Këshilltari i ministrit sqaron akuzat për krime kompjuterike dhe kibernetike

Knidi Bashari March 11, 2016 17:44

Këshilltari i ministrit sqaron akuzat për krime kompjuterike dhe kibernetike

Rutinën e mëngjesit ma prishi mesazhi i një mikut tim të vjetër: “…hidhi një sy sot. C’paske bërë për të përfunduar në gazetë”?!

Sapo hyj në zyrë, shoh në faqe të parë kryetitullin ilustruar me foto “Këshilltari i Ministrisë së Financave hetohet nga FBI-ja” e ndër të tjera lexoj tog-fjalësha si, “Firma e Basharit, dhjetra tendera në objekte shtetërore”, e cudira të tjera.  Nuk e dija akoma krimin që kisha kryer dhe nga gazeta mësoj se dyshohem për mashtrim kibernetik, dhe se paskam akses në sistemet e rezervuara të institucioneve të rëndësishme në vend.

Etika minimale gazetareske kërkon që, përpara se të publikohet, lajmi duhet të mbështetet në informacione të sakta dhe të plota. Por ç’mund të pritet nga media e një vendi, ku dikush shkruan në internet se pronari i Facebook paskësh debulesë për shqiptarët, meqë stëgjyshja e tij paska vizituar këto vise në 1853, dhe ky lajm publikohet në çdo media virtuale e të shkruar, me një krenari qesharake.

Nuk di t’ju them nëse ky është sulm personal apo që qëllon me lartë, por do të desha shumë të sqaroja ata që marrin përsipër të keq-shkruajnë, te tjetërsojnë e të helmojnë opinionin publik, pa pasur as formimin minimal në fushat juridike, ekonomike e ca më pak ato kibernetike.

Shkrimi niset nga një letër porosi për ndihmë juridike kërkuar nga SHBA, dhe në vendimin e  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  së pari sqarohet se bëhet fjalë për ekzekutim të një “Letërporosie për ndihmë juridike” dërguar nga SHBA në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, në të cilën kërkohet lejimi për të marrë të dhëna të biznesit, konkretisht të dhënat e plota të aktiviteteve të kompjuterit (kompjuterëve) qe kane lidhje me adresën IP xx.xx.xx.119, nga Keminet Ltd., si dhe çdo informacion të abonentit dhe logjet që kanë të bëjnë me këtë server.

Në letërporosi për ndihmë juridike theksohet se, “Prokuroria e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Perëndimor të Nju Jorkut dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe i Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (së bashku me prokurorin e SHBA), si dhe Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), janë duke hetuar nëse persona të panjohur kanë shkelur ligjet penale të SHBA-së, duke hyrë pa autorizim në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme”.

Për më tepër, në letërporosinë për ndihmë juridike, në vendimin e gjykatës citohet se: “Në përgjigje te kërkesës për ndihmë juridike sqarohet se, nga autoritetet e SHBA-së, nuk besohet që IP e mësipërme të jetë e angazhuar në asnjë mënyrë me hetimin e kryer prej tyre.”

Pra jo vetëm që unë, Knidi BASHARI nuk jam në hetim për krime kompjuterike dhe kibernetike por kompania në të cilen kam shërbyer dikur si administrator, ka shprehur angazhimin maksimal dhe ka bashkëpunuar me autoritet amerikane dhe shqiptare, duke vënë në dispozicion të hetimit të gjithë materialet dhe informacionet e nevojshme për të ndihmuar  hetimet.

Për më tepër, jam shkëputur nga të gjitha funksionet, aksionet, të drejtat dhe detyrimet që kam pasur në këtë kompani, që prej Gushtit të 2015 ndaj nuk e gjykoj as të drejtë e as të justifikueshëm këtë sulm dashakeq ndaj meje.

Mashtrimet kibernetike si ky që lexova sot dhe gazetaria që  njoha sot fatkeqësisht nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën dhe aq më pak me misionin e shenjtë të informimit publik, ndaj do të ishte në nderin kesaj media që të përgenjeshtroje të pavertetat që ka publikuar.

Knidi Bashari March 11, 2016 17:44
Komento

1 Koment

  1. XUME PROTOPAPA March 11, 18:42

    I VIRGJERI I PERDHUNUAR !

    Reagiimi i ketij çami gjirokastrit, eshte qesharak dhe ofendues. Ne Linkedin nga shume “dashamiresit” e tij, shquhet gangsteri Arben Malaj, bashkeshorti i Zan Çaushit te Çoles.

    Adresa e fshehur e internetit te tij eshte sipas Shqiptarja.com 31.171.155.119, nga serveri i te cilit jane infektuar me virusin “Dorkbot” 475.532 kompjuter nga te kater anet e botes. Sipas FBI-se perdoruesit (pronaret) e ketij serveri, kane kryer inkursione ne servera dhe kompjuter te te tjereve, per te grabitur te dhenat personale te poseduesve inerme te kompjuterave, kane kryer “ne grup” me gangstere te tjere, me siguri rumene (ku edhe ka perfeksionuar “mjeshterine” e tij – e gjitha per tu provuar !), turke dhe gjermane sulme kibernetike per bllokimin e serverave te rendesishem, perfshire Microsoft, e shume poshtersi te tjera kriminale.

    Sot, nen ombrellen e gjirokastritit tjeter, “me dipllome modeste”, siç deklaroi pak jave me pare ne Kuvend, Arben Ahmetaj, pretendon “virgjerine” e tij te perdhunuar !

    FBI-ja amerikane e ka vene ne rrjeten e saj “gangster kapese” qe nga Janari i 2015-tes, dhe pasi ka kuptuar fundin ku po gremisej, ne Gusht te 2015-tes, si kofini pas te vjelave, eshte larguar nga KEMINET, per ti lene vendin gangstereve te tjere te sorollopit te tij.

    Çami i ndyre Bashari, i rraces se Enkelejd e Palmevareses Demi, nuk eshte i vetem ne kete aktivitet, mbase (siç thuhet ne letrat e FBI-se) me grabitje edhe parashe gjithandej neper bote, gjithnje ne Linkedin eshte i dashuruar edhe me skerbythjet e Ikub-it, ata qe u dekoruan me çmim te pare nga Shtajaga e Surrelit nje vit me pare.
    E me siguri duhet te kene “miqesi gangsteresh” edhe me Klodjan Asqeriun, nje tjeter hajdut te dhenash private te te gjithe italianeve qe disponojne nje kont-korrent ne banken e dyte me te madhe UNICREDIT.

    E nuk po permend te tjere plehra, te ketyre buçeve te landfilleve shqiptare, kush ne ndonje portal mediash online e kush nga Prishtina, ne sherbim te Sali Shiqere Qenef Viçi-dolit per te kullotur.

    Per tu mbrojtur nga keta qelbesira, mjaftojne pak veprime per te cilat kam qene me i perpikte ne nje koment, ketu ne DITA, pak muaj me pare: nje program antivirus falas “Zone Alarm”, nje firewall falas “Peerblock” dhe ajo me e rendesishmja, fshirjen pa e hapur çdo @-mail te pa kerkuar, te panjohur e te dyshimte.

    Edhe nje gje tjeter, po te provoni te hulumtoni ne faqen online te I-kub-it, do perballeni me “script” te tipit “Dorkbot”, qe qelbesirat e promovuara nga psikopati me nota te shkelqyera ne matematiken e shkolles fillore, perfitojne nga mosnjohja e ketyre teknikave kriminale, per te hyre, vjedhur, demtuar, cilindo qe mund ti vizitoje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank