Pronare e dyshimtë e “Partizanit”, një muaj para largimit nga pushteti

May 20, 2016 09:42

Pronare e dyshimtë e “Partizanit”, një muaj para largimit nga pushteti

Vetëm një muaj pasi do linte detyrën e këshilltares së kryeministrit Sali Berisha, për shkak se në pushtet po vinin socialistët, në fund të muajit korrik 2013 Suzana Guxholli bëhet papritur aksionere e shoqërisë mekanike “Partizani”.

Guxholli rezulton të jetë bërë pronare mbi bazën e disa aksioneve të shpikura, pasi asnjë nga pronarët e kësaj shoqërie nuk ka lëvizur nga numri i aksioneve, ndërkohë që Guxholli hyn direkt me kapital të mjaftueshëm në këtë kompani, raporton Shqiptarja.com.

Emri i Guxhollit është rradhitur mes 115 aksionerëve të kësaj kompanie, e cila tashmë administron dhe jep me qira disa ambiente të ish-uzinës së përpunimit të enëve të kuzhinës dhe një sipërfaqe toke prej 6293 metra katror.

May 20, 2016 09:42
Komento

1 Koment

  1. genci dv May 20, 14:49

    dashnorja e Genc Rulit kjo, jo shaka,patjeter qe do jete aksionere (hajdute)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*