Këshilli i Europës do të monitorojë zbatimin e ligjit të pronave

December 11, 2015 18:39

Këshilli i Europës do të monitorojë zbatimin e ligjit të pronave

Të enjten, Këshilli i Europës botoi vendimet dhe rezolutat e marra nga Komiteti i Ministrave për të Drejtat e Njeriut gjatë mbledhjes së fundit në datat 8-9 dhjetor, ku përfshihet dhe një qëndrim mbi ligjin e ri të kompensimit të Pronave të sekuestruara nga regjimi komunist, i cili u miratua një javë më parë nga parlamenti shqiptar.

Në vendimin e tij, Komiteti shfaqi kënaqësinë e këtij institucioni, që ligji i ri i Pronave në Shqipëri krijon një skemë kompensimi, si “një hap pozitiv mbi kthimin e pronës ish pronarëve”.

Megjithatë, Komiteti i Ministrave nënvizoi që detajet e skemës së kompensimit duhet të përcaktohen nga aktet nënligjore dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare t’i paraqesë këto akte, në mënyrë që të japë një vlerësim të plotë.

Komiteti gjithashtu i ka kërkuar qeverisë të shpjegojë se çfarë hartash për vlerësimin e pronës do të përdorë për skemën e re të kompensimit si dhe metodologjinë e saktë të përpilimit të tyre.

Gjithashtu, Komiteti inkurajoi autoritet shqiptare të mos e kursejnë mbështetjen logjistike, financiare dhe njerëzore për implementimin e ligjit. Ai i kërkoi qeverisë t’i dorëzojë një plan veprimi të përditësuar, në mënyrë që të monitorohet implementimi i ligjit.

Komiteti i kërkoi qeverisë që t’i vërë në dispozicion informacionin e kërkuar deri me 30 Janar 2016, në mënyrë që të vlerësojë progresin në implementimin e ligjit dhe të sigurohet se mjetet e vëna në dispozicion bëjnë të mundur që mekanizmat e krijuar të jenë efektivë.

Ligji për “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës,” u miratua nga parlamenti me votat e maxhorancës më 5 dhjetor.

Projektligji i jep të drejtë qeverisë të kompensojë me çmime shumë më të ulëta se sa realiteti i tregut të gjitha pretendimet e regjistruara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që nga viti 1993 si dhe krijon kushtet për të pranuar kërkesa të mëtejshme.

Projektligji thotë se çmimi me të cilën do të vlerësohet kompensimi i një prone do të jetë ai i përcaktuar me vendim të qeverisë, i njohur si ” harta e vlerës” së pronës, e cili është miratuar në korrik 2014.

Ligji i aprovuar nga parlamenti vjen në kontekstin e detyrimeve që rrjedhin për shtetin shqiptar nga vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut mbi çështjen  “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.”

Ky vendim i marrë në 17 dhjetor 2012, i detyronte autoritet shqiptare të krijonin një mekanizëm të zbatueshëm për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndryshe Gjykata kërcënonte se do të pranonte kërkesat e ish-pronarëve në tërësi, duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë prej qindramilionë eurosh, gjë që mund të sjellë efektivisht falimentimin e shtetit.

Raporti i vitit 2014 i Gjykatës së Strasburgut tregon se 366 çështje kundër Shqipërisë janë të depozituara aty, në pritje të një vendimi.

Në  një deklaratë për shtyp të mërkurën, avokatja e shtetit Alma Hicka, e përshkroi vendimin e Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, si miratim të skemës së re të kompensimit të pronave si një zgjidhje e përshtatshme për detyrimet që rrjedhin nga vendimi pilot i gjykatës.

“Një sërë delegacionesh përshëndetën arritjet e autoriteteve shqiptare në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi kompleks, mirëpritën miratimin e Ligjit në Parlament dhe shprehën mbështetjen e tyre për Qeverinë Shqiptare,” tha Znj. Hicka nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare, në të cilin vunë në dukje me kënaqësi ligjin për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, i cili është një hap shumë pozitiv për t’i dhënë fund problemit të gjatë të kthimit ose kompensimit  të pronës ish-pronarëve,” shtoi ajo.

Shoqatat që përfaqësojnë interesat e ish pronarëve nuk bien dakord. Ato e kanë kundërshtuar ligjin si një zgjidhje të papërshtatshme, që në vend të përmirësojë situatën e individëve të shpronësuar nga regjimi komunist, e përkeqëson atë.

“Zgjidhja e propozuar shkel haptazi të drejtat e fituara dhe barazinë midis shtetasve. Interesi publik nuk mund të mbrohet duke shkelur të drejtat e individit,” thotë Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi,” një nga grupet e interesit që e ka kundërshtuar ligjin.

Ky grup interesi është i bindur se ligji zvarrit akoma më shumë procesin e shqyrtimit të dosjeve në Gjykatën e Strasburgut, nuk jep garanci për realizimin e procesit të kompensimit dhe kufizon të drejtën e ankimit te pronarëve.

Përtej vendimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, mbetet e paqartë nëse Gjykata e Strasburgut do ta pranojë ligjin si mjet të përshtatshëm dhe të pezullojë vendimet për çështjet tashmë të paraqitura përpara saj.

Më 10 nëntor kjo gjykatë mori një vendim mbi çështjen ”Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë,” ku pa e paragjykuar projektligjin, i cili u aprovua në parlament një muaj më vonë, urdhëroi  kompensimin e ankimuesit në bazë të hartës së aprovuar në 2008, e cila është përdorur në mënyrë konsistente dhe në çështje të mëparshme.  Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata i dha 12 pronarëve të shpronësuar 5.3 milionë euro kompensim për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Në këtë kontekst, gjykata vlerësoi që harta e aprovuar nga qeveria në 2014, mbi të cilën bazohet ligji i ri nuk reflekton vlerën e tregut, duke ngritur dyshime se ajo do ta pranojë ligjin e ri si një mekanizëm të përshtatshëm që i jep zgjidhje problemit të kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri. /BIRN

December 11, 2015 18:39
Komento

4 Komente

  1. byrrisha ky Dobic shpellle December 11, 18:51

    pSe deri tani kush e ka monitoruar ate ?
    kta kujtojn se te gjithe shqiptaret kane surratin e birrishit te shpelles
    dhe vazhdojn e i besojn mashtrimeve !
    Gjithe Politika antishqiptare e zbatuar nga kerma brrisha ne kto 24-vjet ,
    sidhe mbajtja e ktij sharlatani e krimineli ,ktij idioti te pashembullt ne pushtet ,
    eshte monitotruar pikerishte nga KTA mashtrues ,qe kann ndejkur nji politike te varferimit
    te shqiptarit dhe mos qenies Zote ne shtepine e vet .
    A thu ,sot kthyen syte kta nga Skiperia dhe papritur pane nji padrejtesi te shtetit ,
    te shkerdhatave qe vet i financuan dhe mbajten ne pushtet ?!
    Un them jo .Sepse di cila eshte filozofia e politikave te mashtruseve europ,vs shqiperise e shqiptareve ,se si funxionon gjithcka ne kte bote .

    Reply to this comment
  2. Arben December 11, 18:57

    HAHAHAHHAHAHAHAHAHAH

    SHOKU RAMA NXORRI LIGJ SIPAS TE CILIT VENDIMET E GJYKATES SE STRASBURGUT PER PRONAT NUK JANE PERFUNDIMTARE, QEVERRIA E LARTGJATESISE SE TIJ KA TE DREJTE TI PJESTOJE SI TA GJYKOJE LARTGJATESIA E TIJ.

    O ZOT O ZOT, EDHE NJE INJORANT NUK I CON NEPER MEND KETO GJERA.

    Reply to this comment
  3. Hasani December 12, 00:35

    Mashtrimi i avokates se Shtetit se keshilli i europes vleresoi ligjin e ri te pronave si shume te sukseshem e te drejte dole se keshilli i europes duhet te bindet per zgjidhet e drejta dhe cemimet e drejta. Haram edi Rames qe zbaton mesimet e ramiz Alise dhe le ne krye te pronave trashegimtarev e antarit te Byrose qe dinte vetem te pinte.
    Hasani

    Reply to this comment
  4. Hasani December 12, 00:36

    Mashtrimi i avokates se Shtetit se keshilli i europes vleresoi ligjin e ri te pronave si shume te sukseshem e te drejte dole se keshilli i europes duhet te bindet per zgjidhet e drejta dhe cemimet e drejta. Haram edi Rames qe zbaton mesimet e ramiz Alise dhe le ne krye te pronave trashegimtarev e antarit te Byrose qe dinte vetem te pinte.
    Hasani

    O Dita nuk eshteb koment i perseritur, apo edhe ti perfaqeson Byrone?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim