Këshilltarët e djathtë nuk njohin krerët e bashkive në Krujë dhe Kavajë

August 31, 2015 11:08

Këshilltarët e djathtë nuk njohin krerët e bashkive në Krujë dhe Kavajë

E djathta duket se ka nisur edhe bojkotin e këshillave vendorë. Të parët kanë qenë këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Kavajës dhe atë të Krujës.

Këta të fundit kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët respektivë të këtyre bashkive dhe se kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij.

Sipas tyre, kryetari i bashkisë Elvis Roshi, konsiderohet si “përfaqësues i trafikut të drogës”.

Të njëjtin argument japin edhe këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Krujës.

“Qytetarët e Kavajës dhe Krujës meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre dhe jo nga njerëz të inkriminuar e që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal”, kanë deklaruar këshilltarët demokratë të dy bashkive.

August 31, 2015 11:08
Komento

1 Koment

  1. sokoli August 31, 17:16

    He mo se nuk eka n seriozisht. Mos harrojme edhe bojkotet qe benin deputetet e djadhte ne komisione parlamentare duke thene se ne nuk marrim pjese ne komisione deri sa te jet meta kryetar i kuvendit……. pastaj i therrasin zoti kryetar… Idiotizmat e PD me ne krye sali berishen e tellallin e tij Lulzim basha nuk kane te sosur… ndaj edhe keshilltaret e djathte te Kavajes dhe Krujes do vene se nuk kane ku te shkojne pasi u pritet rroga…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*