Këshilli Botëror i Energjisë: Siguria energjitike, Shqipëria e parafundit në rajon

September 16, 2019 18:43

Këshilli Botëror i Energjisë: Siguria energjitike, Shqipëria e parafundit në rajon

“World Energy Trilemma Index” është një indeks që publikohet çdo vit nga Këshilli Botëror i Energjisë. Ky indeks synon matjen e qëndrueshmërisë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale.

Këtë vit, Shqipëria ka fituar 6  pozicione në renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike. Indeksi i publikuar e rendit vendin tonë të 73-tin në botë, ndër 128 ekonomi, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 79-të, ndër 125 ekonomi.

Shqipëria ka marrë pikë të kënaqëshme për barazinë dhe qendrueshmërinë ambientale, por i ka pikët e ulta për sigurinë energjitike që ofron.

Në fakt, për sa i përket sigurisë energjitike, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, para Bosnje Herzegovinës, dhe e 4-ta nga fundi në Europë, ku përveç Bosnje Hercegovinës, pikë më të ulta se vendi ynë marrin vetëm Gjeorgjia dhe Moldavia.

Siguria energjetike është një ndër treguesit më të rëndësishëm të një vendi, jo vetëm për shkak të nevojave në sektor, por sidomos pasi mungesa e saj përkthehet në paqëndrueshmëri fiskale.

Një sërë institucionesh ndërkombëtare, si FMN, Moody`s, Banka Botërore, e kështu me rradhë e kanë paralajmëruar Shqipërinë se një ndër rreziqet kryesore fiskale për të buron pikërisht nga paqendrueshmëria energjetike, ku mungesa e sigurisë energjitike është domethënëse.

Kjo pasiguri është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e varësisë së sektorit nga burimet hidrike, që në vetvete janë në varësi të kushteve meteorologjike./Scan

e.ll./dita

September 16, 2019 18:43
Komento

3 Komente

  1. Hosteni September 16, 19:04

    Vetem nje gje nuk i falet Enver Hoxhes. Qe vdiq dhe la kete popull jetim.

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 16, 19:19

    Keshtu te ndodh kur mer mendjen e dallkaukut Fahrudin Hoxha dhe nderton HEC-e mbi perrenj te thate,

    qe:

    Jo vetem nuk i japin kurgje sistemit tone energjetik, por i pijne si kulcedra prej betoni ujin banoreve dhe katunareve mjerane,

    Keshtu eshte kur ven ne krye te energjetikes Ministra Rilindas debila me tahma te madhe si Damian Gjiknuri me nje Lukuni dallkaukesh nga pas,

    Keshtu eshte kur ne Krye te Pushtetit zgjidhet nje Kryeminister Kaqol pa shkolle dhe pa dipllome qe nuk e ka haberin fare se ceshte energjia,

    Keshtu eshte kur vajton dhe qan si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal bolshevik te Enverit per 50 vjet me radhe dhe kur nuk di si te drejtosh sot shtetin ne kushtet e ekonomise se tregut te lire kapitalist.

    Reply to this comment
  3. Arben September 16, 21:43

    NGA FITORJA NE FITORJE

    KESHTU E KA SHQIPERIA UROPIANE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*