“Kështjella e politikës shqiptare” sipas Eduart Ndocajt dhe një mesazh opozitës

November 9, 2015 11:19

“Kështjella e politikës shqiptare” sipas Eduart Ndocajt dhe një mesazh opozitës

I ardhur nga Italia, deputeti Eduart Ndocaj ka zhvilluar takime në Qarkun e Lezhës, ku thekson se bindet çdo ditë e më shumë se politika shqiptare është e sëmurë. Kjo sëmundje është e hershme thotë Ndocaj.

“Ajo që vihet re është fakti, se politika shqiptare është distancuar shumë nga jeta reale dhe nga problematikat e qytetarëve. Është e vështirë të gjesh apo të takosh ndonjë kolegë politikanë në mjedise të thjeshta e të përbashkëta të jetës qytetare. Politika shqiptare duket sikur ka krijuar një kështjellë rreth vetës e nuk do t’ia di për banorët që jetojnë jashtë mureve të saj”, thekson ai.

Ndocaj thotë se Shqipëria për fat të keq nuk ka një alternativë opozitare. “Nuk ka demokraci të shëndosh pa një Opozitë të shëndosh. Opozita shqiptare duket sikur merret me thashetheme dhe me problemet e saj të brendshme e për këtë arsye nuk është e interesuar për të qenë një alternativë qeverisëse”, shton ai,

Në pikën e tretë të reagimit të tij, deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë deklaron se në 20 vite klasa politike shqiptare nuk ka pasur kompromise për çështje madhore si zhvillimi ekonomik, drejtësia, arsimi dhe vetë demokracia, siç thekson ai.

“Kjo politikë shterpë nuk ka prodhuar asgjë pozitive për jetën e shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kjo politikë nuk ka më perspektivë e nuk na shpie në asnjë vend”, shton.

Zgjedhjet e parakohshme sipas deputetit, nuk janë zgjidhje por humbje kohe. “Zgjedhjet e parakohshme nuk janë një zgjidhje, por janë një humbje kohe. Zgjedhjet e parakohshme vetëm do të ndryshonin aktorët e politikës në shërbim të atyre që nuk jetojnë dot pa pushtet, por nuk janë garanci për shumë procese të rëndësishme, duke përfshirë dhe Kodin Zgjedhor, po ashtu edhe për procesin e Integrimit Evropian”, vijon.

Megjithatë, ai kujton Partisë Socialiste që të jetë e përgatitur për një situatë të tillë, duke riorganizuar degët e saj në rrethe. /Dita/

November 9, 2015 11:19
Komento

4 Komente

  1. Plaku i mocem November 9, 14:14

    Interesante keto deklarata te ketij deputeti.Jane te rralla per nje deputet keto qe thot.Duket se ne keto perfundime bije gjithsekush qe e vezhgon nga jashte politiken shqiptare.e cila ka gjynahe te vjetra.Mbase jane keto gjynahe te cilat jane trashur dhe zullumi eshte i tille qe ky zotria nuk di nga ta kape,por thjesht deklaronn ato qe thone qytetaret per dite.Si mund te delet nga kjo gjendje?Ky eshte problemi.Ajo qe bie ne sy eshte humbja e shpreses,sepse politika eshte ngerthyer ne nje gjendje qe nuk jep shpresa per ndryshim,thjesht se te gjith keta qe jane ne politike qarkullojne te lidhur me median dhe me bisnesin duke i leshuar vendin njeri tjetrit dhe nuk lejojne asnje force te re te dale para shqiptareve me nje alternative te re,sepse digjen veteKur them nuk lejojne kam parasysh gjith ato ligje te cilat jane ne fuqi te bera posacrisht per te mos patur qarkullim te vlerave apo levizjeve te reja.Pra Shqiperia eshte e kapur keq,do te thoshja “e pushtuar”,nga Brenda,qe do te thote pa asnje mundesi zgjidhje nepermjet votes.Keshtu ,eshte dekurajuar vota e qytetareve,e vetmja arme qe qytetaret kane ne dore.

    Reply to this comment
  2. korcari November 9, 14:25

    Per zotin Ndocaj shume thashethemaxhinj shprehen vleresime te ulta per faktin qe nuk ka tituj shkencore . Por si eshte e verteta? Ata qe kane tituj shkencore i kane mare ashtu si e dine ata dhe ca me mire ata qe ja u kane dhene.Ne mbase jemi vendi i pare ne bote qe per 1000 fryme te kemi numurin me te larte te personave me tituj shkencore.Prandaj dhe kemi kete gjendje ekonomike sepse temat dhe studimet e kryera per te mbrojtur titujt nuk kane pasur per qellim cfare do te perfitoje shoqeria , por sa do te ritet rroga apo pensioni etj etj. Por zoti Ndocaj qenka me kembe ne toke dhe ju ben apel per te qene me realiste te gjithe kastes politike te shqiperise Per te pare zhvillimin ekonomik, drejtesine , arsim etj.

    Reply to this comment
  3. Arkidi November 9, 14:28

    Eduart Wood Ndocaj djali inteligjent i fshatit Manati Lezhe…. Jepi Ndoc se pordhitika shqipetare kishte nevoj per nje new dick.

    Reply to this comment
  4. i ri November 9, 18:17

    Me sa duket ky “kaubojsi”qe nuk u mbushi mendjen disa shkarrvitesave,po thotë te verteten.Dhe e vertete eshte e hidhur.por e vertete.Kulturen e mungeses se principeve dhe kompromiseve e ka mbjelle ,e ka rritur e ka vaditur vetem nje njeri,bizantinI Sali..Rastet e humbura perëndimore kompromiseve dobiprurëse janë shume.Por bajraktarizmi si tipar themelor i tij ,e per pasoje filozofi e partisë te quajtur per cudi demokratike,kaq here e ka cuar vendin ne buze te gremines,ka sjelle shpesh edhe gjak ,dhune,emigrime,burgosje.Ky hale rrugaç politik,I u ngjit ke tij vendi si nje makth,I nje rruge pa kthim,qe nuk le asnje shprese per te ardhmen.
    Per mua polemika ka dy ane E para eshte ceshtje e asaj palopartie qe e mban si nje “thesar”(me mut)do te thosha une,dhe e dyta se si po sillet mazhoranca me ke te dopjo gjashte qe ka ngelur mallkimi ne politiken Shqiptare.Ke rastin I nderuar deputet ti tregosh kesaj mazhorance qe me vete dashje ,ka rene ne gracken e tij,duke e len e altoparlantë jashtë cdo rregulli.Ai pellet e kontaminon cdo dite ambientin politik ,e tere shoqerine shqiptare.Goja e tij mbyllet me shume menyra,por e mira eshte t’ja mbylle ligji

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*