Këshilli i Ambasadorëve: “Korrigjimi i kufijve”, opsion i tejkaluar në kohë

August 6, 2018 19:57

Këshilli i Ambasadorëve: “Korrigjimi i kufijve”, opsion i tejkaluar në kohë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në reagim thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet zyrtare që ka pasur Shqipëria në kohë, të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtar.

Më tej, ato shprehin shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë.

 “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë. Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me përgjegjësi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajonin tonë. Përmbushja me sukses sfidave të brendshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në reagimin zyrtar.”

l.h/ dita

August 6, 2018 19:57
Komento

2 Komente

  1. Iliria e bashkuar August 6, 20:42

    Shqiptaret duhet te ngrihen dhe te rezojne kopilin e e serbve

    Reply to this comment
  2. Alban August 6, 23:16

    Keshilli I Ambasadoreve te Shqiperise-nje sallate ruse e kohes se Republikave Socialiste Sovjetike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*