Truku i PD-së me Doshin

March 26, 2015 14:33

Truku i PD-së me Doshin

Kuvendi do të votojë ditën e sotme për kërkesën e prokurorisë që ta autorizojë për arrestimin deputetit Tom Doshi. Me konsensus, anëtarët e Këshillit kanë rënë dakord që të votojnë pro kërkesës së Prokurorisë për ta autorizuar atë për arrestimin e dy deputetëve Doshi dhe Frroku.

Tashmë, do të jenë këshilltarët juridikë ata që do të përgatisin raportin dhe që do të votohet në seancë plenare. Gjithsesi, pas votimit të së enjtes në parlament, do të jetë Gjykata e Lartë ajo që do të vendosë nëse dy deputetët do të arrestohen ose jo.

Pasi Kuvendi të lëshojë autorizimin në fjalë, Gjykata e Lartë (deputetët trajtohen vetëm nga kjo instancë) do marrë një vendim për masën e tyre të sigurisë: Nëse do mbahen në burg deri në përfundimin e hetimeve dhe daljen në gjyq, apo do hetohen në gjendje të lirë.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mund të dojë rreth një javë kohë dhe do të varet nga puna e deritanishme e prokurorëve. Dmth gjykata teorikisht duhet të bindet që argumentet, provat, faktet, rrezikshmëria e veprës, sjellin si domosdoshmëri arrestimin e individit.

Vetëm nëse Gjykata e Lartë vendos si masë sigurie, arrestimin, policia ka duar të zgjidhura për të lidhur me pranga duart e dy deputetëve.

Mbledhja

Deputeti Doshi do të shoqërohej në mbledhje me dy avokatët e tij, ndërsa deputeti tjetër Mark Frroku nuk u paraqit. Mbledhja, e cila vijoi për më shumë se 4 orë e gjysmë, u shoqërua me debate të ashpra midis deputetit Doshi dhe Prokurorëve. Ashtu sikurse ndërmjet deputetëve demokratë dhe përfaqësuesve të Prokurorisë.

Deputeti Doshi u largua nga mbledhja rreth orës 22:15 minuta. Në dalje ai u shpreh se nuk do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare të ditës së sotme. Ai tha gjithashtu se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë besim te Prokuroria.

“Për mënyrën se si është sajuar akuza kundër meje dhe për manipulimin që kanë bërë në dëshmitë e dhëna, unë nuk kam besim te Prokuroria”, tha deputeti para gazetarëve pasi doli nga seanca dëgjimore. Në nisjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Arben Ristani, Eduart Halimi dhe Kastriot Islami, të mbështetur edhe nga deputeti Tom Doshi kanë kërkuar praninë e medias gjatë punimeve.

“Të respektohet tradita e seancave dëgjimore. Media duhet të jetë e pranishme për efekt transparence. Rregullorja parashikon që seanca dëgjimore të jetë e hapur”, deklaruan deputetët demokratë. Por përfaqësuesit e Prokurorisë kanë kërkuar një seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, parashikuar në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Përfaqësuesit e mazhorancës kanë kërkuar nisjen e mbledhjes në bazë të kërkesës së prokurorisë, por opozita dhe deputeti Doshi kanë kundërshtuar. Pas disa momentesh debati, në fund është vendosur zhvillimi i mbledhjes me praninë e mediave. Në këto kushte, prokurorët thanë se nuk mund të bënin publike detajet nga hetimi për aq kohë sa në sallë ishte e pranishme media.

Por deputeti Doshi ka këmbëngulur në leximin e dosjes hetimore mbi bazën e të cilës janë ngritur edhe tri akuzat kundër tij, ajo e kallëzimit të rremë, dëshmisë së rreme dhe kërcënimit. “Ndaj meje është kërkuar arrest. Sot nuk ka më sekret hetimor. Sillni provat t’i shohin shqiptarët që të vendoset nëse do shkohet apo jo në seancë”, deklaroi Doshi duke shtuar se çdo provë është e manipuluar.

Deputeti i Qarkut të Shkodrës u kërkoi prokurorëve që të tërheqin kërkesën e tyre, në të kundërt ai do të bënte publike të gjithë bisedën zhvilluar në ballafaqimet me Durim Bamin, për të cilën për herët të parë tha se e ka të regjistruar, edhe pse cilësohet si një detaj sekret hetimor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit, mësohet se shumica nuk ka pranuar argumentet e opozitës për të parë videon që pretendon Doshi se Durim Bami pranon se ka ndryshuar dëshminë, duke thënë se videoja mund të administrohet nga gjykata, por jo nga ky Këshill.

 

Avokati i Doshit: Bami tha se ndryshimin e dëshmisë e ka bërë nga presionet e pushtetit

Avokati i Tom Doshit, Ferid Muçaj, deklaroi se nga përgjimet ambientale të kryera në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është bërë dhe ballafaqimi mes deputetit Doshi dhe Durim Bamit, ky i fundit ka deklaruar se ndryshimin e dëshmisë e ka bërë nga presionet e pushtetit.

“Me kërkesë të deputetit Tom Doshi, Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën dhe se ka ndodhur një përgjim ambiental mes Durim Bamit dhe Tom Doshit, i cili është regjistruar me kamera dhe audio. Nga ky përgjim ambiental, Durim Bami ka deklaruar para Tom Doshit, se ndryshimin e dëshmisë e ka bërë nga presionet e pushtetit, pra deklarimet që ka bërë në prokurori janë të pavërteta, jo ato që ka bërë para ministrit të Brendshëm.

Asnjë nga veprat penalet për të cilat akuzohet nuk qëndron dhe as ekziston dyshimi i arsyeshëm. Masat e sigurisë personale vendosen kur ka rrezik se cenohen provat, në një kohë kur Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë; kur ekziston rreziku se deputeti mund të largohet jashtë vendit “siç dihet botërisht se ka lidhje të fuqishme financiare jashtë vendit.”

Unë për vete këtë nuk e dija në një kohë kur Tom Doshi më shumë ka ndenjur në Prokurori se në shtëpinë e vet kohët e fundit. “Ky është paragjykim, sepse duhen paraqitur prova që ai mund të largohet”, tha avokati i Doshit duke shtuar se edhe masa e arrestit vendoset në raport me veprën penale.

Doshi: Durim Bamin e kërcënuan se do i vrisnin fëmijët nëse nuk ndryshonte dëshminë

Gjatë mbledhjes, deputeti Tom Doshi shtoi se Durim Bami i ka thënë se atij i ka hyrë në qeli një njeri i RENEA-s me maskë i cili i ka thënë “po s’e ndërrove deponimin, ne i dimë ku i keni fëmijët dhe s’do t’i kseh më”. Sipas Doshit, Bami qe aq i fiksuar sa nuk donte të shkonte as në spital nga frika se e helmonte.

“Prokurorët porosisnin katër kafe dhe unë merrja njërën, se s’kisha besim tek ata. I kam thënë Durim Bami është kërcënuar për t’i vrarë fëmijët. Kjo është shumë e rëndësishme për ju si prokuror që i duhet marrë edhe familja në mbrojtje. Ky shqetësim më është shpreh edhe nga vëllai i Bamit se i kanë shkuar makina edhe atje. Jam çudit me prokurorin se kam pas shumë besim me atë material që kanë në dosje dhe përgjimin ambiental.

Aparaturën e kam unë në trup që ta dinë shqiptarët, plus kamerat. Është bërë me vendim të gjyqit dhe të dihet kush është e vërteta. Pse Durim Bamin kanë dashur ta vrasin më 15 shkurt? Si shkon polici i RENEA-­s tek dhoma e izolimit? Pse s’merren kamerat tek Drejtoria e Policisë, prokuroria më ka thënë që do t’i bëjmë kërkesë.

Bami duhet të merrej si dëshmitar, jo si vrasës, ai takoi kryeministrin, ministrin, mua si deputet, e detyrimisht kur t’i thuash që ke 30 vjet burg e do të vrasim fëmijët, çdo kush e mohon, por tek ajo video është e qartë…

March 26, 2015 14:33
Komento

16 Komente

  1. Ajaxs March 25, 23:41

    I lutem prokurise te marre ne mbrojtje I. Meten.

    Reply to this comment
  2. Popull March 25, 23:55

    Kjo pune eshte me te lene ne dere! Aty do behet me VOTIM te fshehje dhe Doshi fiton!
    Komision I e beri me konsensus……..

    Reply to this comment
  3. Popull March 25, 23:58

    Pu pu pu pu c’po na degjojne veshet, e c’po ne shohne syte. Nje stan me bandite.
    Mjere kush jeton aty!!!!!

    Reply to this comment
  4. aty March 25, 23:59

    Ta mbroje vete veten apo ska pare, ku i coi 700 mije eurot e Priftit.Po e haqen qafe un hale di meno.

    Reply to this comment
  5. Samir March 26, 00:07

    Doshi mund te jete gabim, por jo per tu arrestuar. Shumeçka eshte e sajuar nga prokuroria dhe qeveritaret socialiste. Shteti vazhdon te mbetet i kapur dhe mafiozet shkelin ligjet si tu leverdise. E perse duhet arrestuar Doshi, apo se keshtu kerkon enveristi peshengrites i Kuvendit. Perse behen pale Pederesistet, apo pas shantazhit te Metes me videot e Xenit, Saliu u pajtua te rreshtonte ushtaret e tij pederiste?
    Kriminelet bejne te tyret, por koha do beje te njejten gje. Sot e neser mund te kene para e emer, por mallkimi i krimeve u ka perlyer emrat.

    Reply to this comment
  6. Dr. John March 26, 00:21

    Cfare turpi ME ZE E ME FIGURE.

    Reply to this comment
  7. Dori March 26, 00:34

    Mbrojtja e Doshit ishte perfekte ndersa prokuroria hyri si qumesht, u zu kos, e ne fund u be Llalle. Mendoj se deputetet pas asaj seance duhet te kerkonin menjehere shkarkimin e prokurorit te pergjithshem per paaftesi dhe si te kapur nga mafia dhe politika.

    Nderkohe qe partia socialiste nese do te shpetoje lekuren duhet te distancohet nga ngjarja dhe te shkeputet nga Ilir Meta. Pasi sic po vepron do dali parti e trete ne zgjedhjet qe vijne.

    Reply to this comment
  8. Lleshi March 26, 00:43

    Une nuk kam asnje simpati per kete Tomen ,madje paragjykoj se eshte pasunik “dhimokarcie” , ku vetem kriminelet dhe banditet kane vene para , por ne kete rast sjellja me te eshte me shume se skandaloze !

    Paligjshmeria eshte sheshit , madje me mesazhin me ogurzi , se kur nuk arrin te gjeje trajtim te drejte nje deputet , njerezit e tjere I ka marre lumi !

    Ky rast tregon se ne Shqiperi , nuk ka shtet , se ne Shqiperi , nuk rend juridik dhe ligjin ne kuptiimin e plote te fjales e ben Maliqi !

    Per deshmi te rreme nuk arrestohet as edhe nje qytetar I thjeshte , lere pastaj t’i kontrollohet banesa ! Shikoni vendimet e gjykates Tirane per “deshmine e rreme” , cfare denimesh ka dhene ne praktiken e vet !

    E thashe dhe nje here ! Nuk mbroj Tomen si person ! Tomen le ta rrasin 100 vjet ne burg per menyren si e ka bere pasurine , pasi ti zbulojne zullumet , por per deshmi te rreme , kjo eshte me shume se qesharake !

    Sa per dekriminalizmin e Kuvendit , ai duhet nisur nga Saleh Berisha !

    Reply to this comment
  9. Arben March 26, 02:14

    RROFTE ILIR MUTI

    Reply to this comment
  10. Socialisti bythpambuk March 26, 03:01

    Deputete Socialiste !
    Mos votoni arrestimin e dy deputeteve . Kjo ashte loje e felliqur e prokurorise dhe e te pa aftit Edi Rama . Po behet gati dy vjet ne pushtet dhe jo vetem qe nuk eshte arrestuar Saliu , Luli , e kompani ( per Ilirin nuk themi dot se e kemi hale-at ) ,por gjate kesaj kohe jane goditur vetem te majtet ( Deputete dhe Kryetare Bashkish ) . Behuni nje here burra dhe tregoini vendin Edi Psikopatit .

    Reply to this comment
  11. plaku March 26, 06:40

    Hej, kush e ben e kush e ha.
    E nis Meta,pastaj mbulon faktet me Rames e plakun Taku.
    Kot nuk e kane thene dikur se me Shtetin, Ujin dhe Zjarrin mos u mat se humbet.

    Reply to this comment
  12. Arben March 26, 06:56

    NJE GJE NUK KUPTOJ,

    DEPUTETI ESHTE NJE FUNKSIONAR I SHTETIT QE PAGUHEN ME PARATE E TONA PER TE NA SHERBYER NE.

    PERSE I DUHET IMUNITETIT ATIJ?????!!!!!!!!!!!!!!

    A NA SHERBEN APO NA VJEDH NE??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    KUVEND KRIMINELASH.

    TE GJITHE NE KUVEND TI MARRIM PERPARA ME GURA NGA KOKA.

    Reply to this comment
  13. orienti March 26, 08:19

    ..mendoj se Toma “ka dale vullnetar “,..per destabilizim,por.. doli dekriminalizimi.Kjo tregon se shteti po merr forme .. qeni dhe shoket e tij e kane radhen.

    Reply to this comment
  14. info analitike March 26, 08:29

    Dita cfare dmth. “konsensus” sepse ne ate seance ishin deputet e mazhorances ato qe insistuan per te mos pare videon e Bamit qe kercenohej, videon e aeroportit te Hanoverit, videot e Baba Takut, e qe perpiqeshin te mbulonin e te justifikonin akuzen e ngritur pa asnje baze ligjore, motiv apo prove/dokument. Ndoshta arsyen pse duhet t’ia kerkojme Baba Takut dhe Ilir Metes.
    Na e prezantuat kete prokurorin e ri, me flete lavderimi ne SHBA (qe nuk ka asnje vlere persa i perket aftesive investiguese e profesionale ne kete rast) si njeri te paster, te paanshem e te pergatitur por me sa po shihet ky po ia kalon edhe Ramadan Trocit, adhuruesit te Likes se Mones.
    Faktikisht shume gjera mbeten akoma te paqarta per te justifikuar nje mase arresti:
    http://respublica.al/opinion/2015/03/25/une-nuk-e-dua-tomen-por-aq-me-pak-prokuroret-e-tredhur-kunder-tij

    Reply to this comment
  15. Himarlaja March 26, 10:25

    TOM DOSHI JE TRIM TRIBUN I SHQIPERISE.

    TOM DOSHI TI JE HERO.

    Reply to this comment
  16. M A R K O March 27, 00:03

    Tra- La tra- la zura nje gale…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*