Këshilli i Qarkut Tiranë shpall Simon Gjetën “Dëshmor të Atdheut”

October 21, 2015 16:56

Këshilli i Qarkut Tiranë shpall Simon Gjetën “Dëshmor të Atdheut”

Këshilli i Qarkut Tiranë ka miratuar vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” dhe dhënien e Statusit të “Dëshmorit të Atdheut”, Simon Gjeta, ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që mbeti i vrarë në krye të detyrës në Shkodër gjatë një aksioni për kapjen e një të kërkuari nga policia.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, i datëlindjes 22 shkurt 1966, lindur në Mirditë  dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, është titulluar punonjës policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më datë 20 dhjetor 1997, në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin.

Simon Gjon Gjeta, gjatë viteve 1997 deri më datë 30 qershor 2007, ka shërbyer në strukturat e forcave të ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin dhe Tiranë.

Në 30 qershor 2007, Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin “shkurtim funksioni” dhe u ripranua në vitin 2012 në Policinë e Shtetit.

Ndërsa për periudhën 26 dhjetor 2012 deri më 20shkurt 2013, në shërbimet e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Simon Gjeta nga data 20 shkurt 2013 deri më datë 3 tetor 2015 (kur ra në detyrë), ka shërbyer në detyrën e specialistit të taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminelë, të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Më datës 3 tetor 2015, gjatë kryerjes së operacionit për neutralizimin dhe kapjes së autorit të veprës penale, ka humbur jetën në krye të detyrës Nënkomisar Simon Gjeta, specialisti i taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Gjithashtu, këshilli nën drejtimin e kryetarit Aldrin Dalipi, me propozimin e kryesisë, këshilltarët vendosën për shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Këshillit të Qarkut Tiran si dhe ka miratuar vendimin për të ndryshuar buxhetin e këtij këshilli.

October 21, 2015 16:56
Komento

1 Koment

  1. style October 21, 21:12

    Ngushellime familjes se te ndjerit. Po ndonje leke familjes se tij a i dha qeveria se ai ka rene ne krye te detyres

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*