Këshilli i Qarkut i jep titullin “Nderi i Qarkut” Shoqatës “Tirana”

April 29, 2016 12:17

Këshilli i Qarkut i jep titullin “Nderi i Qarkut” Shoqatës “Tirana”

Këshilli i Qarkut të Tiranës vlerësoi Shoqatën “Tirana” me titullin “Nderi i Qarkut” me motivacionin “Për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave identitare, materiale, kulturore e shpirtërore të qytetit dhe trevës së Tiranës”.

Ky është titulli më i lartë që jepet nga Qarku i Tiranës dhe medalja iu dorëzua Arben Tafajt si Kryetari i Shoqatës nga kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi në prani të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Titulli iu dha gjatë aktivitetit të mbajtur me rastin e promovimit të librit “42 kryetarët e Tiranës” me autor Valter Gjonin, i cili prej më shumë se 20 vitesh mban pozicionin e përgjegjësit të Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

Libri paraqet një histori jo vetëm të të gjithë kryebashkiakëve në vite, por edhe të qytetit të Tiranës. Gjithashtu, Valter Gjoni u nderua gjatë ceremonisë nga Shoqata “Tirana” me titull nderi për kontributin e dhënë për qytetin e Tiranës.

April 29, 2016 12:17
Komento

1 Koment

  1. Kodra Kuqe April 29, 12:51

    Per cfare ja jepni ketij tafajsit kete vleresim apo per fushaten e terbuar
    lokaliste me ne balle parullen katunare “jina tirones” ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*