Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet

March 19, 2019 15:51

Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet

Këshilli i Evropës i ka drejtuar një thirrje Shqipërisë që të respektojë parimin e vetë-deklarimit të minoriteteve kombëtare. Ky rekomandim u kërkon autoriteteve që të ndalojnë referimin vetëm mbi të dhënat arkivore dhe regjistrin e gjendjes civile në lidhje me verifikimin e personave të vetë-deklaruar si anëtarë të një minoriteti.

Në fakt kjo është një nga çështjet delikate në marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës. Në mënyrë të vazhdueshme presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërkuar respektimin e minoritetit grek në vend, në mënyrë që t’i hapet rrugë Shqipërisë në integrimin evropian.

Por pretendime për minoritete kombëtare ka edhe nga Serbia e Bullgaria. Në vitin 2011 u realizua censusi i parë ku në të u përfshi edhe kombësia. Këto rezultatet u kundërshtuan prej Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Sakaq në vitin 2020 do të pritet të realizohet një tjetër regjistrim, por këtë radhë përcaktimi i kombësisë do të jetë i detyrueshëm. Në raportin e fundit, Këshilli i Evropës, ka dalluar lehtësisht se komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të ndeshen me pabarazi dhe diskriminim, sidomos në nivel vendor.

Raporti bën thirrje për më shumë përpjekje për të përmirësuar kushtet e jetesës së këtyre komuniteteve, sidomos në lidhje me qasjen në punësim, arsimim dhe shëndetësi, si dhe duhet të nxitet integrimin e tyre shoqëror.

Rekomandimet për autoritetet shqiptare përfshijnë edhe mundësimin e librave shkollorë në gjuhën e minoriteteve.

 

b.b/dita

 

March 19, 2019 15:51
Komento

7 Komente

  1. Toni March 19, 16:08

    He ju lumsha Grekerve , se ua vene shqipove festen sipas kokes. Graqirat thone, ”beni si themi ne por mos beni si bejme ne”.

    Reply to this comment
  2. Lili March 19, 16:13

    Kur grekia te pranoje minoritetin shqiptare atje ne do pranojme minoritetin greke ketu

    Reply to this comment
    • mirel March 19, 16:17

      Kete themi ne komentuesit, po qeveria shqiptare ben te kunderten.
      Prandaj ne vend ti biem samarit grek mire eshte ti biem gomarit tone.
      Po kush do i bjeri..shqiptaret jane kthyer ne bajga te gomarit..mjere Shqiperia se nuk meriton te kete kete popull qe ka

      Reply to this comment
  3. Niku March 19, 16:38

    Keshilli I Europes eshte vetem kunder Shqiptareve, ashtu si para nje shekullin. Perse nuk shikon se si trajtohen minoritetet ne Greqi, Serbi, Bullgari, etj. dhe pastaj te flase per Shqiperine. Shqiperia mund te futet ne Europe vetem si e barabarte me vendet e tjera dhe jo e diskreminuar. Perse duhet te futet Shqiperia ne Europe, kur kjo e fundit ka dy masa?! Zbatoni reciprocitetin dhe mos beni leshime.

    Reply to this comment
  4. epo kjo pune March 19, 16:48

    kur greqia te pranoje shqiptaret autoktone matane kufirit, do kete reciprocitet sepse deri tani vetem ne kemi njohur te ardhurit greke ketej kufirit.

    Reply to this comment
  5. erion March 19, 17:46

    Une them te vetedeklarohem me kombesi Gjermane.Po qe se vetedeklarohen dhe te tjere si une do Kemi partine tone.
    Partia per te drejtat e Gjermanit
    Do futemi ne parlament dhe pse jo mbase marrim dhe ndonje ministri.
    Po endrra e te gjithe neve minoritarve gjermane eshte bashkimi me token meme domethene me Gjermanine.
    Te gjitha tokat qe i kA pushtuar Shqiperia Gjermanise duhet tja ktheje.
    Mjaft me.
    Duam te drejtat tona

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*