Këshilltarja e LSI: Pse votova pro buxhetit të Tiranës

December 26, 2017 11:28

Këshilltarja e LSI: Pse votova pro buxhetit të Tiranës

Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak një tjetër anëtare e LSI-së iu shkëput kësaj partie dhe bashkoi votat me PS-në për të votuar buxhetin për Tiranën.

Bora Panajoti është një nga katër këshilltarët që Veliaj i ka marrë LSI-së në pak muaj.

bora panajoti

Në një status në faqen e saj në Facebook ajo shprehet se e votoi buxhetin pasi përmbush premtimet që ka dhënë në fushatë për zonat përqark Tiranës.

Panajoti i përgjigjet edhe Kryemadhit, për të cilën thotë se nuk e inspiron si lidere e LSI-së.

Statusi i Bora Panajotit

Pse votova Pro buxhetit të Tiranës?

Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike. Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.

Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale “ish komunave”. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.

Së fundmi, dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.

Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli “Mos i mat të tjerët me metrin tënd”. Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t’i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.

December 26, 2017 11:28
Komento

12 Komente

  1. E PABESUSHME !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! December 26, 11:46

    Po cdo nji si kjo ne partin e bandes se familjes me te urryer ,te Hajduteve me cizme ?!
    Si mundet te jen kaq naiv kto te rinj e shkelin mbi principet e njerezimit dhe i bashkohen ca funderinave njerezore ! Prandaj e mallkon Zoti ate toke

    Reply to this comment
    • Grigor December 26, 13:19

      Vërtet, e pabesueshme, por ja qe ndodhi. Jo per faktin se votoi pro buxhetit te Bashkisë. Por sepse nuk është kukull ne duart e Monikes. Vajzë vërtet me personalitet dhe karakter. E ftoj Petrit Vasilin te shikoje bends vetes dhe mbase gjen te pakten nje te qinden e karakterit qe ka kjo çupa. Sepse u be gazi i botes si mashë e Monikës.
      Ve bast qe edhe Rama nuk do ta kishte shumë qejf kete çupen sepse nuk do t’i bertiste dot si u bertet atyre ministreve prej letre qe ka ne qeveri. I duhen Shqiperise te rinj te tille te pakompromentueshem qe neser te behen ministra dhe kryeministra qe nuk e kane mendjen vetëm per te vjedhur.

      Reply to this comment
  2. shushica December 26, 12:04

    Keta jane te rinjte qe na duhen ,te kulturuar ,te vendosur ne idete qe mbrojne ,jo servile,por ne sherbim te njerezve qe i kane zgjedhur.Vazhdo Bora ,mos u tremb ,po mbajtje lidhje me njerezit ne zone ,edhe si e pavaryr mund te ecesh perpara .

    Reply to this comment
  3. Toger Lukashi December 26, 12:26

    Bravo vajze! Ruani presonalitetin dhe dinjtetin tuaj se jeni te rinj. Mos u katandisni si ajo tyryficka kerbaci qe ja tunde doren ne ekrane kokemadhi sikur te ishte kukull prej lecke. Si mund te shkojne te rinjte ne partine hajdute te nje sekti psikopatesh me ne krye nje skozofrene te pakulturuar.
    Vazhdoni rrugen e nisur me dinjitet dhe pavaresi mendimi ne kete menyre dhe populli do ju vleresoje per mire dhe do ju perkrahe gjithmone.

    Reply to this comment
  4. Vajza ne politike me fytyren e nji Engjulli (Zoti te qendrofte pran gjithmon ) December 26, 13:00

    nji Muze Frymezuese
    e cila i ka munguar Botes se rinise shqiptare .
    Inteligjente, e vendosur ,atdhetare , e bindur ne rrugen e saj sy hapur . Bravo Bora …Shqiperia ka nevoje per Engjuj te tille ,sot …

    Reply to this comment
  5. albani December 26, 14:00

    Bora, je fare e re por une te perulem per vlerat qe ke deftuar ne keto pak rreshta qe perligjin voten tende. Jep shume shpres per vendin dhe uroj qe vajza e djem si ti te behen dita dites e me shume. Sa me larg te qendroni njerzve qe kane krijuar kete pamje te degjeneruar politikes aq me e sigurt do jete shoqeria dhe aq me i shendetshem vendi e kombi.

    Reply to this comment
  6. mirel December 26, 15:36

    Ngadale o entuziaste se po kaloni ekstaze te gjithe
    Kete kocen na e humbi LSi ja per te kaluar te Erjon Velia.
    Syte i ka ne PS cuca,,dhe aty i ka rene era e karrieres se sigurt.
    Kjo nuk ka mbaruar selfiet akoma, ju moret vrapin nga gezimi.
    eh cna gjeti.. cfare kombi budalla

    Reply to this comment
    • Ne duhet te pranojme edhe mendimin # December 26, 17:16

      mirel ,
      ne i cmojme shume mendimet e tua largpamese
      e te shquara ,por nuk eshte faji jone ,per komentet e mesiperme qe kemi ber nen ate frym te vertet entuziasmi edhe pak euforik,por ja ..ne i gezohemi cdo fenomeni te tille pozitive ,qe i mungon shume shoqerise tone ,rinise tone !
      Ne pritem, ne megjes , mos na afroje ti ndonji konsulenc ,
      qe si ta komentojme Boren e Bardhe ,
      por ti ,mesa duket ke qen i bllokuar me veprimet e mengjezit .
      Duhet me qen njiher budalla ne jete ,ose ta shofesh ate perball ,qe te krijosh iden ,si ai duket ,qe te behesh inteligjent mendoj un .Flm.

      Reply to this comment
    • Artemisa December 26, 18:37

      Nuk e di a e kupton se sa shume pak eshte qe t’i thuash ketij populli Budalla.

      Reply to this comment
  7. info analitike December 26, 16:50

    Po cfare shkruani more shoke per cfare parimesh e personaliteti behet fjale kur kjo thjesht e shiti karrigen e vet tek pushteti radhes. Sa ishte ne fuqi LSI ja ngrohu karrigen aty. Tani qe LSI ja po shkon tatepjete ajo hopla tek prehri i tepsise. Ketij i thone oportunizem e jo integritet shoke militante qe cdo gje e matni me kutin e partise.

    Reply to this comment
  8. uskania December 26, 17:48

    Tifo analitike…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*