Këshilli i BE-së zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë

April 15, 2014 10:15

Këshilli i BE-së zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë

Gjatë mbledhjes së djeshme të zhvilluar në Luksemburg, Ministrat e Jashtëm të BE-së, kanë diskutuar edhe mbi situatën e fundit në Ukrainë. Pas diskutimeve, ato kanë adoptuar një sërë konkluzionesh, në lidhje me përshkallëzimin e situatës.

Në këto konkluzione, Këshilli i BE-së dënon veprimet e ndërmarra nga individë të armatosur në qytetet e Ukrainës lindore dhe përpjekjet për të destabilizuar Ukrainën. Këshilli i bën thirrje të gjithë palëve të angazhohen në një dialog, me synim të gjejnë një zgjidhje paqësore. Këshilli vendos gjithashtu zgjerimin e listës ndaj subjekteve të ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të vizave për udhëtim.

Në konkluzionet e tyre, Ministrat e Jashtëm të BE-së, ripërsërisin mbështetjen e fortë ndaj unitetit, sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe i bëjnë thirrje Rusisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të refuzojë aktet e fundit të paligjshme në Ukrainën Lindore dhe të kontribuojë në stabilizimin e situatës. Këshilli i ka kërkuar Rusisë tërheqjen e trupave nga kufiri ukrainas dhe të tërheqë në mënyrë të menjëhershme mandatin e Këshillit të Federatës për përdorimin e forcës në tokën ukrainase.

Çdo kërcënim apo përdorim force kundër Ukrainës apo cilido vendi tjetër nuk është e pranueshme dhe duhet të ndalojë menjëherë. BE inkurajon qeverinë e Kievit për zbatimin e ligjit në masën e duhur dhe të kontribuojë në zvogëlimin e mëtejshëm të tensionit”,- theksojnë konkluzionet.

Këshilli i BE-së pret vlerësimin e Komisionit mbi pasojat ligjore të aneksimit të Krimesë dhe propozimet mbi masat shtrënguese ekonomike, tregtare dhe financiare në lidhje me Krimenë.

Në deklaratën e tyre Këshilli mirëpret një zgjidhje të mundshme përmes dialogut nëpërmjet një mekanizmi shumëpalësh, siç është takimi i radhës ndërmjet Rusisë, SHBA dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton, si një fillim i mirë për çtensionimin e situatës.

Këshilli i BE-së mbështet gjithashtu punën e ndërmarrë nga OSBE dhe është gati të asistojë dhe në fusha të tjera si reformimi i sektorit të sigurisë civile, mbështetje për policinë dhe sundimin e ligjit, si dhe një mision të mundshëm të CSDP-së.

Këshilli miratoi gjithashtu një ndihmë makro-financiare prej 1 bilion euro për Ukrainën, në mbështetje të stabilizimit dhe reformave ekonomike të vendit. Në këtë kuadër u adoptua gjithashtu heqja e përkohshme e tarifave doganore mbi mallrat ukrainase, e cila pritet  të hyjë në fuqi më 23 prill.

April 15, 2014 10:15
Komento

1 Koment

  1. shefi April 15, 12:30

    e destabilizuat ate vend me grusht shteti duke rezuar nje qeveri legjitime dhe tani kerkoni ta stabilizoni? kjo eshte demokraci qesharake.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*