Këshilli i propozon Llallës drejtuesit e rinj

March 17, 2016 15:59

Këshilli i propozon Llallës drejtuesit e rinj

Pak ditë pas lëvizjeve për riformatim të organit të akzuës, Këshilli i Prokurorisë votoi këtë të enjte për t’i propozuar prokurorit të përgjithshëm disa lëvizje të tjera në prokurori.

Shtatë anëtarët e këtij këshilli kanë votuar për kreun e njësisë antikorrupsion Gent Osmani që të jetë gjithashtu zëvendës prokuror tek Krimet e Rënda.

Si numri një i Krimeve të Rënda u komandua në fillim të javës Besim Hajdarmataj, i cili zëvendësoi pas 6 mujave në këtë detyrë Blerim Tominajn.

Po ashtu, Këshilli i Prokurorisë i propozon prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla që të emëroje si kryeprokuror në Lushnje Çlirim Shahinin, në Sarandë Edison Ademin dhe në Pukë Elidjana Kasajn.

Ajo që bie në sy gjatë riformatimit të prokuroisë është se shumica e lëvizjeve të urdhëruara nga Llalla janë kryer me komandim dhe jo emërim, ndërkohë që përflitet se disa nga dorëheqjet e krerëve të prokurorive janë imponuar nga organi qendror i akuzës.

March 17, 2016 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim