Këshilli i Integrimit, Bregu: Të votohet reforma në drejtësi

July 19, 2016 12:42

Këshilli i Integrimit, Bregu: Të votohet reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi ka qenë edhe në fokus të mbledhjes së radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj në këtë takim, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se është koha që reforma të votohet. “Është me rëndësi që reforma në drejtësi të votohet nga të gjitha forcat politike”, ka thënë Bregu.

Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë reformë, të cilën e kanë cilësuar ndër më të rëndësishme.

“Jemi në mbështetje të një prej reformave më të rëndësishme. Shqiptarët janë në masë të bashkuar për një shpresë të vetme, integrimin europian. Politika duhet të bëjë të pamundurën që të rifitojë besimin e shqiptarëve”, kanë thënë ata.

July 19, 2016 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*