Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvillon në 19 mars mbledhjen e parë

March 8, 2018 16:35

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvillon në 19 mars mbledhjen e parë

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë në 19 mars 2018 në orën 10:00 mbledhjen e parë.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe është thirrur nga kryetari i KED, Artan Broci

Njoftimi

Anëtari i Gjykatës së Lartë z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr.982/1 prot. datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë cilësi, në zbatim të nenit 226 të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Z. Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED.

Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrasë mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00,në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila sipas ligjit është dhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

a.s/dita

March 8, 2018 16:35
Komento

1 Koment

  1. keshtu ndodh March 8, 20:44

    Si eshte e mundur ky Broci kryetar? E ka kaluar vetingun ky se gjyqtari Broci eshte binjak me Gjin Gjonin. Keshtu do behet drejtesia? U pordh kjo pune me duket!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*