:32

    Ne kohen e Lulushit si Krycar i bashkise se vjedhur nuk kishte aresyre qe investimet publike te ishin ne nivele te larta per te cilen Erioni i merr per krahasim, kjo per dy aresye kryesore:
    1.Te ardhurat e realizuara tatime, taksa etj ne kohen e Lulushit ishin ne renie te lire, ne pikjate.
    2.Kaq te ardhura u nevojiteshin kunatit te Lulushit, Florenc Haxhes. Shkerdhenit te Salehit dhe vete Lulushit, jo per te mbushur xhepat ne forme thesi por per t’i shqyer ato.
    Komiku, hajduti, genjeshtari dhe krimineli i provuar Lulush do te bente tramvajin e trapit Kinostudio-Kombinat etj brockulla ku arriti t’u vjedheve gabeleve apo jevgjeve edhe plehrat e kazaneve neper lagje duke ja dhuruar kunatit te tij.
    Erioni me kete seriozitet, me perkushtim, me ambicje te qarte, me stafin e kualifikuar te Bashkise dhe mbi te gjitha me nje buxhet te lakmuar dhe te larte qe ka realizuar cdo zotim e premtim po e kthen ne realitet dhe te prekshem per kryeqytetasit.
    Tirana ka ndryshuar, po behet nje qytet i jetushem, i lumte Erionit dhe suksese.

    Reply to this comment
  3. Mark .uk July 26, 14:45

    Buxheti mund te jet ne letra,po qyetart ja ma keq se edhe ne 97 per nga gjendja ekonomike. Nuk besoj se kas edhe socialisti ma i thjesht qe ju beson sado gomar te jet nga mendja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*