Këshilltari i Metës thirrje Ramës: Kryeministër, mbani duart larg nga implikimi i policisë në fushatë!

June 17, 2017 17:35

Këshilltari i Metës thirrje Ramës: Kryeministër, mbani duart larg nga implikimi i policisë në fushatë!

Këshilltari i Kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi i ka bërë një thirrje kryeministrit të vendit pas apelit të tij për policinë. Në një status në “Facebook”, Aleksi i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë larg duar nga implikimi i policisë në fushatë.

Ai thotë se kjo është shkalla më ekstreme e përdorimit të Policisë së Shtetit kundër lirisë së votës. Për më tepër Aleksi e quan shfajësimin për ‘gafën e rëndë’ në rrjeter sociale një nënvlerësim për këtë institucion.

STATUSI I ALEKSIT
Kryeministër, mbani duart larg nga implikimi i policisë në fushatë!
Kryeministër, Ju mund ta bënit këtë deklarate çoroditëse kudo, por fakti që zgjodhët qytetin tim Kuçovën ju rëndon edhe më shumë me faj.

Pikërisht implikimi i personave të tillë, sikurse e thatë Ju, paradite me kapele të bëjnë punonjësin e shtetit dhe pasdite punonjësin e partisë mbollën frikën dhe pasigurinë në atë qytet.
Kryeministër, kjo është shkalla më ekstreme e përdorimit të Policisë së Shtetit kundër lirisë së votës dhe parimeve, për të cilat ata duhet të jenë garant të një procesi demokratik më 25 qershor.

Ju nuk duhet të shfajësojeni për këtë gafë të rëndë me një status në rrjetet sociale, sepse ose ti nuk e ke kuptuar gabimin realisht, ose e nënvlerëson këtë institucion. Sepse dhe mënyra se si zgjodhët t’i bishtnoni kësaj çështjeje ju bën dhe me shumë pis. Pas Kampionit tuaj të Rilindjes, ministri i shkarkuar, e përdori policinë e inkriminuar për kultivimin e hashashit, Ju e bëtë gabimin më të madh duke e përdorur dhe shantazhuar për të ruajtur karrigen tuaj.

E tërë kjo përforcon bindjen se Rilindja, për të mbrojtur pushtetin është e gatshme ta dëmtojë shtetin. Në mënyrë të pariparueshme! Prandaj për hir të shtetit, përmes mocionit të mosbesimit më 25 qershor Ju duhet të largohen nga pushteti. Në mënyrë të pakthyeshme!

June 17, 2017 17:35
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic June 17, 19:06

    Bravo o Keshilltare qenge gogja ” den” madje po ja kalojke Metes ne ngritjen e shtanges.
    Po ceshte ky presion ne nje kohe qe vete Edi Rama ka kerkuar ndjese.
    Aaaah Po keni vendosur te realizoni amanetin e Berishes.”Armatosjen” e popullit se pa tjeter duhet te mbrohet floriri i Metes.
    SWi nuk keni turp more keshilltari Shtanges.!

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu June 17, 19:39

    Ku i ke gjet si vetja o Like keta keshillkaret e Hekarit, jane dhjamosur i ke si derra qe hane cdo lloj plehre, ja u tret stomaku beqirave.
    Nje keshilcar kercenon Kryeministrin, mos e beso po deshe…. hajde rrote hajde.

    Reply to this comment
  3. fatmir June 18, 09:09

    Si shpjegohet qe keto bythelepiresit behen trima e kercenojne kryministrin dhe ne fakt te gjithe popullin? A do te vazhdoje gjate kjo situate, ku like floriri nuk le shpifje pa sajuar per te fyer e ulur PS, por sigurisht te gjithe e njohin mire kete qelbesire e qelbesira te tjera si ky mender presidenti yne. Poshte pleherat, rrofte demokracia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*