Këshilltarët e majtë: Basha të dorëzojë bravat e vjedhura natën e 2 majit

Redaksia Online May 6, 2013 11:23

Këshilltarët e majtë: Basha të dorëzojë bravat e vjedhura natën e 2 majit

Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaruan sot se shumë shpejt do të thirret mbledhja e radhës, nën drejtimin e kreut të ri, Aldrin Dalipi. Në emër të anëtarëve të majtë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Genti Gazheli, u shpreh se kryebashkiaku Basha dhe Kosovrasti duhet të zhbllokojnë sallën ku zhvillohen mbledhjet. “Shumica dërrmuese në këshillin bashkiak, 31 këshilltarët i kërkojnë Lulëzim Bashës dhe të ndjerit ish-kryetarit të Këshillit Bashkiak, Njaziut, të dorëzojë çelësat dhe bravat e vjedhura natën e 2 majit. Luli po të dojë ta marrë në shtëpi Njaziun, po bravat dhe çelësat t’i lërë në bashki. Salla e këshillit bashkiak është hapësirë publike dhe si e tillë është e qytetarëve të Tiranës. Lulëzim Basha ka përgjegjësi direkt për presionin dhe mbajtjen peng të ambienteve të Këshillit Bashkiak, i cili po e kujtojmë nuk është në varësi të tij, por në varësi të shumicës dominuese. Qytetarët presin vendimet, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, së shpejti do të thërrasë mbledhjen e radhës për të vendosur në interes të qytetarëve. Luli duhet të dorëzojë çelësin dhe jo të ndërrojë bravën.

Tri ditë më parë, këshilltarët e majtë, që pas kalimit të LSI-së në aleancë me PS përbëjnë shumicën, zhvilluan një mbledhje, ku shkarkuan me shumicë votash kreun e Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti. Mbledhja u zhvillua në paradhomën e sallës së madhe, pasi gjatë natës, bravat e sallës ku zakonisht zhvillohen mbledhjet ishin ndërruar. Pavarësisht shkarkimit me shumicë votash, Njazi Kosovrasti e ka quajtur të paligjshme mbledhjen, duke mos e pranuar një fakt të tillë.

 

Redaksia Online May 6, 2013 11:23
Komento

8 Komente

  1. Gresi May 6, 12:26

    ME FALNI SI E ZHVILLUAN KETE MBLEDHJE ? PO RENDI I DITES KUSH ISHTE? SI U ZHVILLUA? A ISHIN TE GJITHE ANETARET? Pra keto pyetje nuk kane pergjigje….. dhe skane per tu patur ndonje here eshte e kote qe te mendojme me komunistat te kemi nje te ardhme

    Reply to this comment
    • Ali kinezi May 6, 16:31

      Mbledhja u thirr sipas ligjit nga me shume se 1/3 e keshilltareve, 5 dite perpara mbajtjes se saj. nderkohe qe njoftimi ishte marre pasi naten para mbledhjes u nderruan bravat dhe passwordet e keshillit. Rendi i dites ishte : shkarkimi i kryetarit Njazi Kosovrasti dhe zgjedhja e kryetarit te ri , gje qe ndodhi ne menyren me transparente perpara kamerave. Ne mbledhje ishin te pranishem 31 keshilltare nderkohe qe mungonin vetem 25 (50%+1) Ajo qe po ndodh tani eshte antikushtetuese dhe grusht shteti pasi me dhunen e pakices po pengohet shumica qe te vazhdoje punen. Eshte njelloj sikur berisha te humbe zgjedhjet, te shpallet rezultati dhe te mos dorezoje celesat e zyres. Ky eshte komunizem mor plak 😉

      Reply to this comment
  2. Liku May 6, 12:28

    me keta perfaqesues kemi per te shkuar ne grope dhe jo drejte europes! Nuk e di se si e konceptojne keta te ps se cdo te thote keshilltare… keshilltare – Kafsherore!

    Reply to this comment
  3. daniela May 6, 12:35

    nje perfaqesim i tille i te majteve na kujton vetem se duan te sjellin skenat e 97` Asgje me teper! Eshte e kote te flasesh per te treguar se creagim po ben Basha ne krahasim me keshilltaret e majte eshte e qarte e dukshme!!

    Reply to this comment
  4. Ela May 6, 14:00

    Eshte e lodhshme te merresh me njerez qe nuk kane kulturen me minimale qytetareske! Dhe mbi te gjitha te besh qe te kuptojne qe pushteti nuk merret me dhune po munden le ta marrin me dinjitet por me dhune kurre nuk kane per te perfituar ndonje gje!!

    Reply to this comment
    • Ali kinezi May 6, 16:37

      Per ca dinjiteti flet ti moj! Ne rastin konkret kryetari i bashkise ka Tejkaluar cdo kompetence duke bllokuar sallen ku ai shkon vetem si i ftuar dhe ne keto caste qe diskutojme ai po mban pushtetin me force. Rama me te ardhur ne pushtet duhet ta shkarkoje menjehere Lulin pasi ky ka shkelur ligjet e shkruara te shtetit, kushtetuten dhe ka krijuar precedentin me te rrezikshem . Ate te MBAJTJES SE PUSHTETIT ME DHUNE

      Reply to this comment
  5. mireli May 6, 14:17

    PERSE I NDRERRUAN CELSAT E DYERVE NATEN? MAZHORANCA E SOTME MBAHET NE KEMBE ME MECENARE DHE MIRATON LIGJE. PO LULUJA DHE NJAZIA PERSE NUK PARAQITEN NE MBLEDHJE? Si nuk ju vjen pak turp o faqezinj qe na kujtoni 97-en.
    JU E ORKESTRUAT E DIRIGJUAT DHE TANI NA CANI GAJDEN SE NUK JU PELQEN REALITETI I RI.SA KEQ PER FIERIN,PER KORCEN…..PER ……JU I KINI HUMBUR TE GJITHA SI CDO HUMBNI NE MENYRE FATALE NE 23-QERSHOR.
    VELLEZER DEMOKRATE PRANONI REALITETIN E RI,NDRYSHE TA GEZONI ENVERIN PERSERI EDHE NJA 30-VJET.
    NUK KA ME NJESHA,NUK KA ME AS SAL DHE AS EDI TE PERJETSHEM.Eshte koha jone koha e SHQIPETAREVE,MJAFTE ME TIFOZLLIK .RROTACION POLITIK SE S”BEN,NDRYSHE TE NA RROJE LUKASHENKUA. E KUPTONI MESAZHIN AMERIKAN,THIRRJET E BE.

    Reply to this comment
  6. lini May 6, 15:26

    Krahas pengesave te medha qe paraqiten ne mentalitetet e femijeve te satrapit Berishe,se ashte toke e xanun,nuk te lene rehat as disa komentues si puna e Gresit(eshte lloj i pllakes se forte)te cilet me nder na çane b….n duke vazhduar me lojen e kungulleshkes qe Sali mavriu ka 23 vjete e plus qe e ka braktisur.z.Komentues me mire te udheheqin komunistet se sa malokdaret qe perveç frengjise nuk njohin brime tjeter.Komunistet e dorezuan pushtetin ne 1991 pa shtene asnje arme po çfare ti bejme shtellareve qe pasi sollen balten ne kryeqytet tash e quajne ç’do institucion prone te tyre e veç me arme po ua more ndryshe “Asht tok e xanun”;Poshte diktatura e torrollakeve thone gazetarja e madhe M.Dervishi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim